Ja si përmbytet kultura e Vlorës…

487
Sigal

 

Nga  Ergys ALUSHI

 

Sa herë përmbytet qyteti i Vlorës, përmbyten edhe institucione të kulturës
në qytet.
Më të përmbyturat janë biblioteka “Shefqet Musaraj” dhe Muzeu Etnografik i
qytetit, ku ruhet trashëgimia kulturore e rrethit të Vlorës. Ujërat që
vërshojnë nga lagjet e rrugë të qytetit, përfshi edhe ujërat e zeza, përmbytin
edhe katet e para të dy institucioneve më të rëndësishme kulturore në qytet,
duke krijuar dëme të ndryshme. Kështu në bibliotekë, nga përmbytja e katit të
parë dolën jashtë përdorimit me qindra libra, kryesisht për fëmijë, që ishin
një pjesë e rëndësishme në fondin e kësaj biblioteke. Në Muzeun Etnografik
përmbytja e katit të parë, krijon dëme në materialet e shumta të trashëgimisë
popullore të krahinave të Vlorës, dëme të cilat nëse përsëriten ndikojnë në
dëmtimin përfundimtar të tyre duke patur parasysh që janë objekte të vjetra. Në
çdo përmbytje, janë punonjësit e institucioneve përkatëse, të cilët kryejnë
pastrimin dhe normalizimin provizor të situatës, pasi me shirat e radhës do të
ndodhë përmbytja e radhës dhe për pasojë, përmbytja e radhës. Megjithëse është
një situatë e përsëritur dhe me gjithë kërkesat për ndihmë e ndërhyrje të
punonjësve, nga ana e Drejtorit të Kulturës që është njëkohësisht dhe Drejtor i
Teatrit dhe Kryetar i “Kryqit të Kuq”, zoti Dhimitraq Furxhi, nuk ka asnjë
reagim dhe asnjë bashkëpunim nga ana e tij. Drejtori, pjesën më të madhe të
muajit e kalon në Tiranë, ku edhe banon familja e tij, duke mos e pasur mendjen
tek ndërhyrja që duhet bërë për të shpëtuar njëherë e mirë institucionet e
kulturës nga përmbytja. Pakënaqësisë së punonjësve për kushtet e punës së tyre
në ditët e përmbytjeve, Drejtori ju përgjigjet duke i kërcënuar me heqje nga
puna dhe se “jam kunati i Ministres së Kulturës, ndaj nuk më heq askush nga
puna”.