Ja kush do zëvendësojë Kokëdhimën në Parlament

442
Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima. Sipas akuzës të bërë nga opozita, që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ishte e drejtë, deputeti Kokëdhima ka përfituar në 150 raste para nga fondet publike me tenderë të përfituara nga kompania “Abisnet”, që ai ka patur në pronësi deri në shkurt të vitit 2014. Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi dhe KQZ do të nisin procedurën për zëvendësimin e Koço Kokëdhimës. Në listën e Vlorës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në radhë vjen Edmond Leka, ish- kryetari i PS-së së Vlorës që pak kohë më parë mori postin e Drejtorit të Portit të Durrësit.

QARKU VLORË 
EDI RAMA 
VALENTINA LESKAJ 
KOÇO KOKËDHIMA 
LUIZA XHUVANI 
FATMIR TOÇI 
ANDREA MARTO 
EDMOND LEKA 
SHUAIP BEQIRI 
MIRA SHEHU 
SHEME LULO 
SOKOL BANA 
GENCI KOJDHELI 
NEIME GJIKA 
NORETA KALCUNI 
INES STASA
Sigal