Jalë, Deputeti i Partisë Social-Demokrate të Suedisë bashkëbisedim me të rinjtë e LRI

464
Në ditën e ditën e tretë të Kampingut të LRI-së në Jalë, pjesëmarrësit kanë kanë vijuar bashkëbisedimet me personalitetet e ftuara në këtë aktivitet. Drejtori i Fondacionit “Friedrich-Ebert-Stiftung” në Shqipëri, z. Frank Hantke, ka diskutuar me të rinjtë e LRI-së për vlerat e social-demokracisë dhe për kontributin që ata duhet të japin për vendin e tyre, duke marrë më shumë përgjegjësi dhe duke pasur më shumë vetëbesim.
Hantke iu drejtuar pjesëmarrësve në këtë bashkëbisedim duke thënë se jo çdo gjë që vjen nga jashtë është më e mirë se sa diçka që mund të gjejnë në Shqipëri dhe se të rinjtë duhet të bëjnë më të mirën për komunitetin, ashtu siç bëjnë edhe për familjet e tyre.
Ndër të tjera z. Frank Hantke gjatë bashkëbisedimit theksoi se nuk mund të flitet për socialdemokracinë pa folur së pari për demokracinë, që sipas tij nuk është vetëm një libër i mbushur me rregulla, por është me tepër se kaq.
“Nuk mund të flasim për socialdemokracinë pa folur së pari për demokracinë. Po çfarë është demokracia për ne? Demokracia nuk është vetëm një model që jepet nga disa liderë të ndryshëm apo nga disa ekspertë. Demokracia është diçka që ne bëjmë pjesë nëse vërtetë funksionon. Demokracia është pjesë e jetës së përditshme nuk është vetëm një libër i mbushur me rregulla. Demokracia është me tepër se kaq”, – tha drejtori i Fondacionit “Friedrich-Ebert-Stiftung” në Shqipëri, teksa theksoi se gjërat e mëdha mund të arrihen vetëm duke punuar në grup.
Ndërsa, deputeti i Partisë Social-Demokrate të Suedisë, z. Adnan Dibrani, gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë ka vlerësuar aktivitetin e përvitshëm që organizohet nga Lëvizja Rinore për Integrim. Z. Dibrani u tha të rinjve se ata mund të arrijnë shumë gjëra në Shqipëri dhe se i kanë të gjitha mundësitë të realizojnë një të ardhme të shkëlqyer për veten dhe vendin.
“Ndihem super në këtë ambient këtu, energjia është fantastike. Ndihem shumë mirë, kur takoj të rinj të cilët duan të zhvillojnë vendin e tyre, duan të ecin përpara, kjo është e ardhmja e Shqipërisë. Jam këtu për të inkurajuar të rinjtë e LRI, për t’ju dhënë ide dhe nxitur për të vazhduar këtë rrugë që kanë nisur dhe për të ecur përpara. U them juve se kur Adnand Dibrani shkoi në Suedi si refugjat dhe në moshën 25-vjeçare u zgjodh deputet, ju të rinjtë mund të arrini shumë gjëra në Shqipëri dhe i keni të gjitha mundësitë të realizoni një të ardhme të shkëlqyer për veten dhe vendin tuaj. Mësoni prej njëri-tjetrit, gëzoni që jeni këtu, merrni këtë energji pozitive prej këtu dhe kur të ktheheni në qytetet tuaja punoni dhe kontribuoni për zhvillimin e qyteteve tuaja”, – tha deputeti i Partisë Social-Demokrate të Suedisë, z. Adnan Dibrani gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë e LRI-së në Kampingun e Jalës.
Sigal