Ja makinacionet që e mbrojtën kryetarin e KED nga vettingu, për pasurinë e pajustifikuar

612
Sigal

Ardian Dvorani, 6 vjet anëtar i Gjykatës së Lartë me mandat të skaduar, në 2016-n e shkarkon Gjykata Kushtetuese

Prokurori komunist që ka dënuar protestuesit e parë të Demokracisë në vitin 1990

Adrian Dvorani e ka të ndaluar me ligj të jetë gjyqtar i lartë për shkak të përfshirjes së tij në dënime politike në komunizëm. Ai, jo vetëm u zgjodh, jo vetëm qëndroi 9 vjet anëtar i Gjykatës së Lartë, çdo ditë në shkelje të ligjit, por pas mbarimit përfundimtar të mandatit të tij, ai vazhdon prej thuajse gjashtë vjetësh – rekord botëror ky – të jetë gjyqtar, edhe pse në vitin 2016 Gjykata Kushtetuese vendosi që ai duhet të largohet. Adrian Dvorani duhet të ishte shkarkuar nga vettingu për mos justifikim të qindra milionave dhe deklarime qesharake huash marramendëse nga familjarë, por ata që kanë përjashtuar prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm për mungesë faturash pak mijëra lekësh jo vetëm që e ruajtën, por vendimi e KPK-së për konfirmimin e tij nuk denjoi askush ta apelonte në KPA. Sot, Dvorani është njeriu që ka uzurpuar vendimmarrjen e organin më të lartë qeverisës të sistemit të drejtësisë dhe me veprimet e veta po ndikon drejtësinë edhe për shumë vite të ardhshme. Kush është gjyqtari Dvorani dhe cilat janë problemet kryesore të karrierës së tij.

Prokurori që ka marrë pjesë në procese politike gjatë komunizmit

I diplomuar në vitin 1988, Adrian Dvorani shërbeu gjatë viteve të fundit të komunizmit si prokuror në Shkodër (1988-1991). Me 13 dhjetor 1990, disa ditë pas shpalljes së pluralizmit, Dvorani kërkoi dënimin me burg të disa qytetarëve shkodranë me akuzën e rrëzimit të bustit të Stalinit. Në bazë të Ligjit të Pastërtisë së Figurës apo ligji i lustracionit, Dvorani nuk duhet të ishte pjesë e sistemin gjyqësor. Neni 4 ligjit përcakton qartë: “Pastërtia e figurës morale të funksionarit publik, të përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji, është e papajtueshme me mbajtjen prej tij, gjatë periudhës 29 Nëntor 1944 deri më 8 Dhjetor 1990, të një prej detyrave/cilësive të mëposhtme: […] hetues, prokuror ose ndihmës/prokuror, gjyqtar apo ndihmës/gjyqtar në procese politike.” Por në shkelje të ligjit, në shkurt 2005, shumica socialiste e zgjodhi Dvoranin anëtar të Gjykatës së Lartë për një mandat 9 vjeçar.

Adrian Dvorani e ka të ndaluar me ligj të jetë gjyqtar i lartë, për shkak të përfshirjes së tij në dënime politike në komunizëm. Ai jo vetëm u zgjodh, jo vetëm qëndroi 9 vjet anëtar i Gjykatës së Lartë, çdo ditë në shkelje të ligjit, por pas mbarimit përfundimtar të mandatit të tij, ai vazhdon prej thuajse gjashtë vjetësh – rekord botëror ky – të jetë gjyqtar, edhe pse në vitin 2016 Gjykata Kushtetuese vendosi që ai duhet të largohet

Çdo ditë që ai ka shërbyer në këtë detyrë, çdo ditë që ai vazhdon të mbetet në detyrë, ai është në shkelje të ligjit. Fatkeqësisht, mandatin e tij nuk e sfidoi askush në bazë të ligjit të lustracionit, as ata që sot e akuzojnë për prokuror komunist.

