Ja koncensionet që do të anulohen

527
Sigal

Në pritje të Kryeministrit të ri për të çuar në burg, fajtorët e manipulimeve për CEZ-in, ERE-n, ALBTECOM-in dhe anulimin vendimeve për koncesionet

Pak javë pas fitores elektorale, Kryesocialisti dhe Kryeministri Edi Rama i dërgoi një letër kancelarit austriak, mbi pikëpamjet qeveris së majtë shqiptare, lidhur me tenderin e Lotarisë Kombëtare. Qëllimi i Ramës ishte për shpallur refuzimin e rezultatit të atij tenderi, të cilën Rama në këtë letër e quante “fiktiv” dhe “të kopsitur enkas për kompaninë e njohur austriake”. Nga kjo kuptohet lehtë se me ardhjen e  socialistëve në pushtet, shumë vendime të qeverisë që kanë lidhje me kompani të ndryshme, sidomos, ato që  lidhen me dhënien me koncesion e ndërmarrjeve më të rëndësishme në vend dhe me karakter strategjik. Më pas duke cituara deklaratën publike të Ramës, aty thuhet se: “Ne s’mund ta pranojmë që Lotaria Kombëtare të kthehet në një bixhoz, ku shqiptarët paguajnë ndërsa pushtetarët fitojnë. E kemi sqaruar mëse njëherë se si duam ta organizojmë Lotarinë Kombëtare dhe ta vendosim në funksion të interesit publik”. Pra nga kjo kuptohet qartë se një nga vendimet e para të qeverisë së Majtë është anulimi i kontratës me firmën austriake për Lotarinë Kombëtare

Dhënia me koncesion

Por pjesa dërrmuese e vendime anuluese, të qeverisë së Ramës, kanë të bëjnë me ndërmarrjet e dhëna me koncesion.  Dhënia me koncesion e ndërmarrjeve më të rëndësishme në vend dhe atyre me karakter strategjik ka si qëllim që të modernizojë dhe t’i sjellë të ardhura sa më të mëdha ekonomisë së vendit. Por me sa duket deri tani, disa ose shumica e ndërmarrjeve të dhëna me koncesion, nuk kanë çliruar asnjë fitim, në llogari të shtetit, por kanë reflektuar manipulime të privatëve me bilancet.

E vërteta

Pikërisht shteti jep me koncesion ndërmarrjet e veta për të rritur numrin e të punësuarve dhe për të krijuar të mira material për veten dhe  qytetarët. Por le të analizojmë se si qëndron e vërteta me koncesionet e dhëna nga qeveritë tona në këto vite.

– Dhënia me koncesion e vendburimeve të naftës e gazit ka bërë që miliona euro në vit të fitohen nga koncensionari i tipit Bankers Petrolium, por në Arkën e Shtetit nuk ka hyrë asnjë qindarkë. Si ka mundësi që një kompani të ekzistojë  në treg me bilanc zero? Kjo tregon se, shteti është i paaftë të largojë këto kompani dhe se klauzolat e vendosura anashkalohen ose edhe më keq që nuk janë përcaktuar me qëllim për të favorizuar kompani të ndryshme në allishverishet e tyre. Nëse shteti do verifikojë dhe hetojë se sa naftë hynë nga jashtë pa akcizë për llogari të Bankersit  me justifikimin se duhet për të derdhur në puset e naftës do skandalizohet. Fakti është që kjo naftë nën mbrojtjen e ministrave të caktuar dhe drejtuesve të lartë të policisë dërgohej direkt nga doganat në pikat e karburantit. Si ka mundësi që miliona ton naftë nxirret nga nëntoka jonë dhe  ikin jashtë dhe shteti del më humbje? A e di shteti se këto puse private i gjeti gati  të trashëguara nga koha e monizmit dhe që janë djersa dhe gjaku i shqiptarëve? Si mundet të bëhen shpërthime, të dëmtohen shtëpitë e dhjetëra fshatrave dhe shteti të heshtë? Pritet të shikohet nëse Edi Rama  do i mbajë premtimet. Ne nuk do paragjykojmë por do presim pasi ka të dhëna që njerëz të besuar të pushtetit legjislativ të Ramës janë përlyer nga llumi i zi, i kontrabandës së naftës.

– Koncesionari i energjisë, CEZ-i, u përzu pas shkatërrimit që i bëri  energjetikës shqiptare dhe rritjes trefish të çmimeve. Qeveria “Rama” ka me dhjetëra e dhjetëra shkrime e deklarata që theksonte babëzinë e kësaj kompanie, e cila dilte me humbje. Veprimi i parë që duhet bërë është  rritja e çmimit të shitjes që  KESH-i, i bënë CEZ-it, pasi nga ulja e çmimit me urdhër të qeverisë “Berisha” dhe me miratimin e drejtorit më anti- kombëtar  të ERE-s, Sokol Ramadanit, shteti humbet çdo vit 50 milion euro. Por shteti ka kaq vite që nuk merr asnjë qindarkë nga energjia, sepse rrogat e ish drejtuesve te CEZ-it ishin marramendëse, deri ne 50 mijë euro.

