Ja si e pasqyruan mediat ndërkombëtare protestën e opozitës

50
Protesta që u organizua sot nga Partia Demokratike është pasqyruar dhe nga mediat ndërkombëtare. Ata shkruajnë se si mbështetësit e opozitës bllokuan 5 kryqëzimet kombëtare për rreth një orë. Artikujt vënë theksin tek fakti se kjo protestë u mbajt pasi opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike para se të zhvillohen zgjedhjet. Agjencia “Rojter” shkruan se “mbështetësit e Partisë Demokratike dhe të opozitës në Shqipëri bllokuan disa rrugë kryesore të hënën për një orë duke përshkallëzuar protestën e tyre dy-mujore për një qeveri teknike, për të mbikqyrur zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit”. Mediat pasyqrojnë edhe deklaratën e kryetarit të PD Lulzim Basha se protesta ishte kundër trafikut të drogës, krimit, trafikut të votave, kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Sipas mediave kjo protestë i ka paraprirë edhe ardhjes së negociatorëve të Parlamentit Evropian në Tiranë. Ata do të përpiqen për të ndërmjetësuar partitë kryesore në vend. Opozita nga ana e saj nuk pranon të negociojë nëse Rama nese nuk jep dorëheqje për ti hapur rrugën qeverisë teknike.