Ja si do të gjurmohen paratë e vjedhura nga Rama/ Basha zbardh skemën

609
Sigal

Lulzim Basha, kryetar i PD-së, u shpreh pas dëshmisë së dhënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me çështjen e parave të Toyota Yaris se morali i vetëm i Edi Ramës është paraja.

“Çdo qindarkë e vjedhur, do të gjurmohet nga qeveria e PD

Edi Rama është një hajdut psiqik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdo kënd.

Ne do ta ndalim. Ne do të ndjekim dhe gjurmojmë çdo qindarkë që Edi Rama dhe kriminelet po mundohen të futin në ekonomi.

Çdo koncesion, çdo ndërtim, çdo kontratë do të gjurmohet për çdo qindarke, si për ata që e kanë dhënë edhe ata që e kanë marrë.

Lufta kundër pastrimit të parave do jetë prioritet kombëtar”, tha Basha.