Ja pasuritë e disa shtetarëve, që po “kacafyten egërsisht” në farsën e inskenuar për mos… dekriminalizimin!

54
Prej 1 jave është vënë në “skenë” (në parlament) komedia “anti-krim”, luajtur në mënyrë qesharake nga politikanët, shtetarët e ish-shtetarët shqiptarë, gjoja për të pastruar politikën dhe shtetin nga politikanët dhe shtetarët (veten) që janë pjesë drejtuese, shërbyese ose strukturë aktive e botës së krimit, prej “burimeve” të të cilit kanë krijuar pasuri private gjigande në vlerë fizike e bankare për 30 breza! Çudia qëndron në faktin, se beteja për dekriminalizimin e politikës e të shtetit shqiptar, ka si “aktorë”, pra si ideologë, vendim-marrës e ligjvënës, pikërisht politikanët dhe shtetarët që akuzojnë njeri-tjetrin për krime e korrupsion, afro 80% e të cilëve, sipas “skedave” të drejtësisë, por edhe të atyre pasurive “thërrime” që deklarojnë, rezultojnë të lidhur realisht me krimin si drejtues, mbështetës, përfitues, financues, mbrojtës e fshehës të tij. Të dy krahët politikë, të mbushur me ekzemplarë të lidhur me krimin, po bëjnë sikur “kacafyten egërsisht” me njëri-tjetrin në emër të luftës për… dekriminalizimin! Këtë “teatër” banal, poltikanët dhe shtetarët shqiptarë, po vazhdojnë ta bëjnë “pa u skuqur e pa u zverdhur”, si një lojë në vazhdim të “zakonit dhe zanatit” të tyre demagogjik 25 vjeçar, të realizuar mjeshtërisht përballë shqiptarëve e ndërkombëtarëve. Me propagandë false e me ligj dekriminalizimi selektiv klientelist, për të mbajtur në politikë, parlament e në funksione shtetërore të çdo niveli veten, miqtë, shokët, familjarët dhe ortakët në bizneset e kriminalizuar dhe bosët e krimit, shtetarët që na kanë futur e po na torturojnë prej 25 vitesh nën “morsën” e tranzicionit masakrues, po inskenojnë shoun e radhës, për gjoja “dekriminalizim” të shtetit, dmth të… vehtes së tyre! Shtrohet pyetja: A po flitet për dekriminalizim të shtetit e politikës? Përse nuk po flitet me emra e krime të kryera prej tyre dhe nxirren nga strukturat shtetërore dhe jeta politike?! Ndërsa nga ndërkombëtarët, sidomos nga SHBA po kërkohet një pastrim urgjent e total i politikës dhe shtetit nga politikanë, deputetë, ministra, drejtorë, kryepolicë, drejtues e të zgjedhur lokalë të inkriminuar, nga “sarajet” e politikës dhe brenda në “odën” e parlamentit shqiptar, palët politike bëjnë “teatër” me akuza të ndërsjella e konkrete për lidhje me krimin ekonomik, për vjedhje koncesionesh, tokash, lagunash, plazhesh, trojesh në bregdet, për licenca turistike, për jahte luksoze, për lidhje me personazhe të botës së krimit, për copëtim trojesh kombëtare, për prodhim e trafikim droge, për trafiqe prostitucioni, armësh, makinash, për monopole nafte, ushqimesh, për tenderë energjie, për leje ndërtimi e deri trafik organesh njerëzore, madje edhe akuza për fshatra bregdetar turistikë, ku “rastësisht” të gjithë… janë banorë e komshinj në fshatrat turistikë, si pronarë kompleksesh e rezidencash private luksoze! Gazeta “Telegraf”, për të denoncuar farsën politike-shtetërore të “dekriminalizimit”, në vijim të bashkëpunimit të frytshëm me Portalin investigues “Spending Data Albania”, po publikon sot pasuritë e deklaruara të disa politikanëve, ish-shtetarëve, shtetarëve aktualë dhe deputetëve të mazhorancës e opozitës, të cilët sidomos prej 1 jave, po bëjnë sikur po “kacafyten egërsisht” me njeri-tjetrin, në emër të “dekriminalizimit” të parlamentit, qeverisë, pushtetit e politikës… 
Ja pasuritë e disa shtetarëve, që po “kacafyten egërsisht” për… dekriminalizimin!
