Ja si po na vjedh qeveria miliona euro me një të rënë të lapsit

2723
Sigal

Regjisori i njohur Kastriot Çipi, zbardh skemën e koncesionit të licencimit të makinave me gaz

Tirana është një nga kryeqytetet, jo vetëm në Rajon, por edhe më gjerë, që ka mjedisin më të ndotur, sa në atmosferë, në ditë të zakonshme, krijohet një smog me grimca trupëzash, të cilat janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Ky smog shkaktohet nga ndotja e mjedisit nga gazrat dhe tymrat e përdorimit të karburëve nga automjetet, të cilat janë shtuar dhe nuk kontrollohen, të cilat qarkullojnë nëpër rrugët e kryeqytetit. Shkak tjetër është edhe betonizimi maksimal i territorit të kryeqytetit dhe mungesa e hapësirës së gjelbër.

Politikat favorizuese të uljes së ndotjes së mjedisit nuk zbatohen në Tiranë

Regjisori Kastriot Çipi, ka publikuar (siç e cilëson vetë regjisori) “vjedhjen e radhës” që po u bën qeveria, kësaj here atyre që përdorin automjete me gaz. Regjisori Çipi sjell si shembuj shtetasit në vende të tjerë, të cilët, nëse përdorin makina me gaz, që kanë më pak ndotje, favorizohen jo pak nga shtetet respektive, duke u ulur taksat, çmimet e lejeve të qarkullimit të tyre etj. Ndërsa në Shqipëri, shkruan regjisori Çipi ka ndodhur krejt e kundërta me ardhjen e Rilindjes.

Denoncimi. Koncesioni që rriti tarifat për makinat që përdorin gaz

Regjisori Çipi shkruan se si bëhet abuzimi me koncesionin në dëm të përdoruesve të makinave me gaz. Përveç rritjes së çmimi të gazit, qeveria Rama ka dhënë më koncesion licencimin e makinave me gaz te kompania private “Shpresa.al” dhe, për pasojë, ai dhe gjithë ata që kanë makina me gaz duhet të paguajnë tarifa shtesë. Kjo tarifë shtesë çon në arkën e qeverisë 12 milionë euro me një të rënë të lapsit.

Denoncimi i regjisorit Çipi

-Në të gjithë botën, ata që përdorin makina me gaz (LPG) janë të favorizuar në taksa, sepse shkaktojnë më pak ndotje në mjedis, se sa ata që përdorin mjete me naftë apo benzine. Nga Australia, deri në Angli, kur ti vendos ta konvertosh makinën tënde me benzinë, në makinë me gaz, ke një lehtësim të përkohshëm, plus nga taksat, që ti të mos e ndjesh koston e instalimit të impiantit të gazit. Kam 10 vjet që përdor makinë me gaz. Kështu e bleva. Kështu kishte ardhur nga Italia. Asnjë lehtësim nuk kam marrë në taksat vjetore nga qeveria jonë. Kur impianti i parë u vjetërua, e zëvendësova me një të ri. Sërish nuk mora asnjë lehtësim nga taksat. Në mandatin e parë, “Rilindja” rriti akcizën e gazit, duke e trajtuar njësoj si benzinën. Si pasojë, u rrit çmimi i gazit. Në mandatin e dytë, “Rilindja” e ka dhënë me koncesion te Shpresa.al licencimin e makinave me gaz dhe për këtë shërbim, unë duhet të paguaj sot plus 10 mijë lekë! Jo vetëm kaq! Por, nëse e ke bërë instalimin përpara hyrjes në fuqi të këtij koncesioni, duhet të paguash 15 mijë lekë! Ndërkohë, që unë kam 10 vjet që e përdor këtë makinë, pra edhe kaloj çdo vit kontrollin teknik dhe askush nuk më ka thënë deri sot se jam i detyruar ta shënoj në lejen e qarkullimit. E kuptoni sa lehtë dhe sa paturpësisht vjedh “Rilindja”? Me një të rënë të lapsit, qindra mijë pronarë makinash me gaz do të paguajnë sot “penalitet” 5 mijë lekë, sepse e kanë blerë makinën me impiant gazi, ose e kanë instaluar atë para hyrjes në fuqi të këtij koncesioni! Nëse janë 100 mijë makina me gaz, brenda vitit “Rilindja” do të vjedhë 4 milionë euro neto si “penalitet”, pa llogaritur 8 milionë eurot e tarifës bazë për certifikimin, asaj që do ta paguajë edhe kushdo tjetër, që e bën instalimin nga e para sot! Dhe thonë se s’kanë para për të restauruar teatrin!” – shkruan regjisori Kastriot Çipi në rrjet social.