‘Jam e tërbuar, qeveria palë me krimin’, Doris Pack akuza të forta nga qyteti i Shkodrës

184

Presidentja e Forumit të Grave të PPE-ve Doris Pack ishte dje e pranishme në Shkodër, ku ka takuar kryetaren e bashkisë Voltana Ademi, dhe i ka shprehur mbështetjen për punën e saj në krye të këtij institucioni. Eurodeputetja Pack ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë që ndihet e tronditur nga niveli i kriminalitetit në këtë qytet, me shumë të vrarë dhe të zhdukur. ‘’Jam e shokuar nga situata e kriminalietit në Shkodër, 6 vrasje dhe 2 zhdukje. Diskutohet përfshirja e policisë dhe vetë ministrit. Në qoftë se qeveria nuk arrin të kapë kriminelët nuk meriton të futet në BE. Shqiptarët po ikin jo se nuk e duan vendin por se nuk kanë siguri. Shkodra është qendra kriminalitetit”, – është shprehur eurodeputetja Pack. “Ka një lloj mafie këtu. S’mund ta imagjinoj se ndodh kjo ndodh në një vend që po hap negociatat. Jam e tërbuar që një qeveri e tillë nuk po ju mbron dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shkodër por dhe ne tiranë dhe Vlorë”, – është shprehur më tej Pack. “Për sa kohë që qeveria nuk është në gjendje të frenojë mafian, ta dërgojë atë para gjykatës dhe në fund në burg nuk është e vlefshme për BE. Unë e pëlqej Shqipërinë dhe dua të jetë pjesë e Evropës se dua qytetet, njerëzit. Dhe nuk i kuptoj ministrat që nuk flasin qartë dhe hapur. Qeveria nuk po merret me sigurinë e njerëzve. Unë erdha këtu sepse dua të hap sytë e politikës. Disa prej tyre qeveritarëve mund të kenë ndjenja, kanë dhe vetë fëmijë. Dhe fëmijët nuk rrinë këtu, nëse s’kanë siguri pune. Shqiptarët nuk ikin se e urrejnë vendin, por nuk kane punë, vetëm kanabis”, tha eurodeputetja Pack.