“Jam shtruar në spital për ty, të marrshin të ligat”, Tahiri pritet me brohërima nga mbështetësit

472
Deputeti Saimir Tahiri është pritur nga dhjetëra njerëz me brohërima pas daljes nga Kryesia e Kuvendit, ku mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij.
Djetëra qyetarë kanë dalë në mbështetje të ish ministrit, ndërsa një e moshuar i është hedhur në qafë Saimir Tahirit dhe i ka thënë se është shtruar në spital për atë.
“Sajmir Tahiri, Sajmir Tahiri.. Mos u mërzit të keqen nëna. Jam shtruar në spital për ty. I hëngrët kanceri ata. Do të mbrojmë ne ty, cke ti. Ec përpara dhe mos ndalo. Të marrshin të ligat, nuk kanë çfarë të të bëjnë”- brohorisnin qytetarët.
Sigal