Ja fituesit e 60 bashkive ku ka përfunduar votimi. ASHE-44/APPD-15

682
Janë plot 60 bashki të cilat kanë përcaktuar deri më tani verdiktin e dhënë nga qytetarët në zgjedhjet e 21 qershorit. Nga 60 bashkitë ku është finalizuar procesi 44 janë fituar nga Aleanca për Shqipërinë Europiane e kryesuar nga PS-LSI, por ku edhe PDIU ka propozuar kandidatët e saj për Bashki.
Ndërsa Aleanca Popullore për Punësim dhe dinjitet ka fituar deri tani 15 bashki 
Bashkite e fituara nga ASHE
1. Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi
2. Bashkia Sarandë – Florjana Koka
3. Bashkia Korcë – Sotiraq Filo
4. Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu
5. Bashkia Divjake – Fredi Kokoneshi
6. Bashkia Gramsh – Luljeta Dollani
7. Bashkia Peqin – Saimir Hasalla
8. Bashkia Belsh – Arif Tafani
9. Bashkia Urë Vajgurore – Juliana Memaj
10. Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj
11. Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi
12. Bashkia Konispol – Shuaip Beqiri
13. Bashkia Mirditë – Ndrec Dedaj
14. Bashkia Himarë – Jorgo Goro
15. Bashkia Fushë-Arëz – Fran Tuci
16. Bashkia Libohovë – Luiza Mandi
17. Bashkia Kolonjë – Arben Malo
18. Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj
19. Bashkia Delvinë – Rigels Balili
20. Bashkia Skrapar – Nesim Spahiu
21. Bashkia Has – Adem Lala
22. Bashkia Pustec – Edmond Themelko
23. Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni
24. Bashkia Cërrik – Altin Toska
25. Bashkia Kurbin – Artur Bardhi
26. Bashkia Rrogozhine – Beqir Nuredini
27. bashkia Librazhd – Kastriot Gurra
28. Bashkia Lushnje – Fatos Tushe
29. Bashkia Memaliaj – Durim Roshi
30. Bashkia Fier – Armando Subashi
31. Bashkia Elbasan – Qazim Sejdini
32. Bashkia Patos – Rajmonda Balilaj
33. Bashkia Gjirokaster – Zamira Rami
34. Bashkia Prrenjas – Miranda Rira
35. Bashkia Shijak – Ardian Kokomani
36. Bashkia Kucove – Selfo Kapllani
37. Bashkia Bulqize – Melaim Damzi
38.Bashkia Vlore- Dritan Leli
39.Bashkia Diber- Shukri Xhelili
40.Bashkia Kavajë-Elvis Roshi
41.Bashkia Kruje-Artur Bushi
42.Bashkia Berat-Petrit Sinaj
43.Bashkia Tiranë-Erion Veliaj
44.Bashkia Durrës-Vangjush Dako

MEGA
1 Bashkia Finiq – Leonidha Hristo

Bashkite e fituara nga APPD
1. Bashkia Vau i Dejës – Zef Hila
2. Bashkia Pogradec – Eduart Kapri
3. Bashkia Vorë – Fiqiri Ismaili
4. Bashkia Mat – Nezir Rizvani
5. Bashkia Selenice – Përparim Shametaj
6. Bashkia Klos – Basir Çupa
7. Bashkia Përmet – Niko Shupuli
8. Bashkia Tropojë – Besnik Dushaj
9. Bashkia Mallakastër – Agron Kapllanaj
10. Bashkia Dropull – Arqile Deçka
11. Bashkia Kukes – Bashkim Shehu
12. Bashkia Devoll – Bledjon Nallbati
13. Bashkia Lezhe – Fran Frrokaj 
14.Bashkia Kamëz-Xhelal Mziu
15.Bashkia Shkodë-Voltana Ademi

Sigal

Përfundimi i procesit minutë pas minute 

Ora 21:05 Shkodër, Voltana Ademi drejt fitores, Bazhdari pranon humbjen 
Ende pa përfunduar numërimi i votave, Voltana Ademi duke se është fituesja e përballjes për Shkodrën.
Kanë qenë Kryeministri Rama dhe kandidatja e majtë për Shkodrën Keti Bazhdari të cilët kanë uruar Voltana Ademin e cila po shkon drejt fitores.
“Vullneti e deshi që unë të mos drejtoja Shkodrën. Uroj që Voltana Ademi të jetë e duhura, punë të mbarë” – tha gjatë një konference kandidatja e së majtës për Shkodrën Keti Bazhdari. 
Ora 13:50 Perfundon procesi ne Kamzes, fiton APPD
Xhelal Mziu ka marrë edhe një tjetër mandat për drejtimin e Bashkisë së Kamzës. Votat e qytetarëve të Kamzës i kanë dhënë mandatin e tretë Mziut, ndërsa në Kamëz festa e simpatizantëve të djathtë ka nisur prej mëngjesit, kur rezultati kishte krijuar një diferencë përballë kandidatit të majtë për këtë Bashki, Safet Gjicit.
Kryebashkiaku Mziu e ka ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave, e me përmbylljen e këtij procesi dha një deklaratë për mediat ku shprehu emocionet e para të fitore. Mziu tha se në 4 vitet e mandatit të ri do të ketë bashkëpunim me qeverinë.
“Falenderoj qytetarët që më votëbesuan. Do mundohem maksimalisht që të realizoj premtimet, e konsideroj besueshmërinë e tyre përgjegjshmëri për menaxhimin e qytetit për 4 vitet që do të vijnë. Do ja dalim për ta bërë më bashkëpunuese Kamzën. Jam i hapur për të gjetur mundësi siç është qeveria, donatorët e huaj e të tjerë, për të bërë më të mirën për qytetin”, u shpreh Mziu.