Edi Rama, Kryeministër
1. Të ardhura nga paga si kryeministër, 2 173 405 lekë.
2. Te ardhura nga honorare te tjera, 161 468 leke.
3. Të ardhura nga vijimi i shitjes së librit “Kurban’, 159 700 lekë.
4. Bashkëshortja, të ardhura nga puna si eksperte, 8 582 342 lekë.
5. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 234 555 lekë.
6. Gjendja cash pakësuar me 645 700 lekë.
7. Kredi në një bankë të nivelit të dytë, vlera e detyrimit financiar të pashlyer, – 72 022 euro, marrë më 22.10.20013, me principal 80 000 euro, afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor ku bashkëshortët detyrohen me nga 50 % të vlerës secili.
8. Bashkëshortja, Lindita Rama gjendja e llogarisë bankare personale, shtuar me 427 546 lekë.
9. Bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare 100 % e një tokë arë me sip. 886.5 m2 Surrel,Tiranë, blerë më 06.02.2014, si rikthim i sipërfaqes së tokës në gjendjen fillestare, tashmë pjesë integrale e tokës ku është ndërtuar godina e banimit, me vlerë400 000 lekë.
10. Bashkëshortja, të ardhura nga qiraja ap. Tiranë, 744 269 lekë.
11. Bashkëshortja, të ardhura nga interesat bankare, 9 642 lekë.
12. Pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera5 422 100 lekë. 
13. Pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë. 
14. Bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie. 
15. Bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 +verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009. 
16. Bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë.
17. Gjendje e datës 10. 09. 2013 në llogari bankare personale në vlerë 2 007 789,3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”. 
18. Cash në vlerën 988 700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale. 
19. Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer – 336 383 lekë , e marrë në datën 12. 05. 2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%. 
20. Detyrim i papaguar subjektit ndërtues të “shtëpisë së banimit në Surrel” me vlerë – 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten. 
21. Detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten. 
22. Bashkëshortja Lindita Rama në cilësinë e bashkëshortes dhe me të drejta të pavarura nga regjimi martesor, zotëron vlerën e dhënë si hua të tretëve prej 70 000 euro, hua pa interes, e papërcaktuar data e huadhënies. 
23. Bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10. 09. 2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare.
————————————————
Sali Berisha, ish-Kryeministër
1. Të ardhura nga paga, shpërblime si deputet, 1 340 716 lekë.
2. Të ardhura nga pensioni i ish-pozicionit të punës, 1 043 420 lekë.
3. Të ardhura nga dieta, 508 191 lekë.
4. Të ardhura nga interesat bankare, 100 342 lekë.
5. Bashkëshortja, të ardhura nga pensioni, 331 435 lekë.
6. Vajza, të ardhura nga paga në Fakultetin e Drejtësisë dhe shpërblime, 1 466 840 lekë.
7. Vajza, të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private, 1 409 400 lekë.
8. Vajza, të të ardhura nga të drejta të autorit, 800 000 lekë.
9. Vajza, të ardhura nga qiratë, 46 776 euro.
10. Vajza, të ardhura nga interesa bankare, 11 508 lekë.
11. Vajza, të ardhura nga Senati 64 800 lekë.
12. Vajza, të ardhura nga honorare, 1 284 euro.
13. Vajza, të ardhura nga honorare 166 730 lekë.
14. Djali, të ardhura nga rroga nga “Albanian Legal Company”, 1 266 628 lekë.
15. Djali, të ardhura nga dividenti nga “Albanian Legal Company”, 954 068 lekë.
16. Djali, të ardhura nga qiraja, 50 350euro.
17. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 167 lekë.
18. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 483 751 lekë.
19. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 337 311 lekë.
20. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 493 504 lekë.
21. Gjendja e llogarisë së përbashkët bankare në bankë të nivelit të dytë, 6 000 euro.
6) Gjendja e llogarisë së përbashkët bankare në bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 18 euro.
22. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3 990 553 lekë.
23. Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 864 294 lekë.
24. Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 25 dollarë.
25. Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 34 dollarë.
26. Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 42 051 euro.
27. Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 713 108 lekë.
28. Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 28 588 euro.
29. Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 5 347 095 lekë.
