Ja vijat e kuqe të BE, 4 parime për procesin e “Vetting”

451
Nga 55 vërejtje të Partisë Demokratike për ligjin e Vettingut, misioni i Bashkimit Europian, EURALIUS, ka pranuar 20, duke vlerësuar se ato i shërbejnë rregullimit të ligjit. Por për këtë mision ka disa vija të kuqe të cilat nuk preken, siç janë roli i operacionit ndërkombëtar të monitorimit dhe ai i bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Në këtë logjikë nuk pranohet propozimit i opozitës që kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve ta mos bëhet nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurisë.
“Procesi i ri-vlerësimit përdor informacionin, dosjet dhe strukturat administrative ekzistuese, në mënyrë të veçantë ILDKPKI-në për kontrollin e pasurisë dhe autoritetet policore dhe të inteligjencës për vlerësimin e figurës. Njohuritë dhe kompetenca e tyre është e nevojshme dhe nuk mund të zëvendësohet nga stafi i ri apo strukturat e reja. Roli i ILDKPKI-së është parashikuar në Kushtetutë dhe nuk mund të vihet në pikëpyetje. Roli i saj është që të japë të gjithë informacionin që ata kanë, por jo konkluzione, të cilat janë për organet e ri-vlerësimit. Zbatimi i ri-vlerësimit, hetimi dhe vendimi përfundimtar bëhet gjithmonë nga institucionet e ri-vlerësimit nën monitorimin ndërkombëtar”.
EURALIUS gjithashtu shprehet qartë se nuk mund të preket asnjë kompetencë e operacionit ndërkombëtar të monitorimit.
Roli i misionit ndërkombëtar monitorues nuk mund të reduktohet. Monitorimi i projektuar ndërkombëtar është një instrument i rëndësishëm për t’i mundësuar publikut të rifitojë besimin në gjyqësor.
Drejtuesi i misionit Rainer Deville bën të qartë se ruajtja e këtyre parimeve është kusht që Bashkimi Europian të investojë tek procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve.
Komisioni i BE-së më kërkoi që të vë në dukje se këto parime janë vendimtare për angazhimin e Bashkimit Evropian në procesin e rivlerësimit duke mobilizuar miliona € të fondeve të taksapaguesve të BE-së.
Dokumneti plote:
Të nderuar anëtarë të komisionit, të nderuar kolegë!
Ndryshimet kushtetuese përfshijnë një proces disiplinor, për shkak të detyrës, të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve, “ri-vlerësimin”. Projektligji iu nënshtrua konsultimit publik më datën 01.07.2016. Më tej, ky Komision diskutoi në lidhje më këtë projektligj nen për nen. Partia Demokratike dorëzoi komentet e saj në datën 02.08.2016.
1. Një numër i konsiderueshëm i vërejtjeve mund ta përmirësojnë tekstin dhe ato janë të mirëpritura. Këto propozime janë:
Neni 3 pika 3 dhe nenet 8 dhe 9 mund të unifikohen në formulimin shqip.
Neni 3 pika 12 mund të hartohet në mënyrën duke përdorur shprehjen “si parashikohet në nenin 75 / a”.
Neni 3 pika 17 merr akronim tjetër.
Neni 3 pika 20 mund të bëhet më e qartë, nëse në nenin 45 përfshihet fjala “të tjera”.
Referimi në ligjin për nëpunësin civil dhe shtrirja e kandidatëve të mundshëm në nenin 3, pika 21 mund të ndryshohej duke shtuar “… me përjashtim të anëtarëve të kabineteve në gjykata, prokurori dhe të Avokatit të Popullit”.
Neni 5 paragrafi 2 mund të ndryshohet në versionin shqip.
Në nenin 6 duhet të përjashtohen edhe ata ekspertë që kanë qenë të emëruar nga partitë politike dhe Ministria e Drejtësisë (kjo ka qenë marrëveshja politike).
Neni 7 paragrafi 2 duhet të harmonizohet në versionin anglisht (Presidentit). Neni 7 paragrafi 6 mund të ketë një fjali të re me përmbajtje ‘Misioni monitorues ndërkombëtar e arsyeton vlerësimin e tij’. Neni 7 mund të marr një paragraf të ri 7, (lidhur me nenin C paragrafi 12 të ndryshimeve kushtetuese): ‘Zbatohen procedurat standarde të Kuvendit’.
Neni 12 paragrafi 1 dhe 5 mund të bashkohen, dhe respektivisht të ndryshohet edhe numërimi në nen.
Neni 17 mund të përfshijë edhe ‘çdo detyrë tjetër administrative të caktuar nga kryetari “.
Neni 28 mund të zgjerohet me fjalinë e propozuar në opinion në faqen 26.
Nëse Neni 33 ndryshohet, atëherë neni 46 pika 2 a) duhet të përfshijë “të dhënat kriminale’.
Neni 34 paragrafi 7 të bëhet shkronja d) e paragrafit 6.
Neni 39 paragrafi 2 mund të rregullojë përzgjedhjen e rastësishme të pesë dosjeve.
