Ja kush janë ministrat teknikë dalë nga marrëveshja e 18 majit

599
Në 18 maj mes Ramës dhe Bashës u ra dakord për zëvendësimin e gjashtë ministrave të kabinetit qeveritar të mazhorancës së majtë me ata të propozuar nga Partia Demokratike. Roli i këtyre ministrave do të ishte thjeshtë teknik, pra ata nuk kishin të drejtë firme dhe marrjen asnjë vendimi tjetër që kishte të bënte me zhvillimin e tenderëve. E gjitha ajo që ata do të bënin ishte kontrolli i administratës së institucionit që do drejtonin për të mos u përfshirë në fushatë. N krye të kësaj pune qëndronte Zv/kryeministrja Ledina Mandia. Ndërkohë , Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i Financave, Helga Vukaj, Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, Ministre e Arsimit, Mirela Karabina, Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj dhe Ministrja e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha do të raportonin për çdo detaj dhe shkelje të ligjit. Pas zgjedhjeve të 25 qershorit Edi Rama kishte paralajmëruar largimin e tyre. Por kjo gjë nuk ndodhi. Vet ministrat janë shprehur se do të largohen pasi të krijohet qeveria e re në shtator. Gjatë kësaj kohe në të gjithë ministritë e drejtuara prej tyre ka pasur edhe largime nga detyra. Ndërkohë përplasjet më të mëdha kanë qenë në Ministrinë e Arsimit dhe atë të Drejtësisë.
Sigal