30. Djali, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 17 673 euro.
31. Djali, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 46 932,75 euro.
32. Djali, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 156 euro.
33. Djali, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 621 719 lekë.
34. Djali, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me – 1 279,66 lekë.
35. Djali, gjendja e llogarisë bankare në një bankë në Suedi, shtuar me 7 300 korona suedeze.
36. Djali, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, 265 983 euro, principali 277 200 euro.
37. Djali, detyrim huaje, detyrimi financiar i pashlyer, 34 222 euro.
38. Djali, detyrim sipas kontratave të qirasë.
——————————————————————–
Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë
1. Paga dhe përfitime si deputet dhe si ministër në vlerën 2 128 278 lekë
2. Bashkëshortja, Gjiknuri paga si drejtuese në vlerën 1 400 000 lekë.
3. Bashkëshortja, të ardhura nga punë artistike dhe krijuese në vlerën 800 000 lekë.
4. Arkëtim në vlerën 600 000 lekë si pasojë e detyrimeve të pashlyera që lindin nga kontrata e shitjes së aksioneve në një shoqëri në vitin 2010.
5. Të ardhura nga shitja e automjetit personal tip Audi 4, me blerje në vitin 2010, në vlerën 5 500 euro.
6. Kredi për shtëpi banimi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi të pashlyer 2 118 600 lekë, principal 5 000 000 lekë, interes 3% në vit.
7. Bashkëshortja zonja Rovena Gjiknuri kredi për blerje automjeti me vlerë detyrimi të pashlyer 4 000 euro, principal 18 200 euro.
8. Detyrime të paguara në vlerën -180 400 lekë për një kredi bankare.
9. Bashkëshortja, detyrime të paguara për një kredi bankare në vlerën -3 500 euro.
————————————————– 
Shkëlqim Cani, Ministër i Financave
1. Të ardhura nga paga si ministër, 1 624 047 lekë.
2. Të ardhura nga dietat në MOF, 2 690 dollarë.
3. Të ardhura nga dietat në FMN, 600 euro.
4. Të ardhura nga interesat bankare, shtuar me 1 073 dollarë, pjesa takuese 50 %.
5. Të ardhura nga interesat bankare, shtuar me 644 euro, pjesa takuese 50 %.
6. Të ardhura nga interesat bankare, shtuar me 537 euro, pjesa takuese 50 %.
7. Bashkëshortja, të ardhura nga paga pranë Inst. Kons. Ekon dhe Juridike, 651 040 lekë.
8. Bashkëshortja, të ardhura nga leksionet pranë Universitetit ‘Marlin Barleti’, 75 600 lekë.
9. Bashkëshortja, të ardhura nga interesat bankare në një bankë në USA, shtuar me 1 992 dollarë.
10. Bashkëshortja, të ardhura nga interesat bankare, shtuar me 1 020 euro.
11. Bashkëshortja, të ardhura nga interesat bankare të një llogarie në emër të nënës, shtuar me 257 dollarë.
12. Bashkëshortja, të ardhura nga interesat bankare të një llogarie në emër të nënës dhe motrës, shtuar me 60 102 lekë.
13. Mbyllja e një depozite të përbashkët me bashkëshorten, në një bankë të nivelit të dytë, 11 060 euro.
14. Gjendja e një llogarie depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 15 060 euro, pjesa takuese 50 %.
15. Të ardhura nga pensioni suplementar si ish-punonjës i Bankës së Shqipërisë, 733 544 lekë.
16. Kredi bankare nga Banka e Shqipërisë, detyrimi i pashlyer, – 2 220 250 lekë.
17. Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi i pashlyer 41 610 euro.
18. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 50 029 lekë.
