Ja si do të emërohen 323 administratorët e njësive vendore dhe drejtorët e bashkive të reja

677
Nesër më 7 korrik 2015 bllokohen të gjitha llogaritë bankare e financiare të të gjitha njësive vendore, të cilat do të shkrihen, sipas reformës së re torritorialo-administrative, sipas urdhëresës së ministrit të Financave. Kjo do të thotë, që e gjithë administrata njësive vendore që nesër, do të jetë e papunë. 4.500 janë këshilltarët e njësive vendore që nuk do të marrin më rrogë, që nga 7 korriku. Duke filluar nga data 1 gusht, bashkitë e reja do të jenë në gjendje të vazhdojnë aktivitetin financiar normalisht, ndërkohë që do të duhet të veprojnë shpejt për të miratuar strukturën tranzitore, paketën fiskale tranzitore, buxhetin tranzitor, ndihmën ekonomike. Gjithashtu janë edhe 323 ishkryetarë komunash, si edhe mbi 1.000 nëpunës të tjerë, sikurse sekretarë të komunave dhe shoferë të kryetarëve të komunave. Pra afërsisht mbi 6.000 nëpunës të njësive vendore do të mbeten pa punë, duke i kursyer kështu buxhetit të shtetit një fond të rëndësishëmtë shpenzimve, i cili ishte edhe qëllimi kryesor i zbatimit të reformës së re territorial-administrative. Ndërsa me riorganizimin e ri të bashkive të reja, të ndërtimit të njësive të reja administrative brenda bashkive, që do të jenë në konturet e ishkomunave dhe njësive bashkiake, do të kemi edhe lëvizje të tjera të nëpunësve, që do të thotë largimin e shumë nëpunësve të deritanishëm në bashki dhe punësimin e të tjerëve në vend të tyre, por kjo do të bëhet brenda numrit aktual të nëpunësve, duke mos përjashtuar qe të shkurtohet edhe numri i administratës edhe për ato bashki që do të rindërtohen nga e para. 
Kryetarët e këshillave bashkiakë, zgjidhen sipas votave që kanë marrë partitë
Megjithëse APPD ka fituar 15 bashki për kryebashkiakë, vetëm në bashkitë e Shkodrës dhe të Vaut të Dejës, koalicioni i Djathtë APPD do të ketë shumicën në këshillat bashkiakë, pra që do të ketë mundësinë që të zgjedhjë edhe kryetarin e Këshillit Bashkiak. Në 13 bashki të tjera, kryebashkiaku do të jetë i ASHE, domethënë i koalicionit të Majtë. Në këto raste, kryetari i Këshillit Bashkiak, do të zgjidhet në varësi të votave që kanë marrë PS dhe LSI në këto bashki. Në ato bashki, ku ka dalë forca e parë LSI në numrin e votave, por në numër të barabartë të mandateve për këshilltarë, sikurse në 7 bashki, si në Devoll, Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Gramsh, Kurbin, Mirditë, atëhere, kryetari I Këshillit Bashkiak do të zgjidhet nga këshilltarët e LSI. Ndërsa në 12 bashki të tjera ku LSI ka dalë forcë e para, edhe kryetari i Këshillit Bashkiak do të zgjidhet nga këshilltarët e LSI, pavarësisht se cili është kryebashkiaku, qoftë nga PS, qoftë edhe nga PD, siç është rasti në Kamëz, dhe në Mirditë. 
323 administratorë të rinj do të emërohen
Megjithëse komunat do të shkrihen, sipas ligjit të ri që u miratua para zgjedhjeve, “Për funksionimin e Pushtetit Vendor”, në vend të tyre do të ndërtohen njësi të quajtura Njësi administrative, të cilat do të drejtohen nga administrator që do të emërohen nga kryebashkiaku i ri. Pra, 61 kryebashkiakët e rinj do të emërojnë këto ditë 323 adnimistratorë të rinj në bashkitë e tyre. Po kështu, edhe numri i nënkryetarëve të bashkisë, sërish do të jetë në raport me marrëveshjen që do bëjnë partitë brenda koalicionit. Numri i njësive të reja administrative nëpër bashkitë do të jetë në varësi të numrit që ishin komunat, të cilat janë përfshirë në bashkinë e re. Por, kryebashkiakët e rinj do të emërojnë 323 administratorë të rinj në varësi edhe me përqindjet e votave që kanë marrë partitë brenda koalicionit. Pra, kryebashkiaku i ri, nuk do të ketë të drejtën ekskluzive të zgjedhë vetëm ai ose partia që ai përfaqëson adminitratorët e njësive që ka në bashki, por ata do të emërohen sipas marrëveshjes që do bëjnë partitë brenda koalicionit përkatës. Madje, kryebashkiaku edhe drejtorët e bashkisë do t’i emërojë sërish sipas raportit të votave që kanë marrë partitë e koalicionit për këshillat bashkiakë. Dhe jo vetëm kaq. Edhe nëpunësit e administaratës në 45 bashkitë ku ka fituar ASHE, do të emërohen sipas votave që kanë marrë partitë e mëdha PS, LSI, PDIU, etj për këshillat bashkiakë. Ndaj, për këtë partitë punojnë në prapaskenë për të përcaktuar raportet e numrit të përfaqësimit të tyre në administratën e re bashkiake, në çdo shkallë përfaqësimi. 
Bashkitë ku LSI do të ketë kryetarin e Këshillit Bashkiak
PËRMËT
LSI 4
PS 2 
MEMALIAJ
LSI 7
PS 5
KËLCYRË
LSI 3
PS 1
DROPULL
LSI 10
PS 3
KRUJË
LSI 6
PS 5
SKRAPAR 
LSI 10
PS 3
DELVINË 
LSI 4
PS 3
VORË
LSI 6
PS 3
KAMËZ 
LSI 9
PS 8
PUKË
LSI 3 
PS 1
MALËSI E MADHE
LSI 5
PS 4
FUSHË ARRËZ
LSI 2
PS 1
MIRDITË
LSI 2 
PS 2
KURBIN
PS 7
LSI 7
GRAMSH 
LSI 2
PS 2
RROGOZHINA
PS 5 
LSI 5
TROPOJË
PS 2 
LSI 2 
KUKËS
PS 2
LSI 2 
DEVOLL
LSI 4
PS 4
Sigal