Ja subjektet që fitojnë 61 zonat administrative

485
Sigal

Gazeta “Telegraf” zbardh sontazhin e kompanisë amerike, duke publikuar të dhënat se cilat parti do të marrin Bashkitë përkatëse

LSI-ja për herë të parë do ketë 17 kryetarë bashkie, PS 20 bashki. PD-ja do të ketë 19 bashki, PBDNJ-shi me 3 bashki, PDIU 2 bashki

Gazeta “Telegraf”, në vazhdimësi të publikimit të sontazheve të kompanisë amerikane për zgjedhjet vendore më 21 qershor 2015, po zbardh se cilat bashki do të fitohen nga partitë që do të konkurojnë, ose më vete, ose në koalicion, për kryetarët e bashkive, sipas hartës së re territoriale dhe administrative.

Bashkia e Tiranës në pikëpyetje

Sipas sontazheve, ende nuk dihet se cila parti do të fitojë bashkinë më të madhe të vendit, Tiranën. Sipas përqindjeve, të cilat po publikojmë, kandidatët e mundshëm, të PL+LSI dhe të PD+aleatë, janë shumë pranë me njëra-tjetrën, me diferencë prej 3 %, në favor të së Majtës, por kjo përqindje është në kufijtë e gabimit të sontazhit, plus edhe që mund të përmbyset shumë mirë, dhe kjo do të varet se cilët do të jenë kandidatët përballë njëri-tjetrit. Sepse në momentin e tanishëm, rol më të madh, do të luajënë personalitetet e kandidatëve për kryetar bashkie, sesa grupimi politik në aleanca.

LSI-ja për herë të parë me 20 kryetarë bashkie

Sontazhet e kompanisë amerikane, dëftojnë se LSI-ja ka të gjitha mundësitë që të fitojë garën zgjedhore në 20 bashki të vendit, kjo sipas ndarjes racionale që do të bëjnë midis tyre PS-LSI. Kjo pritshmëri e madhe elektorale dëshmon për politikën e matur të LSI-së, përsa i përket punësimit, tolerancës politike, por merita më e madhe i takon kryetarit të LSI-së, Ilir Metës, i cili po jep një model të ri drejtimi të Kuvendit të Shqipërisë.

PS-ja me 20 bashki, por po humb bashkitë e mëdha të Korçës, Vlorës e Gjirokastrës

Imazhi jo i mirë qeverisës i kryeministrit Rama, sidomos në politikën e penalizimit të borxheve ndaj OSHEE-së, të prishjeve nga INUK-u, të mossigurisë së rendit public, dhuna policore ndaj qytetarëve ndikon drejpërsëdrejti në humbjen e besimit të qytetarëve ndaj PS-së. Por edhe keqadministrimi i pushtetit lokal nga kryetarët e deritanishëm të PS-së, nëpër bashkitë më të mëdha të vendit, shkakton edhe humbjet elektorale të PS-së. Kështu, PS-ja, sipas këtyre sontazheve, do të ketë 20 bashki, por do të humbasë bashkitë e Vlorës, Korçës dhe Gjirokastrës, dhe në të njëjtën kohë, është në pikëpyetje Bashkia e Tiranës, me shumë mundësi, që nëse kandidon sërish Basha dhe PS-ja ka kandidaturë jo me personalitet të fortë, PS-ja ta humbasë për herë të dytë Tiranën.

PBDNJ-si me 3 bashki

Partia e minoritetevr PBDNJ-shi, duke qënë  në aleancë edhe me partinë e maqedonasve të Pustecit, do të marrë 3 bashki. Pra, PBDNJ-shi do të ketë bashkitë e Pustecit, të Livadhjasë dhe të Dropullit, ndërsa për bashkinë e Himarës, PBDNJ-si do të mbështetë kandidatin e PS-së, sikurse edhe në bashkitë e Gjirokastrës, (LSI-në), në Sarandë dhe në Delvinë, po kandidatët e PS-së.