19. Apartament në Tiranë, me blerje, me sip. 112 m2 në vlerën 21 392 000 lekë, pjesë e regjimit martesor. 
20. Apartament në Tiranë, me blerje, me sip. 142.3 m2 në vlerën 132 000 euro, pjesë e regjimit martesor. 
21. Apartament në Tiranë, me blerje, me sip. 133 m2 në vlerën 6 900 000 lekë, pjesë e regjimit martesor. 
22. Toke are, me blerje, me sip. 600 m2 në vlerën 1 000 000 lekë, pjesë e regjimit martesor.
23. Depozitë në bankë të nivelit të dytë në vlerën 50 326 dollar, pjesë e regjimit martesor. 
24. Depozitë në bankë të nivelit të dytë në vlerën 26 330 euro, pjesë e regjimit martesor. 
25. Depozitë në bankë të nivelit të dytë në vlerën 10 948 euro, pjesë e regjimit martesor. 
26. Depozitë në bankë të nivelit të dytë në vlerën 27 185 euro, pjesë e regjimit martesor. 
27. Llogari rrjedhëse në USA në vlerën 611.25 dollar. 
28. Bashkëshortja zonja Cani Depozitë në bankë të nivelit të dytë në vlerën 15 000 euro. 
29. Bashkëshortja zonja Cani depozitë në USA në vlerën 34 257 dollar. 
30. Bashkëshortja zonja Cani llogari rrjedhëse në USA në vlerën 408 dollar.
31. Veturë tip Benz 220 Avangarde, me blerje, në vlerën 10 000 euro, pjesë e regjimit martesor.
32. Fond suplementar pensioni në vlerën 320 000 lekë.
——————————————————–
Ridvan Bode, ish-Ministër i Financave
1. Të ardhura nga paga dhe shpërblime si deputet, 2 420 823 lekë.
2. Të ardhura nga bonot e thesarit në Bankën e Shqipërisë, 70 000 lekë.
3. Të ardhura nga qiraja, 630 000 lekë.
4. Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, në UT, 1 821 056 lekë.
5. Bashkëshortja, të ardhura nga interesa bonot e thesarit në Bankën e Shqipërisë, 290 000 lekë.
6. Djali, të ardhura nga interesat bonot e thesarit në Bankën e Shqipërisë, 30 000 lekë.
7. Djali, të ardhura nga puna në Balfin shpk Company, 569 480 lekë.
8. Djali, të ardhura nga firma e konsulencës “AVA Consulting”, 1 510 000 lekë, zotëron 50 % të të drejtave.
9. Vajza, të ardhura nga puna në Bankën e Shqipërisë dhe nga ISSH si pagesë për barrëlindje, 939 425 lekë.
10. Vajza, të ardhura nga puna në kompaninë Albchrome shpk, 4 810 000 lekë.
11. Vajza, të ardhura nga firma e konsulencës, “AVA Consulting”, 1 510 000 lekë, zotëron 50 % të të drejtave
12. Posedues, i bonove të thesarit me vlerë 5 290 000 lekë.
13. Djali, Eraldo Bode poseduesi i bonove të thesarit me vlerë 1 980 000 lekë.
14. Bashkëshortja, poseduese e bonove të thesarit me vlerë 8 140 000 lekë.
15. Pronar i një autoveture “Benz”, blerë 1 500 000 lekë.
16. Bashkëshortja, pronare e një autoveture “Citroen”, blerë me leasing 7 632 euro.
17. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 315 362 lekë.
18. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 367 938 lekë.
19. Bashkëshortja, gjendja e llogarive bankare në një bankë të nivelit të dytë, 478 861 lekë.
20. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3 044 705 lekë.
21. Djali, Eraldo Bode, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 39 891 lekë.
22. Detyrim i shlyer për blerje makine, 266 527 lekë.
23. Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i shlyer 4 025 euro, marrë në 2007.
24. Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 453 900 lekë.
25. Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 522 927 lekë.
26. Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 6 000 dollarë.
27. Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4 700 euro.
28. Shpenzime për shkollimin e djalit në Universitetin e Neë York-ut në Tiranë, 5 200 euro.
29. Shpenzime për pushime në Antalia, Turqi, 2 200 euro.
———————————————–
Taulant Balla, deputet
1. Të ardhura nga paga dhe shpërblime si deputet, 2 555 843 lekë.
2. Bashkëshortja, të ardhura nga paga nga kompania “AMC”, 3 975 624 lekë.
3. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 474 732 lekë.
4. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 50 euro.
5. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 258 174 lekë.
6. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 2 929 euro.
7. Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 3 154 502 lekë, marrë në vitin 2006 me afat 20 vjet, normë interesi 3 %.
8. Detyrim huaje ndaj vëllait, 15 000 dollarë.
9. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 181 936 lekë.
10. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 2 686 paund britanikë.
11. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 352 386 lekë.
12. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 7 121 euro.
13. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 15 551 dollarë.
14. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 20 000 euro.
