Ja sa pagoi Rama në 2012 për një foto me Obamën

438
Një biznesmen shqiptar në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pranuar se kishte dhuruar 80 mijë dollarë për fushatën e Presidentit amerikan Barack Obama në vitin 2012. Kështu shkruan ‘Reuters’, e cila sqaron se shqiptaro-amerikani Bilal Shehu së bashku me të shoqen kishte siguruar dy bileta për një mbledhje fondesh në San Francisco. Njëra prej tyre është përdorur nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, në atë kohë kreu i opozitës.
Në tetor 2012, Edi Rama u fotografua me Presidentin Obama dhe është pikërisht kjo foto që u propagandua në atë kohë si një marrëdhënie e mirë me kreun e Shtëpisë së Bardhë gjatë zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, që e sollën Ramën në pushtet. Bilal Shehu pranoi se në fund të shtatorit 2012 mori një transfertë prej 80 mijë Dollarë nga një burim i huaj me qëllim që të siguronte fonde për fushatën e Obamës. Biznesmeni shqiptaro-amerikan e ka pranuar vetë në Gjykatë këtë ngjarje dhe rrezikon një dënim deri në 5 vite burg dhe një gjobë prej 250 mijë Dollarë. Vendimi pritet që të jepet më 5 tetor.
Sigal