Jashtë dashnoret nga administrata, kështu nuk bëhet shtet!

646
Materiali është publikuar në vitin 2016, por është aktual edhe sot ku pritet krijimi i qeveris së re dhe konsolidimi i administratës
Nga Artan Fuga
Ja unë shoh që nëpër ministri ka borde e komisione që formohen me përfaqësues të interesave private. Qytetarin e thjeshtë as te pragu i derës nuk e pranojnë. Vjen aromë të keqe, djersë. I palarë dhe i veshur me tuta nga Gabi.
Kanë të drejtë moreeeeee !
Privati e ka zënë për fyti shtetin dhe pastaj me anë të shtetit ky lloj privati me rrënjë e zgjatime thjesht politike, si maskë e politikanit zengjin që zotëron gjithçka, me pasaporta shqiptare në xhep, a edhe me pasaporta të huaja, zë për fyti private të tjerë.
Sa dimë nga këta! Plot.
Kjo është “konkurrenca” sot te ne kudo.
Me çomangën e shtetit gjuaji konkurrentit që shet përballë dhe që është militant i partisë tjetër.
Zbulim shqiptar që as Adam Smithi nuk e ka bërë, le më Marks-çifutit që as mendja nuk i ka vajtuar atje. Rendimenti i inivestimit kapital të sipërmarrjes rritet me anë të bursës politike, vlerës të kapitalit politik, dhe të dorovitjes financiare për partitë politike, dhuratave miqësore për politikanë që kanë në dorë emërime.
Mund të shkruhet një “Kapital” i dytë mbi këtë. Përvojë e madhe që ne i japim gjithë botës.
Nuk mungojnë edhe drejtorucë gjithashtu që janë pinjollë debilë të privatëve gjithandej.
Pale të pyesësh se ku punojnë të afërmit e shtetarëve!
Hajde bëjmë një studim në sociologjinë e burokracisë qe unë e njoh mirë dhe kam për të treguar lemerira që ju siguroj se sado i njihni, nuk i imagjinoni dot se deri ku shkojnë.
Pale me zyshat e shkollave çfarë bëhet!
Prandaj thërras:
Jashtë privati me status të privilegjuar nga vendimmarrja në administratën publike!
Postet publike thonë mileti merren vetëm nëse plotësohen këto kritere kryesore:
Seks.
Para.
Miqesi.
Klientelizëm elektoral.
Klanizëm krahinor.
Lidhje familjare.
Pa këto kritere nuk ka lindur akoma ndonjë bir …nënë të punësohet dot në administratë.
Vetëm një pakicë ende u shpëton këtyre kritereve, por që jeton me frikë në zemër nga pushimi prej pune si dikur ish financierët e mbretërisë kur komunizmi mori pushtetin.
Kush kundërshton, le të financojë një studim ekspertize dhe do ta shohë sesi puna në shtet është thjesht rishpërndarje privilegjesh mes të privilegjuarve.
Por shteti nuk është i mamit, babit, ortakut, cunit, tezes.
Apo i dashnorëve.
Jashtë dashnoret, dashnorët, dhe të afërmit e tjerë të të fortëve nga administrata, punësuar për merita të veçanta!
Administrata duhet të jetë e qytetarëve pa dallim.
Administrata duhet ta mbrojë madje fort interesin privat, por jo duke vendosur në vendimmarrje individë me konflikt interesi.
Në këta konflikt interesi,
në bordin e bankës konflikt interesi për shkak të privatëve,
zyra kabinetesh ministrash përsëri përfaqësues të fshehtë privatësh,
në këshillin e librit konflikt interesi,
në komisionin e reformës të kërkimit shkencor konflikt interesi,
në ministrira konflikt interesi,
në këshillin e trashëgimisë kulturore konflikt interesi,
në këshillin drejtues të RTSH konflikt interesi,
kudo drejtojnë në shtet e agjenci publike interesa private që godasin shtetin, qytetarin dhe privatë të tjerë në punën e tyre të ndershme.
Apo jo?
Kështu nuk bëhet shtet. Sepse ka anësi.
Nëpunësit militantë politikë kanë privatizuar zyrat! Na rropën të gjallë!
Shteti duhet të ndjekë logjikë tjetër.
Sigal