Zgjidhja

Atëherë shteti duhet që përqindjen e vet, ta llogarisë dhe t’ia faturojë vetë ndërmarrjeve dhe institucioneve shtetërore, rrugëve, qyteteve, etj.. Në këtë mënyrë shteti që deri dje, nuk merrte asnjë qindarkë nga CEZ-i, kursen të paktën 30 milionë euro. Duhet  përmendur fakti, që shumë vendime të ERE-s, kanë kaluar nga Sokol Ramadani, pa firmën e Ministrit të Ekonomisë, që është ministër i linjës.

– Nga an tjetër, duke iu rikthyer edhe një herë Lotarisë Kombëtare duhet thënë, se ajo është një tjetër pikë e rëndësishme e premtimit elektorale të Edi Ramës.  Marrja nga austriakët për 5 milion euro është veprimi më kriminal që është bërë ndaj shtetit dhe shqiptarëve. Ndërkohë, që Greqia e shiti  rreth 500 milion euro dhe që është dyfishi ynë. Ndaj duhet urgjentisht, t’i hiqet licenca  kompanisë që  pushtetarët mafiozë në largim, ja ulën çmimin, pasi aty fshihen të tjera gjëra, që nuk duhen toleruar.

-Dhënia me koncesion e pishinave të notit, kinemave, etj., duhen riparë pavarësisht, se janë dhënë nga vetë Rama. Në të kundërt, ato do bëhen objekt i analizave për lidhjet e dyshimta, mes pushtetarit që i dha dhe koncensionarit që i mori.

-Dhënia me koncesion e Portit, Kontrollit të Automjeteve, etj, është një papërgjegjshmëri  e vërtetë, pasi shteti këto shërbime i mban vetë se kanë interesa dhe fitime për vetë arkën e shtetit dhe që mund t’ju shpërndahen në formë investimesh qytetarëve shqiptarë. Le të japin me koncesion hekurudhat, kjo do ishte sukses. Është e patolerueshme që shteti të shkojë të kolaudojë makinat e veta me para. Turp dhe shumë turp. Përveçse fitimeve të garantuara, shteti nuk humbet asnjë gjë.

Koncesionet e Minierave

Koncesionet e minierave janë një tjetër skandal që ka mbërthyer shtetin shqiptar, që nga qeveria “Meksi”, Nano dhe tani atë të Berishës. Miniera që kalojnë dorë më dorë dhe shteti hesht. Duket se hajdutët grabisin dhe pastrojnë para, sepse asnjë investim nuk është bërë në miniera. Është koha që ministrat e ekonomisë duhet të shkojnë në burg, për skandalet dhe masakrën që po bëjnë me pasurinë e këtij vendi.

– Ndërsa AlbTelekomi është rasti më skandaloz në historinë e këtij vendi dhe një nga pasuritë e pashitshme. Franca, Italia, Gjermania etj, i kanë shtetërore, se s’kanë humbje, por vetëm fitime. Po çfarë ndodh që Albtelekomi nuk u shpërndan fitim punëtorëve që kanë aksione. Në fakt, Albtelekomi nuk i shpërndan fitime, as shtetit që ka përqindje. Atëherë është detyra e shtetit që një kompanie që del me humbje, apo pa fitim, ta detyrojë të shpall falimentimin. Në Shqipëri, turqit e Çalikut, e morën Albtelekomin, për 110 milionë euro ndërkohë që, investimet dhe pajisjet në kohën e privatizimit ishin nga më të rejat dhe më bashkëkohoret. Vetëm pronat dhe ndërtesat, kushtojnë sot, 500 milion euro. Maqedonia që është sa gjysma jonë, e shiti 230 milion euro. E pra, të shohim nëse Edi Rama do veprojë ndaj këtyre njerëzve të babëzitur, apo do u fërkojë krahët për shkak të  “drekës” me Erdoganin? Investimet e Albtelekomit janë të papërfillshme, ndryshe nga parashikimet. Dhe kabllot janë si rrjeta merimangash, në  të gjitha qytetet e vendit. Me këtë kompani dhe (Eagle, Albtelekom, Bankën Tregtare) do merremi me fakte, për të gjitha abuzimet dhe shkeljet që po bëjnë ndaj shqiptarëve, përfaqësuesit turq dhe batakçinjtë shqiptarë, që janë punësuar pranë tyre..

