Janullatos bën kurban për Ramazan pronarët e Këlcyrës

186
Sot në bashkinë e Këlcyrës mund të nisë greva e urisë nga qytetarët, 
Pas katër vitesh, qytetari Sali Harka, vendos të ngujohet në një grevë urie në mjediet e bashkisë së Këcyrës. Këtë lajm të hidhur e bën me dije vet sakrifikuesi Sali Harka, i cili është edhe një shtetas i rregullt me dokumente të Republikës Italiane. Prej katër vitesh hallakatet për pronën e tij të blerë prej rreth 60 mijë euro në grykën e Këlcyrës. Por tragjikisht kjo vlerë parash po i shkon dëm, falë pazareve të fëlliqura të pushtetit lokal me Kishën Autoqefale, dhe vet Hirësisë Janullatos. Gazeta ka publikuar disa herë shqetësimet e këtyre pronave të grabitura padrejtësisht nga Janullatos dhe oligarkët e tij. Por shqetsimi i fundit që Saliu sjell nëpërmjet gazetave, para vendimit sakrifikues të jetës së tij, është se institucionet e Hipotekës e kanë njohur si pronar, prokuroria e Përmetit ka pushuar çështjen, ndërsa bashkia e Këlcyrës i nxjerr probleme të politikave të basenit. Saliu, me gjithë moshën e rënduar, merr rrugën për në Drejtorinë e Rajonale të baseneve, Vlorë, ku merr si përgjigje se, jo vetëm që bashkia e Këlcyrës nuk ka dërguar shkresë zyrtare për këtë sipërfaqe toke, por edhe nëse qe kështu, kjo nuk e pengonte njohjen e tij si pronar. Pra kemi lojë ping-pongu. Sali Harka, nesër , të hënën e 5 qershorit, nëse nuk merr përgjigje zyrtare nga bashkia, zyrtarisht futet në grevë urie kundër padrejtësisë së bashkisë dhe vet Janullatusit, njeriut të Perëndisë, që detyron njerëzit për pronat e tyre të futen në grevë të urisë se ua ka grabitur padrejtësisht. Këlcyra nesër tronditet nga kjo grevë. 

Agron Mema