Ja miliardat e PD-së dhe PS-së për votat e 23 Qershorit

1616
Sigal

 Open Data Albania / Burime financiare, Shpenzime dhe Tejkalime Fondi në Fushatë Zgjedhore 2013

 Open Data Albania ka vizualizuar të dhënat mbi fonde, shpenzime dhe donacione apo borxhe të Fushatës Zgjedhore për Kuvend 2013. Transparenca në Financimin  e Subjekteve Zgjedhore rregullohet me parashikime ligjore në Kodin Zgjedhor, konkretisht në Kreun II, Nene 87 – 92.

1. Në fushatën zgjedhore 24 maj – 23 qershor, morën pjesë 68 subjekte zgjedhore parti dhe individ. Deri në muajin janar, konkretisht shtatë muaj pas fushatës në web-in zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar vetëm 52 raporte auditimi. Detyrimi i KQZ për publikim të raporteve të auditimit për të gjitha subjektet bazohet në Nenin 91 pika 4 e Kodit.

2. Subjektet e audituara kanë deklaruar se kanë grumbulluar në total për të vënë në dispozicion të aktiviteteve elektorale një fond prej 241 211 140 lekë (afërsisht 2.34 milion dollarë).

3. Nga ana tjetër, partitë kanë shpenzuar më shumë se fondi që kanë siguruar. Subjektet deklarojnë se e kanë përfunduar procesin e kontabilizimit të shpenzimeve të fushatës me tejkalime dhe borxhe elektorale në masën 34.56 % të totalit të shpenzimeve. Shpenzimet elektorale janë deklaruar në vlerën 38 011 328 lekë (afërsisht 3.659 milion dollarë).

4. Partia me nivelin më të lartë të shpenzimeve elektorale është Partia Demokratike me 39.18 % të totalit, pasuar nga Partia Socialiste me 33.2% të totalit të shpenzimeve.

5. 50% e fondit të siguruar për fushatë përbëhet nga para të dhuruara nga donatorët. Është hera e parë ne vend që donacionet dalin si zëri me vlerë më të lartë tek renditja e burimeve financiare. Pjesa prej 27.59 % e totalit të shpenzimeve janë fonde të përfituara nga Buxheti i Shtetit. 15.3 % fonde të grumbulluara nga kuotizacionet dhe burime statutore të partisë. Edhe në këtë fushatë, partitë politike si LSI dhe PDIU kanë përfituar nga reklama televizive pa pagesë kundrejt zbritjes së detyrimeve fiskale të subjektit mediatik ndaj arkës së shtetit. Pesha i këtij burimi financiar është 6.8 % e totalit.

6. Konkretisht, 52 raporte auditimi të partive politike janë hartuar nga vetëm 9 ekspertë kontabël. Çdo eksperti i ka takuar të bëjë auditim të 5 apo 6 partive, duke shënuar një përqendrim jo efikas të procesit të auditimit në një rreth të ngushtë ekspertësh. Kjo, si pasojë e parregullsive ligjore të konstatuara në mbajtjen e shortit për përzgjedhje, ku nuk u respektua kriteri ligjor i të paktën 20 ekspertëve pjesëmarrës në short.

7. Lista e Donatorëve të Partive politike përbëhet nga 125 emra individësh që kanë dhuruar vlera më të mëdha se 100 mijë lekë. Në total partitë kanë grumbulluar donacione prej 121 130 076 Lekë (përafërsisht 1 187 549 USD). Partia Demokratike ka siguruar 52.29 % të totalit të dhurimeve private të fushatës pasuar nga Partia Socialiste e cila megjithëse parti fituese e procesit zgjedhor ka siguruar vetëm donacione në raportin 37.4% e totalit të dhurimeve zgjedhore.

8. Disa nga raportet e auditimit të publikuara në web-in e KQZ-së nuk janë të plota. Si shembull konkret është rasti i auditimit për Partia Demokratike, ku mungon si pjesë e raportit lista emërore e donatorëve, listë e vënë në dispozicion të publikut vetëm pas kërkesave në respekt të të drejtës së informimit.

9. Ndër tre proceset e fundit zgjedhore fushata, që ka kushtuar më shumë, është Fushata për Zgjedhjet në Kuvend e mbajtur në 2013-n.

 Donatorë të deklaruar në Fushatë Zgjedhore 2013

 Lista e Donatorëve të partive për fushata zgjedhore është detyrim të mbahet sipas një regjistri të posaçëm. Kjo listë-regjistër konsiderohet si informacion me akses të përforcuar për publikun. Neni 90 i Kodit Zgjedhor, me titull Regjistrimi i Fondeve Jo Publike parashikon të drejtë të shtuar informimi parashikuar përmes togfjalëshit kurdoherë publike. Ky detyrim ligjor i subjekteve dhe njëkohësisht e drejtë ligjore e publikut, nuk është respektuar asnjëherë gjatë fushatave. Emrat e donatorëve të deklaruar zbardhen vetëm në procesin e ekspertimit kontabël të shpenzimeve elektorale, proces që pason gjatë në kohë fushatat zgjedhore. Open Data Albania ka zbardhur një listë tërësore të donatorëve për vlera më të mëdha se 100 000 lekë në Fushatën Zgjedhore 2013. Kjo listë ka njëqind e njëzet e pesë emra. Lista e Donatorëve Fushatë 2013, përbëhet vetëm nga individë dhe asnjë person juridik. Gjithashtu dy nga këta donatorë, kanë dhurime në  natyrë, vlera e të cilëve konvertuar në para kalon shifrën e përcaktuar me ligj prej 100 000 lekë. Te gjithë donatorët e  tjerë paraqesin dhurime në vlera monetare.