Aeroportet

Aeroporti i Rinasit është kthyer në imazhin më skandaloz të vendit tonë. Pikërisht, aty ku shqiptarët vidhen nga valixhet dhe pakot, që qarkullojnë nëpërmjet Rinasit. Çmimet e biletave janë nga më të shtrenjtat, në botë. Koha tregoi që gjermanët gjetën shesh dhe kanë bërë përshesh. Një biletë e një linje avioni nga Frankfurti në Tiranë kushtonte 180 euro, po ta prisje në Frankfurt. Në fakt, në të njëjtën linjë, Tiranë – Frankfurt, por me nisje nga Shqipëria, bileta kushton 400 e ca euro. Kjo është më shumë se kriminale. Edhe për këtë do shohim reagimin e qeverisë së re. Ka dhe shumë të tjera, por që ne, do i trajtojmë ditë pas dite dhe sapo qeveria “Rama” të marrë çelësat e ministrive në dorë.

Privatizimet e fundit

Rama është shprehur se do të zhbëjnë të gjitha vendimet që qeveria Berisha ka marrë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. Por, çfarë do të ndodhë në të vërtetë këtë do e tregojë koha, sidomos, tre mujori i parë i qeverisjes. Në fakt dikur në javët e fundit, qeveria Nano privatizoi “Albtelekom”-in. por Berisha e kundërshtoi dhe tha se nuk do e njihte këtë privatizim, kur të vinte në pushtet. Kështu ndodhi edhe me marrëveshjen e qeverisë Nano, për ndërtimin e trenit elektrik, që do të lidhte Tiranën me Durrësin. Këtë marrëveshje Berisha e anuloi duke paguar edhe një gjobë të majme të arbitrazhit. Ndërsa fatura për Albtelekomin vazhdoi, gjoj apër tu rinegociuar. Edhe sot, skema e deritanishme po ripërsërit të njëjtat gjëra. Qeveria e Berishës po miraton vendime, të cilat qeveria e “Ramës” ka deklaruar se do t’i anulojë. Ndërkaq, opinioni publik është në pritje se çfarë do të bëhet me ta.

Vendimet e fundit

Aktualisht janë marrë shumë vendime, që kanë të bëjnë me privatizime, apo koncesione në sektorin e naftës, pronave publike apo strategjike, për shumë sipërfaqe në bregdet, objekte ushtarake, pyje, kullota, laguna,  qendra muzeale, etj.. Pa harruar këtu, Shtëpisë e Ushtrisë, apo për një gurore në Krujë, ku duket se fshihen afera korruptive. Se sa do ta mbajë fjalën qeveria e re, kjo nuk dihet ende, por gazeta “Telegraf”, është e vendosur t’i shkojë deri në fund, hulumtimeve dhe investigimeve për këto raste. Në pamjen e deritanishme, Rama duket i vendosur për të rishikuar vendime të tilla si importi i mbetjeve, dhënien me koncesione të disa prej HEC-eve,  Portin e Durrësit, etj.. “Jam i detyruar t’u bëj thirrje të gjitha subjekteve, që përfshihen në bashkëpunim me këtë qeveri në detyrë që të mos vazhdojnë bashkëpunimin. Ne do të jemi jashtëzakonisht të rreptë me çdo produkt të bashkëpunimit të subjekteve private me qeverinë aktuale pas zgjedhjeve të 23 Qershorit”, ka thënë Rama, pa e sqaruar nëse vendimet do të rishikohen për t’u anuluar, apo për t’u rinegociuar nga qeveria e re. Kështu, së bashku me SHQUP-in, një nga vendimet më të gabuar të Berishës, është importi i plehrave. Pra, për futjen në Shqipëri të 2600 tonë mbetjeve nga dy kompani, që janë “Plastika – Albania”, për importin e plasmanit dhe i dyti,  “V.A.L.E. RECYCLING”, për importin e mbetjeve për qëllime riciklimi, të produkteve të bakrit, të aluminit, të çelikut, të gizës, të zinkut, të plumbit, të qelqit, etj. Përveç këtyre janë dhënë leje për ndërtimin e hidrocentralit Langarica 1 dhe Langarica 2, në Komunën Petran, të Përmetit, me investim rreth 2 miliardë lekë. Hidrocentrali Lengarica është parashikuar të ndërtohet në lumin Lengarica. Kohët e fundit është dhënë me koncesion skanimi i kontejnerëve në dogana. Deputeti socialist, Erjon Braçe, është shprehur se, ky vendim sjell një situatë monopoli dhe se ai do anulohet nga socialistët. Nga ana tjetër, disa vendime të qeverisë ndërhyjnë edhe në Parkun e Dajtit, për të cilin gazeta Telegraf, e ngriti zërin në kohën e duhur, por deri tani të gjithë janë në pritje. Por, anulimi i këtyre vendimeve mund të bëhet brenda një kohe të caktuar, prandaj Rama duhet të nxitojë qysh në mbledhjet e para të qeverisë.