Ja si zhduken miliardat e shtetit: 500 milionë për të riparuar “shtëpinë me gjethe”, do mjaftonin të pyllëzoje gjithë Tiranën

475
Sigal

Miliardat e buxhetit të shtetit që
zhduken e maskohen pas tenderëve abuzivë

 

Arjan
ZADRIMA

 

Vazhdon
të thellohet “gropa korruptive” me tenderët abuzivë, që sajohen e zhvillohen
fiktivisht e me klientelizëm, duke plotësuar dosje konkurrimi, sikur gjoja zbatohen
procedurat ligjore të prokurimeve. Siç e ka denoncuar vazhdimisht “Telegraf” me
fakte skandalesh konkrete, gjithë skenari i abuzimeve me tenderët, fshihet në
një “skutë” shtetërore me emrin “Buletin Prokurimi Publik”, nëpërmjet të cilit
kalojnë heshturazi çdo javë, miliarda lekë taksa shqiptarësh në formë
njoftimesh për shpallje, procedura e fitues fondesh financiare publike për
blerje dhe shërbime, financuar në adresim institucionesh e prej institucioneve
të shtetit, fonde këto që përballohen nga të ardhurat e buxhetit të shtetit dhe
nga taksat që u mblidhen qytetarëve e bizneseve. Është fjala për shpallje
tenderësh, nëpërmjet të cilëve justifikohen miliardat që harxhohen nga taksat e
shqiptarëve për shërbime, blerje, investime shpenzime absurde, deri në zhvatje
fondesh me “letra zyrtare”.
Është
një “skutë” shtetërore me emrin “Buletini i Prokurimeve Publike”, brenda të
cilit vërtiten çdo javë miliarda lekë në formë njoftimesh për shpallje,
procedura e fitues fondesh financiare publike për blerje dhe shërbime,
financuar në adresim institucionesh e prej institucioneve të shtetit, fonde
këto që përballohen nga të ardhurat e buxhetit të shtetit dhe nga taksat që u
mblidhen qytetarëve e bizneseve. madje ka edhe tenderë të çuditshëm, si rastet
që po publikojmë sot.

 

Porti
Durrësit, 20 milionë lekë për dëshmitë e kartonit të punonjësve të armatosur

 

AUTORITETI PORTUAL DURRËS

1. Autoriteti
kontraktor: Autoriteti Portual Durrës

2. Objekti
i prokurimit: “Pajisje me dëshmi aftësie (për armë) të punonjësve të FSPD-s ”

3. Fondi
Limit: 1.650.000 (një milion e gjashtë qind e pesëdhjetë mijë) lekë pa t.v.sh ,
(Nga të ardhurat e vetë institucionit)

4. Afati
ekzekutimit : Afati është 30 ditë nga data e lidhjes s
ë kontratës

5. Data
e zhvillimit të tenderit: 07.11.2016 ora 10:00

6. Data
e lidhjes s
ë kontratës:
06.12.2016

7. Vlera
e kontratës: 1,630,000 (nj
ë
milion
e gjasht
ëqind e tridhjetë mijë)lekë pa t.v.sh

“Shtëpia
me gjethe”, ministria e Kulturës akordon “pyll” me 500 milionë lekë për ta
riparuar

 

MINISTRIA E KULTURËS

1. Autoritetit
kontraktor: Ministria e Kulturës Rruga Aleksandër Moisiu, nr 76, ish-Kinostudio
“Shqipëria e Re” Tiranë, www.kultura.gov.al

2. Objekti
i prokurimit: “Muzealizimi i Godinës së ish Selisë së Drejtorisë së Sigurimit
të Shtetit (Objekti i Gjethit)”

3. Fondi
limit i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit 2016 është: 41.046.542 (dyzet
e një milion
ë e dyzet e gjashtëmijë e pesëqind e dyzet e
dy) lekë pa TVSH.

4. Afati
i mbarimit të kryerjes së shërbimit: 3 MUAJ

5. Data
e zhvillimit të tenderit: 27.12.2016, ora 12.00 vendi: Në Ministrinë e
Kulturës.

6. Afati
i fundit për pranimin e dokumenteve, data: 27.12.2016, ora 12.00

7.
Vendi: Në Ministrinë e Kulturës.

Bashkia
e Elbasanit, ofron 30 milionë lekë për 1 semafor rruge lagjeje…

 

BASHKIA ELBASAN

1-Autoriteti
kontraktor: Bashkia Elbasan adresa: rruga “Qemal Stafa”,nr.tel/fax:(+355)54
400152

2-Lloji
i procedurës s
ë prokurimit:
KËRKESË PËR PROPOZIM, PUNË (prokurim me mjete elektronike).

