‘’Ja si u fut thikën pas shpine një besëprerë studentëve”, zbulohet sms-ja flagrante

698
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes postimit të një bisede në whatsup midis studentëve të mjekësisë, thotë se në mesin e tyre ndodhet një besëprerë.

Në mesazhe duket se një prej tyre ka komunikuar veçmas me kryeministrin Rama, dhe është propozuar të ketë një takim në fakultet me pjesëmarrjen e 250 deri në 300 studentëve.

“Ja si u fut thiken mbas shpine nje besprere studenteve te mjeksise! Sb”, shkruan Berisha bashkëngjitur fotos.

Kujtojmë se protestës së studentëve gjatë ditës së sotme u janë bashkuar dhe qytetarë të ndryshëm, të cilët shprehen se qeveria duhet të japë zgjidhje për të rinjtë, dhe të mos i hedhë dru zjarrit.

Gjatë ditës së nesërme pritet që të ketë një protestë edhe më massive, ndërsa studentët kanë bërë thirrje që ti bashkohen qytetarët, po jo përfaqësuesit e partive politike.

‘’Të na plotësohen kërkesat dhe ne do kthehemi në auditore”, kjo është këmbëngulja e studentëve, që ka ndeshur në rezistencën e qeverisë Rama.