Ja skenari që do pengojë zyrtarët në protestë

519
Përparim HALILI 
“Rilindja”, skenar për të bllokuar pjesëmarrjen e punonjësve në protestën e PD: Më 18 shkurt, do bëhen analizat vjetore të institucioneve në rrethe
Frika nga pakënaqësitë e shkaktuara prej varfërisë, papunësisë, nepotizmit, pasigurisë dhe korrupsionit ekstrem 
Janë publikuar disa detaje nga skenari i protestës që ka iniciuar PD dhe opozita shqiptare, për ta nisur më 18 shkurt 2017, të cilës i janë bashkuar edhe disa grupime sociale. Sipas burimeve nga PD, në mbledhjen e krerëve të partive të opozitës është vendosur, që protesta të nis si marshim në bulevardin kryesor të Tiranës, duke u ndalur përballë godinës së kryeministrisë. Pas fjalimeve të krerëve të PD, opozitës e figurave publike, thuhet se në sheshin përballë kryeministrisë është menduar të ngrihen edhe çadra, si mesazh ndaj kryeministrit Edi Rama, se protestuesit do të qëndrojnë deri sa protesta t’ia arrij qëllimit, përballë zyrës së tij ku ai “gatuan” koncesionet zhvatëse! Kujtojmë, që të njëjtin skenar e ka përdorur edhe PS kur ishte në opozitë, në protestën “Hap kutitë, ose largohu”, kur deputetët e “Rilindjes” ngritën çadrat e grevës së urisë dhe qëndruan atje për 72 orë, duke u larguar pa e detyruara ish-qeverinë e PD të hapte kutitë e votave! Në rastin e protestës së 18 shkurtit që do bëhet prej PD, nuk bëhet fjalë për çadra “greve urie”, por për çadra me simbolikën e qëndrimit përballë kryeministrisë, duke protestuar që ajo të largohet nga pushteti! Sipas deklarimeve të PD, protesta do të jetë masive, me pjesëmarrje të çdo kategorie sociale, madje edhe të punonjësve të administratës e shërbimeve publike të çdo sektori. Mirëpo skenarit të PD e opozitës, për masivizimin e protestës së 18 shkurtit me pjesëmarrës nga i gjithë vendi, “regjisorët” e lëvizjes sorosiane me logon “Rilindja”, kanë menduar t’i kundër-përgjigjen me një anti-skenar jo për të krijuar kaos e përleshje mes palëve në shesh, por për të ulur numrin e pjesëmarrësve në këtë protestë. Sipas një informacioni nga kupola e “Rilindjes”, konfirmuar edhe nga burime në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Fier, Dibër, Korçë e Elbasan, thuhet se gjithë degët e PS në të 61 bashkitë e vendit, kanë marrë urdhër të “formës së prerë”, që të zbatojnë një platformë të dërguar nga kupola qendrore e PS, për të bllokuar dhe minimizuar pjesëmarrjen në protestën e 18 shkurtit në Tiranë. Gjithë drejtuesit e institucioneve dhe të shërbimeve shtetërore në rrethe e prefektura, të cilët janë përfaqësues partiakë të emëruar prej PS, janë urdhëruar prej ministrave dhe deputetit Balla, që në datën 18 shkurt 2017, gjithë drejtorët, krerët e bashkive, të prefekturave dhe qarqeve, të zhvillojnë analizat vjetore të punës, për vitin 2016. Synimi i këtij urdhri, nuk është “meraku i bërjes së bilancit të punëve”, por frika që ka mbërthyer “Rilindjen” sorosiane të zhytur në klientelizëm, nepotizëm, krim e korrupsion, prej dyshimit se edhe nëpunësit e administratës publike dhe gjtihë punonjësit e këtyre sektorëve, sidomos punonjësit e thjeshtë, ka sinjale se mund të marrin pjesë në protestën e opozitës. Prandaj dhe data 18 shkurt e protestës së PD, prej kupolës së “Rilindjes” është inskenuar si “Data e analizave vjetore të punës” në gjithë institucionet, shërbimet publike, ndërmarrjet, sektorët dhe njësitë vendore të rajonale të pushtetit lokal. Me këtë skenar, “Rilindja” ka menduar që më 18 shkurt, ditën e protestës së PD, të “ngujoj” punonjësit shtetërorë në salla mbledhjesh të sajuara, për t’i bllokuar që të mos nisen drejt protestës në Tiranë! Ky skenar, padyshim që do të ketë sukses, mbasi punonjësit do të detyrohen të marrin pjesë në analizat vjetore të punës jo se duan, por sepse drejtuesit shtetërorë do të verifikojnë pjesëmarrjen me lista emërore sipas borderove përkatëse të punonjësve. Ata që do të mungojnë, nuk është se do t’u jepet “vërejtje disiplinore”, por do të largohen menjëherë nga puna si “armiq”! Ky ultimatum, që ka lidhje me frikën për vendin e punës (bukën e fëmijëve) për mijëra punonjës, duke nisur nga dje është hedhur si virus prej “megafonëve” të “Rilindjes” vetëm brenda institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore, por edhe në mjediset publike, duke u përhapur me shpejtësi, si “kolerë” presioni që tek çdo punonjës shteti, duke bërë efekt frikësues për largime nga puna! paniku po përhapet tek sektorët që kaun më shumë punonjës shërbimi të nivelit të dytë e të tretë, si në shëndetësi, arsim, energji, tatime, dogana, ndërmarrjet e pastrimit nëpër bashki, njësitë administrative (ish-komunat), universitete, hekurudhë, porte detare, kopshte, çerdhe, e kudo ku drejtues janë përfaqësues të PS! Burimet thonë se skenari me punonjësit shtetërorë është shtrirë sipas ministrive e drejtorëve rajonale përkatëse deri tek bizneset që kanë lidhje me qeverinë, që më 18 shkurt, të mbajnë punonjësit “lidhur” me çdo marifet, për të mos i lejuar të shkojnë në protestë, ndryshe këto biznese do të kenë pasoja. Përveç bllokimit për pjesëmarrje në protestën e opozitës me gjoja “analizat e punës vjetore”, drejtuesit e administratave kanë nisur të japin edhe porosi ndaj punonjësve, që të ndalojnë edhe familjarët e tyre, duke u kujtuar se do të ketë grupe me “debatikas” të “Rilindjes”, të cilët do të vrojtojnë dhe testojnë se cilët nga familjarët e nëpunësve, apo punonjësve ka “mendje” për të shkuar në protestën e 18 shkurtit. Tashmë, platforma është gati, ndërkohë që 1 ditë para protestës, “Rilindja” ka menduar të hedhë në veprim një skenar tjetër më agresiv, të cilin do ta publikojmë ditën që do të vihet në zbatim.
Sigal