15. Bashkëshortja, gjendja cash 100 000 lekë.
16. Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 20 412 euro, marrë në 2006, me afat 25 vjet, normë interesi 8 %.
—————————————————–
Ilir Beqja, Ministër i Shëndetësisë
1. Të ardhura nga paga, 1 597 000 lekë.
2. Të ardhura nga pjesëmarrja në këshilla administrativë dhe borde, 153 000 lekë.
3. Të ardhura nga shitja e 51 % të kuotave në kompaninë, Intech shpk në 29.08.2013, me vlerë të përgjithshme, 18 360 000 lekë, vlere vjetore 1 000 000 lekë.
4. Bashkëshortja, të ardhura nga puna në bankë, 3 648 000 lekë.
5. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 600 dollarë.
6. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 2 506 euro.
7. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 2 146 euro.
8. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 357 300.
9. Kredi në një bankë të nivelit të dytë, me vlerë detyrimi financiar të pashlyer, – 31 503 euro, e marrë në gusht 2007 me principal 100 000euro, afat shlyerje 10 vjet, interes bazë 5.7 %, për blerje ap. me sip. 205 m2 dhe garazh.
10. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 119 132 lekë.
11. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 267 886 lekë.
12. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një një bankë të nivelit të dytë pakësuar me 6 107 euro.
13. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 250 dollarë.
14. Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 420 dollarë.
——————————————————–
Luçiano Boçi, deputet
1. Të ardhura nga paga si deputet, 2 928 827 lekë.
2. Bashkëshortja, të ardhura nga puna si punonjëse e Këshillit të Qarkut Elbasan, 722 448 lekë.
3. Të ardhura nga shitja e ap. 80 m2 në Elbasan, 3 722 784 lekë.
4. Të ardhura nga shitja e ap. 81.38 m2 në Elbasan, 1 300 000 lekë, pjesa takuese 25 %.
5. Të ardhura nga shitja e garazhit 39 m2, 1 915 660 lekë.
6. Pronar i një toke me sip. 552.9 m2, blerë 181 608 lekë.
7. Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 1 000 000 lekë.
8. Pronar i një autoveture “BMV”, blerë 200 000 lekë.
9. Kartë krediti, detyrimi i shlyer 5 000 euro.
10. Kartë krediti, detyrimi i shlyer, 5 000 euro.
11. Bashkëshortja, pronare me 100 % e një dyqani me sip. 67.39 m2, të përfituar nga ndërtimi në truallin e dhuruar në vitin 2012.
——————————————————————
Oerd Bylykbashi, deputet
1. Të ardhura nga paga dhe dieta si deputet, 2 287 500 lekë.
2. Të ardhura nga dieta dhe honorare, 2 245 euro.
3. Të ardhura nga interesat bankare, 275 000 lekë.
4. Të ardhura nga interesat bankare 1 075 euro.
5. Pronar me 50 % i një ap. banimi + garazh.
6. Pronar i një autoveture “Mercedes Benz”. 
7. Gjendja e llogarisë depozitë bankare, 1 095 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
8. Gjendja e llogarisë bankare, 10 092 euro, pjesa takuese 50 %.
9. Gjendja e llogarisë bankare, 1 019 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
10. Pronar me 50 % i një ap. në Durrës.
11. Gjendja cash, 400 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
12. Gjendja e llogarisë depozitë, 1 500 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
13. Gjendja e llogarisë bankare, 17 000 lekë.
14. Pronar me 50 % i një trualli me sip. 4000 m2, pjesa takuese 2 500 m2, në Durrës.
15. Gjendja e llogarisë depozitë, 40 000 euro, pjesa takuese 50 %.
16. Gjendja e llogarisë bankare 5 772 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
17. Gjendja e llogarisë bankare, 22 030 euro, pjesa takuese 50 %.
18. Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 0 lekë, principali 5 000 000 lekë.
19. Detyrim për blerje ap., detyrimi financiar i shlyer 1 100 000 lekë.
20. Detyrim për blerje trualli, detyrimi financiar i pashlyer 500 000 lekë, principali 500 000 lekë.
21. Detyrim huaje, detyrimi financiar i pashlyer 3 000 000 lekë, principali 4 000 000 lekë.
22. Bashkëshortja, pronare me 50 % e një klinike dentare.
23. Bashkëshortja, pronare e një autoveture “Citroen”.