Qëndrimi në detyrë përtej mandatit kushtetues

Në vitet e para të postkomunizmit Dvorani punoi si jurist në shoqërinë shtetërore të sigurimeve INSIG dhe si avokat. Me ardhjen e socialistëve në pushtet, duke filluar nga viti 1998 ai shërbeu në disa funksione të nivelit të mesëm në administratën socialiste. Pa asnjë përvojë të mëparshme gjyqësore, me përjashtim të përfaqësimit të akuzës si prokuror në gjyqet komuniste, Ardjan Dvorani u zgjodh anëtar i Gjykatës së Lartë, më 17 shkurt 2005 për një mandat 9 vjeçar. Mandati i tij përfundoi më datë 17 shkurt 2014, por, edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë vjet nga kjo kohë, Dvorani vijon të ushtrojë detyrën, me justifikimin se ai ka të drejtë të qëndrojë deri sa të emërohet pasuesi i tij. Në vitin 2016, 35 deputetë të Kuvendit i kërkuan Gjykatës Kushtetuese të shprehej mbi përfundimin e mandatit të Dvoranit.

Adrian Dvorani duhet të ishte shkarkuar nga vettingu për mos justifikim të qindra milionave, dhe deklarime qesharake huash marramendëse nga familjarë, por vendimi e KPK-së për konfirmimin e tij nuk denjoi askush ta apelonte në KPA

Në qershor 2016, Gjykata Kushtetuese, me Vendimin Nr. 55, e shpalli antikushtetues atë pikë të ligjit që lejonte qëndrimin në detyrë pas mbarimit të mandatit të një anëtari të Gjykatës së Lartë, derisa ai të zëvendësohej. Por vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyri në fuqi më 12 gusht, kur ai u botua në Fletoren Zyrtare, dy ditë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kushtetutës, të cilat e kishin hequr farë nenin e vazhdimit të mandatit deri në zëvendësim, por që nga ana tjetër në dispozitat tranzitore lejonin qëndrimin në detyrë të anëtarëve ekzistues të Gjykatës së Lartë deri në zëvendësimin e tyre. Edhe pse rasti i tij ishte i pastër – ndryshimet kushtetuese e gjetën Dvoranin në detyrë për shkak të justifikimit të tij me një interpretim ligjor që Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë – Dvorani ka vazhduar të qëndrojë në detyrë, duke vendosur kështu një precedent botëror, duke shërbyer mbi gjashtë vjet pas mbarimit të mandatit.

