Ja të gjitha herët që Edi Rama ka dalë blof kur ka mbrojtur lidhjet me krimin

596
Sigal

Sa herë që njerëzit e Edi Ramës përfshihen në një histori kriminale, kryeministri ndjek të njëjtën taktikë.

Ai hidhet në sulm me të gjitha mënyrat që të përhapë alibi të rreme dhe të akuzojë denoncuesit.

Këtë metodë kryeministri e ka përsëritur disa herë. Kujtojmë avionët e drogës.

Në vitin 2014 Sali Berisha deklaroi se në Divjakë po transportohej drogë me avionë.

Ndryshe nga ç’u provua më pas, Rama replikoi në parlament duke i quajtur avionët mushkonja.

Edi Rama për avionët e drogës:

Në vitin 2015 Rama nuk nguroi të quante Dritan Zaganin kriminel dhe dekonspiures operacionesh. Ishte pikërisht ky oficer nga Vlora që denoncoi i pari grupin trafikant ‘Habilaj’ dhe lidhjet e tyre me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahirin. Sot, ky grup dhe Tahiri po përballen me drejtësinë për të akuzat që ngriti Zagani.

Edi Rama duke mbrojtur Saimir Tahirin:

Në vitin 2016, nga Kavaja, kur bashkinë e drejtonte socialisti Elvis Rroshi, Edi Rama ironizonte akuzat e opozitës, që u provuan më pas të vërteta. Ndryshe nga ç’pretendonte Edi Rama, Elvis Rroshi ishte njeri me precedent kriminal dhe i dënuar për përdhunim në Itali.

Edi Rama duke mbrojtur Elvis Roshin:

Nuk do të kalonte shumë kohë dhe Rama sërish do ti kthehej taktikës së kthyer në zakon, të përhapjes së alibive të rreme. Kësaj rradhe me Agron Xhafën, vëllain e ministrit të Brendshëm të atëhershëm, Fatmir Xhafaj. Përgjimin që denonconte lidhjet e Agron Xhafajt me veprimtari kriminale, Rama e quajti fallco. Skandali do të sillte skandalin kur më pas u publikuan përgjime se si policia punoi në funksion të zhvlerësimit të materialit audio.

Edi Rama duke mbrojtur Fatmir Xhafajn:

Edhe pse pa sukses me ngjarjet e mësipërme, Rama nuk do të ngurronte të përsëriste gafën duke mbrojtur kryebashkiakun e tij të Durrësit, Vangjush Dakon në një konferencë për shtyp. Edhe në këtë rast, alibia e Ramës u shkërmoq brenda pak ditësh.

Edi Rama duke mbrojtur Vangjush Dakon:

Në të gjitha këto herë, Rama e humbi rastin për të heshtur. Ai ka dalë bllof njësoj, histori pas historie, sa tani duket sikur është formuar një patern ku kryeministri mbron të pambrojtshmen dhe del bllof brenda një harku të shkurtër kohor./ Lapsi.al