Lista e donatorëve, me dhurime mbi 100.000 ne zgjedhjet për Kuvend, 2013

Som

Totali i fondeve elektorale 2013 në lekë

PD                   94,500,296

PS                    80,078,541

LSI                  25,334,368

PDIU              10,738,831

PR                     8,428,576

PBDNJ              6,866,348

FRD                  4,182,830

Të tjera            11,081,350

Tabela 1. Lista e donatorëve, me dhurime mbi 100.000 ne zgjedhjet për Kuvend, 2013
Emri i Donatorit Subjekti Përfitues Shuma / Vlera monetare (lekë)
Elmaz Sherifi LDP 500000
Nikoll Lesi  LDK 434000
Spartak Ngjela PLDIR 359500
Ylli Shehu PRSH 200000
Behare Hasrama PRSH 100000
Namik Kamberi PRSH 150000
Luan Duzha PRSH 150000
Leonard Cota PRSH 100000
Saimir Hoxhaj PRSH 150000
Dashamir Shehi LZHK 144120
Muharrem Peka LZHK 100000
Rexhep Ballmi LSI 200000
Ardit Tabaku LSI 750000
Brunilda Gjylameti PS 1000000
Rudolf Haxhillari PS 1000000
Gent Tare PS 1000000
Anetaresia PS 3100000
Ursi Manja PS 1000000
Ibrahim Lami PS 1000000
Ilir Xhakolli PS 1000000
Ilir Beqja PS 1000000
Ervin Bushati PS 1000000
Arben Mazniku PS 1000000
Dritan Dalipi PS 1000000
Besnik Bare PS 200000
Valbona Doci PS 1000000
Merita Qato PS 1000000
Keti Bazhdari PS 1000000
Koli Bele PS 800000
Alket Hysini PS 1000000
Arben Skendo PS 1000000
Artur Qirici PS 1000000
Indrit Tafani PS 1000000
Oltiana Shkurti PS 1000000
Glenci Luto PS 1000000
Kelvi Vako PS 890000
Artan Matraku PS 600000
Enkela Bomava PS 1000000
Fatbardha Sadikaj PS 200000
Gent Gazheli PS 900000
Florian Pullazi PS 400000
Endrit Isufaj PS 400000
Endrit Isufaj PS 252000
Arben Ahmetaj PS 875000
Adruano Jance PS 1000000
Alketa Hila PS 1008250
Genta Lubonja PS 1008250
Juli Hoxha PS 981000
Bedri Buzi PS 981000
Florian Pullazi PS 545000
Mimoza Hafizi PS 981000
Margarita Hysi PS 981000
Sat Vorbsi PS 981000
Suzana Hakrama PS 763000
Dhurata Isufaj PS 68670
Vjola Sterjo PS 994000
Julinda Dhamo PS 994000
Alfred Sadikaj PS 994000
Kristaq Tile PS 500000
Gezim Kopo PS 300000
Vladimir Konomi PS 250000
Bledar Doraci PS 1000000
Zenada Ilnica PS 300000
Fatmir Muca PS 250000
Frangë Dorzi PS 984500
Luan Truçe PS 826980
Beqir Nuredini PDIU 900000
Arjan Cukaj PDIU 420000
Xhavit Pinari PDIU 500000
Gentjan Osaji PD 535000
Anesti Kapllani PD 963000
Erion Fusha PD 963000
Ermira Gjeta PD 695500
Gezim Luca PD 963000
Fatos Goxhabelli PD 909500
Klevis Dhigoi PD 963000
Kristo Belli PD 107000
Elon Ciko PD 535000
Rigers Sinani PD 963000
Elton Germani PD 353100
Rasim Hashani PD 374500
Fatri Neza PD 930900
Rigers Kasneci PD 963000
Saimir Neza PD 535000
Estela Konduraj PD 963000
Sokol Muca PD 963000
Adem Kapo PD 963000
Mentor Gjana PD 502900
Florjan Fregjia PD 963000
Defrim Matmuja PD 963000
Arian Saliasi PD 214000
Erika Xhuti PD 214000
Florian Cullhaj PD 513600
Andi Permeti PD 160500
Gentian Saliasi PD 1000000
Xhevit Sulaj PD 500000
Lulezime Lumi PD 1000000
Etleva Kola PD 1000000
Petrit Zekthi PD 500000
Alban Myrtja PD 1000000
Xhevahir Myrtja PD 1000000
Saimir Krifca PD 1000000
Simon Dokaj PD 500000
Dejvis Serjani PD 1000000
Eriola Tolaj PD 1000000
Astrit Petri PD 1000000
Adem Xhepa PD 1000000
Kliton Kurti PD 1000000
Ilir Dragoshi PD 200000
Erdi Panozaqi PD 300000
Adriatik Kamberi PD 1000000
Dritan Konica PD 200000
Luan Dema PD 200000
Genc Xhevdet Kraja PD 200000
Besnik Kastrati PD 130000
Arben Rozani PD 150000
Fisnik Brahimi PD 139850
Taulant Kadria PD 125000
Ormir Rusi PD 300000
Shkelqim Hyseni PD 200000
Niko Fusha PD 300000
Atrida Ferkedi PD 200000
Nikoll Shahini PD 698000
Leka Thani PD 200000
Besnik Pirani PD 200000