‘Jam pa bukë, më mbetet vetëm litari…’ Rama bezdiset nga hallet e popullit: Ulu boll!

745
Sigal

Replika, pyetje, shumë ankesa të banorëve në bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama paraditen e sotme në qarkun Elbasan, në kuadër të “turit llogaridhënës”.

Në një moment një qytetar i ankohet kreut të qeverisë për gjendje dobët ekonomike të familjes së tij.

“Unë jam pa bukë. Pa punë unë, çuni dhe gruaja”, i qan hallin Kryeministrit e më tej shtoj se i mbetet vetëm të “vejë litarin”.

Ndoshta, ai priste një zgjidhje nga Kryeministri i vendit të tij, njeriu që kontrollon qeverinë, por përgjigja që mori ishte një shprehje bezdie në tonit e zërit dhe fjalët që dolën nga goja e Ramës: Ulu, boll!