“Je burrneshë, ia kalon edhe burrit”, Kryemadhi qesh me batutat e shkodranit

636
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vizituar sot banorët e zonës së Nënshkodrës, banesat e të cilëve prej disa ditësh ndodhen në ujë si pasojë e përmbytjeve. Gjatë një takimi me banorët e përmbytur, Kryemadhi ka shprehur solidaritetin ndaj problematikave të tyre.
Por gjatë takimit nuk kanë munguar as batutat në bashkëbisedimin me banorët.
Njëri prej tyre nuk ka ngurruar t’i shprehë kryetares së LSI, vlerësimin për punën e saj dhe angazhimin në politikë.
“Kemi respektin më të madh që ty, që je malësore, je burrneshë, edhe je e drejtë, je e mirë”, i thotë qytetari.
“Faleminderit shumë”, i përgjigjet kryetarja e LSI.
“Kemi shumë respekt. Ti ndoshta i mund të gjithë. Edhe të gjithë njerëzit i bën për vete. Je ti që ia kalon edhe burrit”, vijon shkodrani.
“Faleminderit”, i thotë sërish Kryemadhi, e cila shpërthen në të qeshura, bashkë me të pranishmit e tjerë në takim.
Sigal