3-Objekti
i prokurimit (n.q.s. ka lote i ndar
ë sipas
loteve): Vendosje semafori tek kryqëzimi “Alpha Bank” (me rrugën Q.Stafa)

4-Fondi
limit (n.q.s. ka lote i ndar
ë sipas
loteve): 2,389,692 (dy milion
ë e
treqind e tetëdhjetë e nëntë mij
ë e
gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy) lek
ë pa t.v.sh
.

5-Burimi
i financimit: Buxheti i Shtetit

Tenderë që nuk finalizohen për klientët, anulohen dhe
përsëriten 3-10 herë

 

BASHKIA ELBASAN

Vendosi
të anulojë procedurën e prokurimit të zhvilluar më datë 02.12.2016 ora 1100, me
objekt “Vendosje semafori tek kryqëzimi “Alpha Bank” (me rrugën Q. Stafa)”, me
fond limit prej 2,389,692 (dy milionë e treqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e
gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy) lekë (pa Tvsh), vënë në dispozicion nga Buxheti
i Bashkisë Elbasan për vitin 2016,

 

PREFEKTI I QARKUT KORÇE

Njofton
anulimin e procedurës me objekt: “KORÇA
ME BIÇIKLETË”, Loti III – “Dizenjimi
dhe krijimi i faqes Web”, miratoi anulimin e Procedurës për arsye
të pamjaftueshmërisë së ofertave të paraqitura (numri i ofertave të dorëzuara
në sistem-0).

 

UJËSJELLËS-KANALIZIME TIRANË

Njofton
anulimin e procedurës së prokurimit me “Ndryshimi i brandit të shoqërisë dhe
ridimensionimi i shërbimit të klientit të Njësisë Tirana 1, Njësisë Tirana 2
dhe Drejtorisë Rajonale”, me fond limit: 11,981,892 (njëmbëdhjetë milion
nëntëqind e tetëdhjetë e një mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy) lekë pa TVSH,
planifikuar për tu zhvilluar me datë 19/11/2016, për arsye të mosfunksionimit
të sistemit online gjatë ngarkimit në sistem të dokumenteve për këtë procedurë
prokurimi.

 

BASHKIA PERMET

Njofton,
se anulohet procedura e prokurimit kërkesë me propozim me objekt “Mirëmbajtje e
rrugës kthesa e Piskovës-Frashër si dhe e degëve te kësaj rruge”me fond limit të
përllogaritur : 1 356 780 (një milion e treqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind
e tetëdhjetë) lekë pa TVSH, llogaritur për t’u zhvilluar me datë 14.11.2016 ora
9:00, për shkak se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara
ne dokumentet e tenderit.

 

BASHKIA KLOS

Njofton
anulimin e procedurës se prokurimit me objekt “Ndërtim aks rruge ne Fshatra”, i
zhvilluar me dat
ë 16.11 .2016 për
arsye t
ë përcaktimit me
analiza t
ë preventivit të punimeve dhe saktësimit
t
ë kritereve për
realizimin e punëve.

 

BASHKIA KRUJË

Bashkia
Kruj
ë, në cilësinë e
Autoritetit Kontraktor, n
ë zbatim
t
ë nenit 24/a të ligjit nr 9643
dat
ë 20.11.2006 “Për
Prokurimin Publik”, njofton anulimin e procedurës s
ë prokurimit “Procedurë e Hapur, me objekt “Sistemim-Asfaltim i rrugës
Allamani, Fush
ë-Krujë”,” me fond
limit 3’358’917 (tre milion
ë e
treqind e pesëdhjetë e tetëmijë e nëntëqind e shtatëmbëdhjetë lek
ë” pa t.v.sh vënë
në dispozicion nga të ardhurat e Bashkisë, për shkakun se në faqen elektronike
te ww.app.gov.al, gjatë fazës së krijimit të dosjes për shkak të mungesës se
fluksit te internetit nuk kaloi procedura si, shpallje e pa përfunduar.

 

SPITALI RAJONAL DURRËS

Anulohet
Tenderi me Objekti i Prokurimit “Blerje Sigurimi i Ndërtesave të Spitalit
Rajonal Durrës”. Autoriteti Kontraktor pasi mori dijeni mbi publikimin dhe
hyrjen ne fuqi të VKM Nr. 807 Datë 16.11.2016 “Për menaxhimin e Angazhimeve
Buxhetore “dhe evidentoi se procedura e publikuar me date 18.11.2016 bie në
kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave, Spitali Rajonal Durrës
vendos të anulojë procedurën.