Ja si ndahen deputetët e LSI-së në komisionet parlamentare

Ditën e sotme në orën 18:00 kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi pritet të mbledhë krerët e grupeve parlamentare për të vendosur mbi drejtimin e komisioneve.

Po sot Lëvizja Socialiste për Integrim caktoi emrat e deputetëve në komisionet respektive.

Kështu kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të jenë anëtare e Komisionit të Jashtëm.

Petrit Vasili do të drejtojë komisionin e Shëndetësisë, ndërsa deputetët Vangjel Tavo dhe Floida Kërpaçi do jenë anëtarë të këtij komisioni.

Në komisionin e Ekonomisë, përfaqësues të LSI do të jenë deputetët Edmond Haxhinasto, Përparim Saphiu dhe Gledion Rehovica.

Endrit Brahimllari do të jetë pjesë e Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj janë vendosur në komisionin e Arsimit.