PD-ja me 19 bashki

Imazhi politik i PD-së,  dalëngadalë, po fillon të përmirësohet, sidomos, pas marrëveshjes që arriti në funddhjetorin e kaluar, ku diktoi kushtet e veta, për të hyrë në Parlament. Gjithashtu, ai besim i humbur i elektoratit të djathtë në zgjedhjet e 23 qershorit, po rikthehet, pasi u zhgënjye sërish nga keqqeverisja e Majtë. Kështu PD-ja do të marrë 19 bashki dhe ka mundësi që të marrë edhe Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që rifiton sërish Bashkinë e Korçës. Por, PD-ja do të ndihmojë edhe PR-në që të marrë Bashkinë e Shijakut, ndërsa do të ndihmojë gjithashtu, edhe PDIU-në që të marrë Bashkinë e Konispolit.

Pritshmëritë: LSI-ja me aleatët e saj deri në 40 %

Sipas të dhënave të para të kompanisë amerikane të sontazheve, LSI-ja ka një pritshmëri deri në 254 .000 vota dhe nëse bashkë me atë bashkohen edhe parti të tjera të Majta, sikurse PDS-ja ( ku Milo pardje publikisht pranoi që Rama nuk e ka respektuar marrëveshjen e 23 qershorit 2013 dhe PDS-ja është e pakënaqur), Fronti i Majtë ( ku Marko Dajti tashmë ka publikuar që nuk mund të besojë më te kryeminsitri Rama) dhe parti të tjera të vogla, ka shumë mundësi që LSI-ja, sikurse flasin shifrat, të shkojë deri në 300.000 vota, ose në 40 %. Një shifër mjaft e madhe, duke patur parasysh, që asnjëherë deri tani nuk ka mbërritur në këto përqindje elektorale. Kjo rritje elektorale e LSI-së, shpjegohet me politikën e matur që ka dëftuar deri tani LSI-ja në politikën e punësimit, integrimit, të tolerancës, por edhe në drejtimin e maturisë të Kuvendit nga Ilir Meta. PS-ja, nëse bashkë me aleatët e deritanishëm, do të qëndrojë siç ishte edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, mund të arrijë në 680.000 (ku 100.000 vota i përkasin aleatëve. PD-ja me aleatët e saj mund të ketë pritshmëri deri në 690.000 vota, bashkë me PR dhe PDIU-në. Ndërsa FRD-ja dhe AK-ja, së bashku me Uninonin Demokristian, mund të mbledhin (veçmas) deri ën 100.000 vota.

