Ja projektligjet që do të diskutohen sot në Kuvend

383
Sigal

Ashtu siç u paralajmërua nga kreu i opozitës, Lulzim Basha se PD do denoncoj keqeverisjen në Kuvend, pritet që seanca e sotme plenare të përfshihet nga debate mes palëve. Ndërkohë në rend ditë janë disa projektligje, si ai për “Për falimentimin”, që synon të caktojë rregulla të detyrueshme dhe të barabarta, si dhe të lehtësojë zgjidhjen dhe shlyerjen e detyrimeve të debitorit brenda ose jashtë procedurës së falimentimit.

Kjo është dhe arsyeja, qe pr/ligji në fjalë shoqërohet dhe me ndryshime në Kodin Civil dhe ne Kodin e Procedurës Civile, që gjithashtu janë pjesë e axhendës se séancës së sotme. Në punimet e parlamentit përfshihet gjithashtu dhe një shtesë në ligjin “Per organizimin dhe funksionimin e Sherbimit to Permbarimit Gjyqesor”, si dhe disa ndryshime në ligjin “Per sherbimin permbarimor gjyqesor privat”.

Projektligji “Per mbrojtjen e bimeve” dhe ai “Per prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre”, pjesë e përafrimit me legjislacionin e BE-së, janë dy draftet e tjera që i propozohen seances parlamentare të radhës.