Problemet të mëdha me pasurinë

 deklarimin e tij të pasurisë para komisionit të vettingut, Ardian Dvorani deklaroi se në vitin 2001 ai kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 120 metra katrorë, paguar nga kompania shtetërore Albtelkom sha, ku ai shërbente si anëtar i Bordit Mbikëqyrës të kompanisë. Apartamenti është blerë nga Albtelekom, përmes një kontrate sipërmarrjeje, nga një firmë ndërtimi. Por në kontratën ndërmjet Albtelekom dhe firmës së ndërtimit saktësohet se apartamenti kishte sipërfaqe 93 metra katrorë me vlerë maksimale 34 mijë euro. Midis Albtelekomit dhe Dvoranit nuk është firmosur asnjë kontratë shitjeje dhe asnjë kontratë kalimi pronësie. Madje, sipas informacionit të hipotekës së Tiranës, Dvorani nuk është pronari formal i apartamentit, pasi nuk e ka regjistruar atë në emër të tij. Justifikimi i Dvoranit është, se ai e ka përfituar apartamentin nga skema lehtësuese e strehimit për punonjësit e Albtelekom në periudhën kur ai ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Albtelekom. Ai deklaron, se në vitin 2004 ka filluar të paguajë këstet e shlyerjes së apartamentit pranë Albtelekom. Por në vitin 2013, Albtelekom, tashmë i privatizuar, ka vendosur t’ia falë Dvoranit shumën ende të papaguar me vlerë rreth 17 mijë dollarë, nga 34 mijë dollarë vlera totale e apartamentit. Dvorani nuk jep ndonjë arsye, pse Albetelom vendosi t’ia falë. Ai gjithashtu nuk ka arritur të justifikojë, se pse ai ka përfituar një apartament me sipërfaqe 120 metra katrorë, kur kontrata e Albtelekomit me ndërtuesin është bërë për apartament me sipërfaqe 93 metra katrorë. Nga ana tjetër, Dvorani nuk ka shpjeguar se si është e mundur që një kompani shtetërore i ka kaluar atij një apartament pa asnjë kontratë apo akt tjetër juridik, sikurse as ai dhe as KPK nuk kanë arritur të sjellin ndonjë informacion, se si një kompani shtetërore ka lidhur kontrata me një ndërtues për apartamente për një anëtar të Këshillit Mbikëqyrës, pa asnjë procedurë formale prokurimi. Po ashtu Dvorani nuk shpjegon as faktin që nuk e ka regjistruar në hipotekë apartamentin. Në vetëdeklarimin për vettingun më 31.01.2017, Dvorani dhe familjarët e tij – bashkëshortja, djali dhe prindërit – nuk kanë deklaruar një shumë prej 99 milionë lekë (afërsisht 80 mijë euro) në llogaritë e tyre bankare. Këtë mosdeklarim ai e ka justifikuar para komisionit të vettingut se kishte harruar të dorëzonte fletët e deklaratave. Por, edhe pasi ai i dorëzoi fletët e munguara, informacioni i përfshirë në to përmbante vetëm gjendjen e fundit të llogarive dhe jo gjithë ecurinë e llogarive që nga momenti i krijimit, sikurse kërkohet ligjërisht. Pra, deklarimin e shtesave ose pakësimeve të gjendjes së llogarive në çdo vit përkatës të periudhës së mbuluar.

Dvorani nuk ka shpjeguar, se si është e mundur që një kompani shtetërore i ka kaluar atij një apartament pa asnjë kontratë apo akt tjetër juridik, sikurse as ai dhe as KPK nuk kanë arritur të sjellin ndonjë informacion se si një kompani shtetërore ka lidhur kontrata me një ndërtues për apartamente për një anëtar të Këshillit Mbikëqyrës, pa asnjë procedurë formale prokurimi

Pavarësisht sa më sipër KPK vendosi ta konfirmojë në detyrë, duke justifikuar në rastin e apartamentin se: “Ka qenë vullneti i Albtelekomit për t’ia shtuar sipërfaqen e banesës” dhe në rastin e mosdeklarimit të pasurive se “subjekti nuk ka pasur asnjë lloj motivi dhe qëllimi për fshehje pasurie, duke reflektuar një qëndrim kritik ndaj vetes për këtë pakujdesi, si dhe duke argumentuar ndërkohë mungesën totale të fshehjes së pasurisë (likuiditetet e padeklaruara)”.

Në vetë deklarimin për vettingun më 31.01.2017, Dvorani dhe familjarët e tij – bashkëshortja, djali dhe prindërit – nuk kanë deklaruar një shumë prej 99 milionë lekësh (afërsisht 80 mijë euro) në llogaritë e tyre bankare. Këtë mosdeklarim ai e ka justifikuar para komisionit të vettingut se kishte harruar të dorëzonte fletët e deklaratave

Natyrisht, KPK nuk tregoi asnjë shqetësim që Dvorani vazhdonte të qëndronte në detyrë në kundërshtim me ligjin dhe e vlerësoi pozitivisht edhe integritetin dhe aftësinë profesionale të tij. Vendimi i KPK-së e mbajti në detyrë një gjyqtar që nuk duhet të kishte qenë asnjë ditë gjyqtar, por që vazhdon edhe gjashtë vjet pasi i ka mbaruar mandati.