PËRFAQËSUESIT  E GRUPIMEVE POLITIKE

1. Malësi e Madhe    E majta PS                E djathta PDK

2. Shkodër                   E majta PS                E djathta PD

3. Vau i Dejës             E majta PS                E djathta PDK

4. Fushë Arrës           E majta LSI              E djathta PD

5. Pukë                         E majta LSI              E djathta PD

6. Tropojë                    E majta PS                E djathta PD

7. Has                           E majta PS               E djathta PD

8. Kukës                       E majta LSI              E djathta PD

9. Mirditë                    E majta LSI              E djathta PD

10. Mat                         E majta PS                E djathta PD

11. Klos                         E majta PS                E djathta PD

12. Lezhë                     E majta LSI              E djathta PD

13. Kurbin                   E majta PS                E djathta PD

14. Dibër                      E majta PS                E djathta PD

15. Bulqizë                  E majta LSI              E djathta PD

16. Durrës                    E majta PS                E djathta PD

17. Krujë                      E majta PS                E djathta PD

18. Shijak                     E majta PS                E djathta PR

19. Vorë                        E majta PS                E djathta PR

20. Tiranë                    E majta PS                E djathta PD

21. Kamzë                    E majta LSI              E djathta PD

22. Kavajë                   E majta PS                E djathta PD

23. Elbasan                 E majta PS                E djathta PD

24. Librazhd               E majta PS                E djathta PD

25. Belsh                      E majta LSI              E djathta PD

26. Cërrik                     E majta PS                E djathta PD

27. Gramsh              E majta LSI                E djathta PD

28. Përrenjas              E majta LSI              E djathta PD

29. Peqin                      E majta LSI              E djathta PD

30. Rrogozhinë          E majta PS                E djathta PDIU

31. Pogradec               E majta LSI              E djathta PD

32. Maliq                      E majta PS                E djathta PD

33. Korçë                      E majta PS                E djathta PD

34. Pustec                    E majta PBDNJ      E djathta PD

35. Devoll                    E majta PS                E djathta PD

36. Kolonjë                  E majta PS                E djathta PD

37. Divjakë                  E majta PS                E djathta PD

38. Lushnje                  E majta LSI              E djathta PD

39. Fier                         E majta PS                E djathta PD

40. Patos                      E majta LSI              E djathta PDIU

41. Roskovec               E majta PS                E djathta PD

42. Mallakastër         E majta PS                E djathta PD

43. Berat                      E majta LSI              E djathta PD

44. Kuçovë                  E majta PS                E djathta PD

45. Urë Vajgurore     E majta PS                E djathta PD

46. Poliçan                  E majta PS                E djathta PD

47. Skrapar                 E majta LSI               E djathta PD

48. Përmet                  E majta PS                E djathta PD

49. Këlcyrë                  E majta LSI              E djathta PD

50. Vlorë                      E majta PS                E djathta PD

51. Selenicë                E majta PS                E djathta PD

52.Himarë                   E majta PS                E djathta PD

53. Tepelenë              E majta PS                E djathta PD

54. Memaliaj              E majta LSI              E djathta PD

55. Gjirokastër           E majta LSI              E djathta PD

56. Libohovë              E majta PS                E djathta PD

57. Delvinë               E majta LSI               E djathta PDIU

58. Dropull                 E majta PBDNJ      E djathta PD

59. Sarandë               E majta PBDNJ       E djathta PD

60. Livadhja               E majta PBDNJ      E djathta PD

61. Konispol               E majta PS                    E djathta PDIU

Bashkitë  me kryetarë nga PD-ja

1. Shkodër                                                   E djathta PD

2. Fushë Arrës                                           E djathta PD

3. Tropojë                                                    E djathta PD

4. Has                                                           E djathta PD

5. Mat                                                           E djathta PD

6. Klos                                                           E djathta PD

7. Kurbin                                                     E djathta PD

8. Dibër                                                        E djathta PD

9. Bulqizë                                                    E djathta PD

10. Krujë                                                      E djathta PD

11. Kamzë                                                    E djathta PD

12. Kavajë                                                    E djathta PD

13. Peqin                                                      E djathta PD

14. Korçë                                                      E djathta PD

15. Devoll                                                    E djathta PD

16. Vlorë                                                       E djathta PD

17. Memaliaj                                              E djathta PD

18. Gjirokastër                                           E djathta PD

19. Libohovë                                               E djathta PD

Bashkitë  me kryetar nga PDK-ja

1. Vau i Dejës                                             E djathta PDK

Bashkitë  me kryetar nga PR=ja

1. Shijak                                                       E djathta PR +PD

Bashkitë  me kryetar nga PDIU-ja

22. Konispol                        E djathta PDIU

 Bashkitë  me kryetar nga LSI-ja

1. Malësi e Madhe    E majta LSI

2. Kukës                       E majta LSI

3. Mirditë                    E majta LSI

4. Lezhë                       E majta LSI

5. Belsh                        E majta LSI

6. Cërrik                       E majta PS

7. Gramsh                   E majta LSI

8. Përrenja s               E majta LSI

9. Pogradec                 E majta LSI

10. Pustec                    E majta PBDNJ

11. Lushnje                 E majta LSI

12. Fier                         E majta PS

13. Patos                      E majta LSI

14. Berat                      E majta LSI

15. Skrapar                 E majta LSI

16. Këlcyrë                 E majta LSI

17. Selenicë               E majta LSI

18. Delvinë               E majta LSI

19. Dropull                  E majta PBDNJ

20. Livadhja               E majta PBDNJ

Bashkitë  me kryetar socialist

1. Pukë                          E majtaPS

2. Durrës                      E majta PS

3. Vorë                          E majta PS

4. Elbasan                   E majta PS

5. Librazhd                 E majta PS

6. Cërrik                       E majta PS

7. Rrogozhinë             E majta PS

8. Maliq                        E majta PS

9. Kolonjë                   E majta PS

10. Divjakë                  E majta PS

11. Fier                          E majta PS

12. Roskovec               E majta PS

13. Mallakastër          E majta PS

14. Kuçovë                   E majta PS

15. Urë Vajgurore     E majta PS

16. Poliçan                   E majta PS

17. Përmet                   E majta PS

18.Himarë                   E majta PS

19. Tepelenë               E majta PS

20. Sarandë                E majta PS

Bashkitë  me kryetar nga PBDNJ-ja

1. Pustec                      E majta PBDNJ

2. Dropull                    E majta PBDNJ

3. Livadhja                E majta PBDNJ