Ja si bllokohen hetimet e skandalit të marrje-dhënies së tokës naftëshfrytëzuese nga njerëzit pranë qeverisë

638
Sigal

Petraq BARJAMI

Bllokojnë hetimet e skandalit të marrje-dhënies së tokës naftëshfrytëzuese

Historia e një afere e njerëzve pranë qeverisë me tokat që shfrytëzon Bankers Petroleum

Një politikan i njohur dhe karizmatik në Shqipëri, dyshohet se ka influencuar mbylljen e auditimeve dhe të hetimit në prokurori të një dosje të dhënies fiktive me qira të pronave për interes të koorporatës Bankers Petroleum. Një burim i mirinformuar në institucionet e sigurisë i tha Hashtag.al se afera ka përfshirë disa zyrtarë të lartë të ministrisë së Ekonomisë në vitet 2016-2017.

Ministria jep me qira të ulët, tokat që, javë më vonë do shfrytëzonte Benkers Petroleum

Sipas burimit kjo ministri ka dhënë në vitin 2015 disa toka me qira në favor të kompanisë ‘Adriatik 2015’, por pak javë më vonë, kompania qiramarrëse ‘Adriatik 2015’ ia ka kaluar për përdorim këto toka koorporatës ‘Bankers Petroleum’ me një çmim shumëfish më të lartë. “Skema është primitive dhe banale. Dikush ka ditur planin e zhvillimit të Bankers Petroleum dhe trojet ku ata do shtrinin aktivitetin naftënxjerrës.

Kompania “ qiramarrëse dhe qiradhënëse “Adriatik 2015” pa aktivitet ekonomik

Ndoshta është dhe informacion i dalë nga vet Bankers. Këto toka ka shkuar dhe i ka marrë me qira (fjala vjen me 1 lekë) kompania ‘Adriatik-2015’, ndërsa pak javë më vonë, kjo kompani ja ka kaluar në përdorim koorporatës ‘Bankers Petroleum’ me një vlerë disa fish më të lartë, fjala vjen me 12 lekë”, – tha burimi.

Institucionet e specializuara audituese kanë hetuar, por bllokohen me urdhër nga …lart

Sipas të njëjtit burim pasi kanë rënë në gjurmë të skemës, institucionet audituese të vendit kanë ngecur me procedurën për shkak të ndërhyrjeve, ndërsa një procedim penal i nisur në prokurori në vitin 2017 u pezullua gjithashtu.

Fitime marramendëse nga qiraja: 600 – 700. 000 në vit

Nga një verifikim elementar i bilanceve të kompanisë ‘Adriatik-215’ rezulton se kjo kompani ka deklaruar një fitim neto prej afro 600 mijë dollarë për vitin 2016 dhe një fitim neto prej 610 mijë dollarë për vitin 2017. Kjo kompani nuk ka deklaruar asnjë aktivitet tjetër përveç qiradhënies. Ndërsa pronarë të kompanisë (në letra) rezultojnë disa individë anonimë nga Fieri dhe Lushnja. Në vitin 2017 kompania ka pezulluar aktivitetin, ndërsa pezullimi përkon dhe me periudhën, kur ndaj kësaj kompanie po zhvilloheshin hetimet në prokurori.

Në hetime, e përfshirë edhe ish-ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi

Hetimet kanë përfshirë asokohe ish-ministren e Ekonomisë Milva Ekonomi si dhe ish-drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse Ergys Qirici, ky i fundit është lidhje familjare, por dhe lidhje e ngushtë miqësore e disa figurave me pushtet politik në Partinë Socialiste.

Naftëtarët: Të zbatohet statusi dhe kushtet e punës

Në ditën botërore të punës së denjë, dhjetëra naftëtarë, të cilët morën pjesë në një takim të organizuar në qytetin e Patosit nga Sindikata e Naftëtarëve Shqiptarë, ngritën një sërë problematikash. Mos zbatimi i statusit të naftëtarit, kushtet e punës dhe pagat ishin disa nga pikat kryesore, ku naftëtarët janë ndalur, duke thënë se shumë janë premtuar, por që ende nuk është bërë asgjë. Duke u ndalur për statusin e naftëtarëve dhe zbatimin e pjesshëm të tij, kryetari i sindikatës së naftëtarëve shqiptare, Kosta Kina është shprehur se, edhe pse ka një vit e gjysmë që ky status është miratuar ende nuk po gjen zbatim. Në Ditën Botërore të Punës së Denjë Konfederata Botërore e Sindikatave kërkon nga të gjitha sindikatat diskutimin problematikave, por edhe të arritjeve të deritanishme.