Nëse në nenin 42 paragrafi 4 hiqet, fjala ‘zyrtare’ duhet të hiqet edhe në paragrafin 1.
Neni 46 paragrafi 7 mund t’i referohet ministrisë “kompetente”. Kjo mundëson kërkesat formale të bazuara në mjetet e bashkëpunimit ndërkombëtar përmes Ministrisë së Drejtësisë, si dhe kërkesën diplomatike nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Neni 47 paragrafi 2 duhet të citoj nenin 45.
Neni 54 mund të rivendoste numrin e zgjeruar të studentëve për Shkollën e Magjistraturës; sa më sipër është propozuar që të rregullohet në dispozitat kalimtare të ligjit mbi organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Dublikimi duhet të mirëpritet, dhe ndihmon, nëse ligjet nuk miratohen në një paketë.
Neni 64 mund të përfshijë prokurorët.
Neni 65 paragrafi 1 dhe 2 mund të japë një afat si 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit.
Shtojca për heqjen dorë është ndryshuar.
2. Edhe idetë e tjera të paraqitura përbëjnë konsiderata të dobishme, por pas vlerësimit të kujdesshëm rekomandohet që të mbështetemi në draft ligjin ekzistues. Unë po marr vetëm disa shembuj tipik.
Është sugjeruar që ri-vlerësimi nuk duhet të përfshijë çështjet që janë në shqyrtim. Kjo është tashmë e rregulluar. Kjo është në Kushtetutë, Shtojca Neni E paragrafi 2 fjalia e fundit. 
Lidhur me mënyrën e llogaritjes së afateve, bëhet një referim në Kodin e Procedurës Administrative në nenin 4, paragrafi 6; pra neni 56 të Kodit të Procedurës Administrative gjen zbatim. 
Përse Komisionerët Publik duhet të kenë vetëm dhjetë vjet eksperiencë? Ata nuk vendosin për substancën, por ushtrojnë vetëm të drejtën e apelimit dhe kjo mundëson që një numër i madh kandidatësh të mundshëm t’i bashkohen procesit.
3. E fundit por jo më pak e rëndësishme, më lejoni të përdor këtë rast për të shpjeguar katër parime të cilat për Bashkimin Evropian janë thelbësore për reformën.
Nuk mund të ekzistojë një afat kohor ose një kalendar për secilin rast individual. Në procesin administrativ të ri-vlerësimit nuk aplikohet kodi i procedurës penale, çdo rast individual vendoset sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjitha çështjet fillojnë menjëherë. Kjo pasi barra e provës mund të kalojë tek subjekti që vlerësohet, dhe procesi i rregullt kërkon kohë të mjaftueshme për hetime dhe mbledhjen e provave.
Procesi i ri-vlerësimit përdor informacionin, dosjet dhe strukturat administrative ekzistuese, në mënyrë të veçantë ILDKPKI-në për kontrollin e pasurisë dhe autoritetet policore dhe të inteligjencës për vlerësimin e figurës. Njohuritë dhe kompetenca e tyre është e nevojshme dhe nuk mund të zëvendësohet nga stafi i ri apo strukturat e reja. Roli i ILDKPKI-së është parashikuar në Kushtetutë dhe nuk mund të vihet në pikëpyetje. Roli i saj është që të japë të gjithë informacionin që ata kanë, por jo konkluzione, të cilat janë për organet e ri-vlerësimit. Zbatimi i ri-vlerësimit, hetimi dhe vendimi përfundimtar bëhet gjithmonë nga institucionet e ri-vlerësimit nën monitorimin ndërkombëtar.
Roli i misionit ndërkombëtar monitorues nuk mund të reduktohet. Monitorimi i projektuar ndërkombëtar është një instrument i rëndësishëm për t’i mundësuar publikut të rifitojë besimin në gjyqësor.
Bashkëpunëtorët e drejtësisë (neni 50) konsiderohen një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktikat korruptive dhe për të marrë provat përkatëse. Pjesëmarrja e publikut është çelësi për të ndryshuar mentalitetin mbi korrupsionin.
Komisioni i BE-së më kërkoi që të vë në dukje se këto parime janë vendimtare për angazhimin e Bashkimit Evropian në procesin e ri-vlerësimit duke mobilizuar miliona € të fondeve të taksapaguesve të BE-së.
Nëse ligji për statusin me dispozitën në lidhje me vlerësimin nuk do të miratohet në paketë, dispozitat përkatëse mund të përfshihen në ligjin për zbatimin e ri-vlerësimit. Fillimisht sa më sipër ishte projektuar ndryshe, por teknikisht kjo është e mundur. Megjithatë, BE-ja shpreson se palët do të gjejnë një mënyrë për të ndjekur thirrjen e Presidentit të Republikës për të miratuar ligjet që mungojnë sa më shpejt të jetë e mundur, pa të cilat Kushtetuta e ndryshuar nuk mund të zbatohet plotësisht.
Dr. Rainer Deville
Drejtuesi i Misionit
Sigal