Ja kush është zgjidhja e krizës kushtetuese sipas Metës

577
Sigal

 

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Përballë” të Lutfi Dervisht deklaron se kriza aktuale politike është një krizë e thellë kushtetuese. E ne kete prizem, kreu i Shtetit jep dhe rrugen e zgjidhjes se kesaj krize.

“Nuk kam asnjë instrument kushtetues për t’ju imponuar zgjidhjen palëve. Palët janë pak a shumë të testuara. Një palë thotë do ta çojmë opozitën për skrap. Pala tjetër thotë që ne nuk ulemi të flasim me kryeministrin. Kështu që duhet të tregojnë vullnet dhe është e rëndësishme të dialogojnë. Unë kryetarin e opozitës e kam takuar me kërkesën time për të sqaruar një çështje që ishte raportuar nga media. Qëndrimi im është ai që mbetet. Mesazhet e mia kanë qenë të qarta prej kohësh. Të dyja palët nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën dhe duhet të bashkëpunojnë në interes të qytetarëve shqiptarë. Nuk ekziston asnjë arsye politike, ideologjike, familjare apo personale që ndikon në vendimet dhe në sjelljen time si President i Republikës. Nuk kam asnjë shqetësim dhe asnjë interes as për zgjedhjet e 30 qeshorit dhe as për ato të vitit 2021. Për mua rëndësi ka stabiliteti i vendit dhe intersi publik. Zgjidhja është zbatimi i rregullave demokratike, zbatimi i reformës në drejtësi me transparencë dhe sipas ndryshimeve konsensuale kushtetuese dhe përmes zgjedhjeve gjithëpërfshirëse”, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

Sipas Presidentit, “Mungesa e Gjykatës Kushtetuese funksionale dhe paraliza në tërësi e sistemit gjyqësor do të shohim se kriza është më e thellë, fillon që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Aty mund të gjejmë rrënjët e kësaj krize në tërësinë e saj që është ashpërsuar në këto dy vite dhe sidomos në dy muajt e fundit pas këtij akti të opozitës. Ka patur një nxitim nga të dyja palët për të përshkallëzuar krizën”.

Meta tha ndër të tjera se, nga një demokraci parlamentare kemi kaluar në një liderizëm arbitrar.

“Kemi bërë hapa prapa sa i takon demokracisë parlamentare dhe kemi bërë hapa para drejt një liderizmi arbitrar. Pa ndryshuar sistemin zgjedhor është e vështirë të ndryshosh liderët. Mos harrojmë që jemi një vend që kemi një trashëgimi autoritare dhe për shkak të këtij graviteti çdo hapësirë që mund t’i lihet liderit e çon atë drejt autoritarizmit. Kjo gjendje duhet të marrë fund. JEmi në kohë për të mos shkuar drejt një konfrontimi që do të ishte i pafalshëm për të gjithë. Nuk duhet të rrezikojmë arritjet e vendit nga viti 1997 dhe në këtë drejtim duhet një reflektim nga të gjithë për të rikthyer vendin në një normalitet kushtetues”.