Jamarbër Malltezi: “Ja si gënjeu Rama për shpimet në Zagori, kur e firmosi me dorën e tij”

458
Sigal

Jamarbër Malltezi, anëtar i Kryesisë së PD-së, publikoi dje foton e marrëveshjes për shpim dhe kërkim nafte në zonën e Zagorisë e firmosur nga kryeministri Rama. Jamarbër Malltezi: “Nuk bën vaki që qeveria të lejojë shpime naftëkërkuese në një Park Kombëtar”- ishte deklarata e Edi Ramës për të frenuar protestat e banorëve. Në të vërtetë, ky është një mashtrim flagrant i një kryeministri frikacak. Vakia ka ndodhur dhe ka ndodhur me praninë dhe firmën e vetë Edi Ramës. Në 20 shkurt 2018, të gjitha mediat raportuan për arritjen e një marrëveshje historike që do të na bënte si Arabia Saudite me shpimin në bllokun 4, zona mes Gjirokastrës dhe Sarandës. Fotografia gjatë firmosjes së marrëveshjes për shpim dhe kërkim nafte në zonën e Zagorisë nuk është akti i vetëm i frikacakut kryeministër, që mashtron pa iu dridhur syri. 4 muaj më vonë, më 12 qershor, marrëveshja u miratua në Këshillin e Ministrave dhe mban firmën e Edi Ramës. Ai mund të dalë dhe të thotë se këto fakte janë fotomontazh! Çfarë nuk bën vaki me këtë kryeministër! Por e vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer shqiptarët sy për sy. Ai ka firmosur që në Parkun Kombëtar të Zagorisë, pjesë e bllokut 4, të shpohet dhe të kërkohet për naftë!