Ja sa deputetë merr koalicioni Rama-Meta

50

Fillon etapa e presioneve të PD-së ndaj LSI për ti detyruar të japin dorëheqjen

Aleanca e re e Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Intergrim, pritet të ndërtojë raporte të reja në konfigurimin parlamentar. Në këtë mënyrë, PS merr 66 deputetë, duke futur në listat rozë, sipas marrëveshjes paraprake edhe 3 emra të Lëvizjes Socialaiste për Integrim. Nga ana tjetër, LSI po përgatitet të marrë 5 deputetë të tjerë, të cilët së bashku me treshen  e listave të socialistëve do të përbëjnë 8 deputetë, ose edhe më shumë.  Ky kombinim i ri priotet t’i shtojë koalicionit të majtë edhe dis amandate të tjera. Sipas përllogaritjeve të sakta bashkimi i PS me LSI i shton disa mandate të majtës. Kjo sipas llogaritjes së bashkimit të PS-së, me LSI-në, si dhe bashkimit të votave në 1 koalicion të vetëm në zgjedhjet e 23 Qershorit. Për të nxjerrë rezultataet e prithsme mund të hulumtojmë përreth rezulattaeve të fun fundit. Kështu, koalicioni PS-LSI, në zgjedhjet e fundit mori, PS 66 deputetë dhe LSI  4 deputetë Në këto zgjedhje parashikohet se ky bashkim në bazë të votave të mbetura nga PS-ja dhe atyre të LSI-së, e cila nuk arriti dot pragun për të marrë këta deputetë por që kjo aleance i bashkon dhe i mundëson marrjen e tyre.

 Tabela, si do ndahen mandatet më 23 qesrshor

 1 Në Tiranë koalicioni  merr 15 mandate

2-Në Berat koalicioni PS-LSI merr edhe 1deputet më shumë

3-Në Vlorë koalicioni i merr mandatin Dules dhe e përfiton LSI-ja

4-Ne Elbasan  Koalicioni PS-LSI merr 1 deputet me shume

5-Ne Durrës koalicioni PS-LSI ruan mandatin që ka LSI-ja

6-Ne Fier  ,ruhen te njejtat raporte dhe te njejtet deputete

7-Ne Peshkopi  Koalicioni PS-LSI mer 1 deputet me shume

8-Ne Shkoder  Koalicioni PS-LSI ruan 4 mandatet

9-Në Lezhe Ky koalicion  humbet 1 mandat

10-Në Gjirokastër I ruan 3 deputetët

11-Në Koorëë koalicioni ruan të njëjtat mandate

12- Në Kukës PS –LSI nuk merr më shumë se 1 mandat që ka

Përfundimisht ky koalicion  i majtë konkludon në këtë mënyrë: PS merr 63 deputetë + 3 deputetë të LSI në listat e PS-së, bëhën 66 deputetë, në Gjirokastër, Elbasan, Tiranë, përkatsisht,  Tavo, Haxhinasto dhe Vasili. Ndërsa LSI merr  1 deputet në Berat,1 në Fier, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Durrës

Përfundimisht ky koalicion merr 66 madate nga PS-ja dhe 5 LSI-ja. Këto përbëjnë shifrën prej 71 mandatesh që përbëjnë shumicën e të majtëve. Pa llogaritur këtu mundësiën e daljes s ë Polit të Tretë. Nëse do kemi vërtetë një pol të tretë, atëhërë do kemi të tjera  raporte  dhe përfitime deputetësh. Sipas llogarive Poli i Tretë nëse krijohet, do të përfitojë një, apo dy deputetë në Tiranë.

Largimet nga puna

Lufta e nervave të forta po zhvillohet ndërmjet drejtuesve të digastereve kryesore dhe përfaqësuesve të LSI-së, të cilëve u bëhet presion për të dhënë dorëheqjen. Ndërkaq, hakmarrja e demokratëve ka nisur ndaj drejtuesve të lartë të LSI-së por edhe ndaj, asaj pjese të administratës civile që konsiderohet si kontigjent i ekipit politik të ministrit. Kjo bëhet duke i thirur direkt, ose duke i bërë presion për dorëheqje. Kështu i pari ka dhënë dorëheqjen drejtori i Politikave në Ministrinë e shëndetësisë. Përveç tij, është kërkuara dorëheqja e ministrisë s ë Eknomisë, i cili ëhstë ëedhe një i afërt i kryetarit të LSI-së, Ilir Meta. Ndërsa, sekretari i prefekturës së Vlorës, Kasem Cenaj, dje në mbrëmje ka deklaruar dorëheqjen përë shkak ët presioneve të shumta.

 Nard Ndoka: Alternativa e Djathtë do fitojë

Alternativa e djathtë do të jetë fituese edhe këtë radhë. Kjo, sepse integrimi i vendit tonë dhe reformat qeverissëse duhet të vazhdojnë pa ndërrprerje. Dhe votuesit shqiptarë e din çfare mirë se çfarë diferencash pozitive ka jetea e tyre në fund të këtij mandati, në raport me disa vite më parë. Mendoj, se llogaritë apo sondhezt e bëra nuk jan gjëj kryesore. E rëndëshishme është që ne të tërheqim rreth vetes të rinjtë, por edhe ata që deri më tani janë quajtur “ende të pavendosur”

 Petro Koçi: Elektorati i majtë triumfues

Negociatat me Partinë Socialiste nuk janë mbyllur ende dhe akoma nuk është vendosur renditja e grupimeve politike përë zgjedghjete 23 qershorit. Jam i bindur se e Majta do të fitojë sepse jo vetëm që ka më shumë mbështetës, por ka edhe alternativën më ëtë mirë përë të ardhemn e vendit tonë. Në shumicën e zonave apo qarqeve ne kemi superioritet mbi të djathtët.

 Dashamir Shehi: Kjo është garë

Ne jemi futur në garë për të fituar dhe padyshim kemi bërë llogaritë tona për fitoren. Natyrisht, e djathta pas 8 vjetësh në pushtet mund të ketë mdonjë lloj konsumimi, por alternativat janë të qarta dhe synimi është integrimi dhe rritja e mirëqenies së njerëzve. Të gjithë janë të lirë të bëjnë llogarira, madje edhe siondazhe, por rezultatai varet vetëm nga vota e shqiptarëve.

 Ekrem Spahia: Po përgatitemi për fitore

Koalicioni ynë mendon vetëm për alternativën e fitores. Dhe nuk ka asnjë diskutim tjetër. Ne po marrim të gjitha masat për të maksimalizuar numrin më të lartë të votave.

 Adriatik Alimadhi: Në 8 vjet ka ecuri

Qeverisja e djathtë ka treguar në këto tetë vjet se shumë gjëra që më parë konsideroheshin si ëndrra, tani janë kthyer në realitet.  Kështu për shembull, hyrja në NATO është bërë realitet, ndërkohë që heqja e vizave është një sukses. Llogartitë dalin sipas preferencave të atyre që i bëjnë, ndërsa vota e shqiptarëve do të nxjerrë si fitues të djathtën.

 Artur Roshi: Kemi diferencë ndaj të majtëve

Alterntaiva e djathtë është rruga e natyrshme e Shqipërisë drejt Europës. Të gjithë e dimë se çfarë pasojash ka pasur shqipëria nga qeverisja diktatoriale e komunistëve nga viti 1944 deri në vitin 1990. Sepse në këto vite shqiptarëve iu mohua prona, iu mohua fjala e lirë, si edhe lëvizja e lirë, e deri te gjërat më të thjeshta. Kurse në këto vite të gjithë e kemi parë ndryshimin me sytë tanë.