Ja neni 16, i ligjit, që lejon licencimin e ujësjellësve privatë

478
Çdo person fizik apo juridik, mund te kërkojë dhe të konsiderohet i aftë për licencë ujësjellësi, nëse komisioni vendos, që ai i përmbush kushtet e mëposhtme:

– Aftësi tekniko-profesionale
– Aftësi financiare të nevojshme për të përmbushur funksionet dhe për të plotësuar kushtet e licencës për të cilën po kërkon.
– Përvojën në sektorin e ujësjellës kanalizimeve, të mjaftueshme për të marrë përsipër detyrimet që ka licenca për këtë shërbim
– Të ketë seli të përhershme në Shqipëri dhe një përfaqësues
– Pas aplikimit të bërë dhe pas pagesës së një tarife nga aplikanti, komisioni jep licencën e cila autorizon të licencuarin të ushtroj këto shërbime:

1. Të grumbullojë dhe të trajtojë ujë në impiantet e tij
2. Të shpërndajë (shesë) ujë për konsum publik
3. Të largojë dhe përpunojë ujërat e ndotur
4. Të mos vendos çmime më të larta uji, se çmimet tavan që ka fiksuar ERU
Sigal