Ja kush do drejtojë Peshkopinë pas largimit të Shukri Xhelilit

501
Pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, i cili u përfshi në një skandal seksual, drejtimin e Bashkisë së Peshkopisë do ta marrë Et’hem Fida. Ai mbante më parë postin e nënkryetarit të bashkisë, por mësohet se është komanduar nga Këshilli Bashkiak në krye të bashkisë deri në zgjedhjen e kreut të ri. Shurkri Xhelili u shkarkua menjëherë pas publikimit të videoskandalit, ku ai shfaqej duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të punës një vajze 20-vjeçare.
Sigal