Ja ministritë që do të marrë LSI-ja

472
Sigal

Në 5 gusht kryeministri Rama do të shpallë emrat e ministrave të qeverisë së tij

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama, do të shpallë këtë javë emrat e rinj të kabinetit qeverisës, ministra të cilët do të jenë të alternuar dhe me emrat eLSI-së. Burime të PS-së për “Telegraf” sqaruan se pas shpalljes së strukturës së re qeverisëse, në 5 gusht do të jetë momenti kur Rama dhe Meta, do t’i japin dorën e fundit emrave të ministrave të rinj për 16 dikasteret, 3 ministrat pa portofol dhe zv/kryeministrin. Dhe pse shumë emra tashmë të vendosur e të tjerë duke u diskutuar, ajo që po shkon drejt finalizimit, është seLSI-ja do të drejtojë katër ministri, ndërsa do të ketë dhe një ministër pa portofol. Burimet sqaruan se e sigurt është se do jenë ato ministri, ku LSI-ja nuk ka bashkëqeverisur me demokratët, duke lënë të hapur rrugën për ministrinë e Bujqësisë ose të Mbrojtjes, ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Integrimin, ndërsa diskutohet edhe ministria e Drejtësisë. Kabineti i ri qeverisës, do të ketë një numër të lartë të pranisë se femrave për të cilën Rama po kujdeset t’i ketë jo vetëm në sektorët kryesore, por dhe në ministritë pa portofol. Emra të cilët kanë qenë aktive dhe në hartimin e programit qeverisës dhe që kanë kontribuar në sektorë kyçe të saj, po diskutohen të jenë ministrat pranë Ramës në kabinetin e shtatorit. E sigurt është, që kushdo deputet që do të përzgjidhet si ministër, do të lerë mandatin. Dikastere si ato të Ministrisë së Brendshme, Ekonomisë, Arsimit, Ministria e Jashtme apo dhe Shëndetësia do te mbahen nga socialistët, ndërsa po diskutohet që ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë t’i jepet aleatëve të PBDNJ. Këto janë projekte, por nuk dihet se sa do të pranohen ngaLSI-ja, sepse, siç dihet, të 4 ministritë që flitet se do t’i jepen LSI-së i kanë mundësitë e kufizuara që të punësojnë shumë njerëz, pasi si ministria e Mbrojtjes, ashtu edhe e Drejtësisë, kanë status të veçantë dhe kufizohet shumë mundësia që të punësojnë njerëzit e tyre. Ndërsa ministritë, sikurse ajo e Arsimit dhe e Shëndetësisë, që kanë mundësira të mëdha punësimi,  thuhet se do të mbahen nga PS-ja. Ndërkohë, burime të tjera konfidenciale, bëjnë të ditur seLSI-ja do të kërkojë në mënyrë kategorike nga Edi Rama ministritë e Drejtësisë, Energjitikës, ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe  ministrinë e Integrimit dhe ministrinë e Mbrojtjes, ose Bujqësisë, ose ministrinë e Arsimit. Posti i zv/kryeministrit do të mbahet nga PS-ja ndërsa një numër zv/ministrash do t’i jepen aleatëve. Fillimi i gushtit do të jetë vendimtar dhe për shpalljen e programit qeverisës, që aktualisht është në duart e Edi Ramës dhe Ilir Metës. Ekspertët kanë dorëzuar draft programin për 300 ditshin e parë të qeverisjes, ndërsa Rama pritet ta shpallë këto dite para mediave.