Ja kush është ambasadori i ri britanik në Tiranë

487
Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe i ka paraqitur letrat kredenciale sot presidentit Nishani. Gjatë prezantimit të tij para mediave, Duncan Norman ka thënë se marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve mbeten të forta. Ambasadori u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të bashkohen për hir të interesit kombëtar.
“Marrëdhëniet tona diplomatike mbeten të forta. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe ekstremizmit do të vazhdojë të jetë një sfidë për të gjithë, – tha Norman. – Do të punojmë me qeverinë shqiptare për sigurinë. Jam krenar që jam ambasador në Shqipëri. Do të kërkoj mbështetje nga qeveria shqiptare për bashkëpunim”.
Ambasadori i ri ka folur gjithashtu edhe për reformën në drejtësi, ku tha se problem vazhdon të mbetet çështja e korrupsionit: “Shqipëria ka përparuar shumë vitet e fundit. Ndryshimet kushtetuese janë të rëndësishme sa i takon reformës në drejtësi. Është e rëndësishme të shihet zbatimi i reformës. Politikanët duhet të bëhen bashkë për interesin kombëtar. Bashkimi i palëve u tregua me votimin e reformës në Parlament. 5 prioritetet janë një kusht për integrimin në BE, edhe pse Shqipëria po përballet me çështjen e korrupsionit”.
Duke iu referuar ‘Brexit’, Norman mes t tjerash shtoi se Britania është larguar nga Bashkimi Europian, por jo nga Europa.
Sigal