Jemin Gjana: Shkak i largimit të shqiptarëve, standardet dhe siguria

500
Kreu i Komisionit Elektoral për zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana shprehet se shkak për largimin e mijëra shqiptarëve nga vendi dy vitet e fundit janë standardet dhe siguria. “Ne eksportojmë emigracion, i cili është në rritje. Brenda kësaj ndodhet edhe kontingjenti i trafikantëve të drogës, jo kapove se ata e kanë zgjidhur problemin dhe ndihen të qetë, por ushtarët e tyre. Në dy vitet e fundit numri i qytetarëve që kanë kërkuar azil ka arritur në 265 mijë. Këto janë sipas statistikave. Por ka plotë të tjerë të cilët janë larguar dhe nuk janë regjistruar”, shprehet Gjana. Procesi i liberalizimit të vizave, tha Gjana, kaloi disa etapa të rëndësishme. Ndërkohë sipas tij, një rëndësi të posaçme patën edhe pasaportat biometrike. Gjithsesi, për Gjanën, standardet e ulëta të vendit tonë dhe kriminalitetit në rritje, kanë bërë që shqiptarët të trajtohen jo mirë kudo që shkojnë.
Sigal