Ora 13:40 Perfundon procesi ne Berat, fiton ASHEE
Petrit Sinaj, kandidati i aleancës së majtë do të jetë kryebashkiaku i ri qytetit të Beratit për katër vitet e ardhshme. Ai ka mundur me 55.18 për qind të votave në garën e 21 qershorit kandidatin e së djathtës Kasëm Mahmutaj i cili mori 44.2 për qind të votave.

Ky është rezultati që vjen nga 120 kuti të numëruara nga 124 që kishte në total në Berat,. Kjo pasi 4 kuti janë kontestuar nga komisionerët e djathtë për parregullsi me vulat dhe procesverbalet, të cilat do të dërgohen në KQZ për të marrë më tej një vendim 


Ora 10:20 Përfundon procesi në Krujë, fiton ASHE
Artur Bushi është kryebashkiaku i ri i Krujës. Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane u shpall fitues me një diferencë prej 3088 votash përballë kandidatit të së djathtës Hamdi Pasha. Ky i fundit mundi të marrë 15.274 vota ose rreth 45.41 % të tyre, ndërsa Bushi mori fitoren me 18.362 vota, ose 54.59 % të totalit të votave përmes të cilave qytetarët shprehën vullnetin në zgjedhjet e së dielës.

Ora 07:20 Përfundon procesi në Kavajë, fiton ASHE
Elvis Rroshi rikonfirmohet kryetar i Bashkisë së Kavajës. Me një diferencë të theksuar votash prej 7076 të tilla, Rroshi, të cilën aleanca e majtë e kandidoi për një mandat të dytë, fitoi para Ëngjëll Carës të propozuar nga të djathtët. Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet mori 36.39 % të votave (9 464 vota) përballë 16 540 votave të Rroshit

Ora 23:45 Ilir Krosi bie pas 3 mandatesh, Dibrën e merr e majta
Dibra është një tjetër bastion i djathtë i cili “thyhet” në këto zgjedhje dhe fitohet nga të majtët. Pas 3 mandateve nën drejtimin e Ilir Krosit, Dibra do të ketë kryebashkiakun e ri Shukri Xhelilin. Edhe pse numërimi nuk ka përfunduar ende zyrtarisht, kandidati i së majtës udhëheq me 300 vota para kur kanë mbetur edhe 9 kuti të panumëruara. E majta në këtë bashki ka nisur festimet.
Në garë për Bashkinë e Dibrës ishin 5 kandidatë, Ilir Bulku i pavarur, Dik Spata i PBDNJ-së dhe Zaim Korsi i partisë Aleanca Popullore. 


Ora 22:55 Përfundon procesi në Vlorë, fiton ASHE
Dritan Leli është kryetari i ri i Bashkisë së Vlorës. Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane me profesion mjek fitoi bindshëm përballë kandidatit të djathtë për bashkinë e qytetit bregdetar. Ndërtuesi Genc Deromemaj mori vetëm 33 % të votave përballë 61 përqindëshit që garantoi Leli. Për Bashkinë e Vlorës ishte në garë edhe kandidati i pavarur Vasil Bedinaj i cili mundi të marrë vetëm rreth 6 % të votave.
Deputetja Valentina Leskaj e vlerësoi fitoren në Vlorë rezultat të mirëqeverisjes, ndërsa numrin e vogël të pjesmarrësve në votime, zonja Leskaj e lidhi me emigracionin dhe eksodin. Nga ana tjetër, sipas Leskajt, opozita ishte e dobët. “Më vjen keq, kemi një opozitë kaq të dobët. PD nuk mundi të përshtatej me të qenit në opozitë”, tha Leskaj. 

Ora 22:40 Perfundon procesi ne Bulqize, fiton ASHEE
Melaim Damzi korr fitore ne Bulqize duke u zgjedhur kryetar Bashkie. Kandidati i se majtes ishte ne gare me kundershtarin e djathte Durim Balla.

Ora 22:30 Perfundon procesi ne Kucove, fiton ASHEE
Selfo Kapllani shpallet fitues i Bashkisë së Kuçovës. Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane mori rreth 57 % të votave përballë kundërshtarit të tij të djathtë Myslim Haxhi i cili mundi të marrë 42. 05 % të votave.  

Ora 22:17 Përfundon procesi në Shijak, fiton ASHE
Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka fituar edhe Bashkinë e Shijakur. Kandidati i së majtës Ardian Kokomani u shpall fitues me 57. 5 % të votave, ndërsa përballë tij ishte kandidati i koalicionit të djathtë Redi Saraçi i cili mori 41. 1 % të votave. Në garë për bashkinë e Shijakut ishte edhe Mehmet Rakipi i cili kandidonte nën siglën e partisë Aleanca Popullore. 


Ora 22:00 Përfundon procesi në Përrenjas, fiton ASHEE
Votat e qytetarëve të Përrenjasit kanë shpallur fituese Miranda Rirën, kandidaten e koalicionit të majtë e cila nga sot do të drejtojë Bashkinë e Përrenjasit Miranda Rira. Ajo mori rreth 60 % të votave, ndërsa kundërshtari i saj, kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet mori rreth 40 % Bajazit Karriqi të votave. 

Ora 20:11 Perfundon procesi ne Lezhe, fiton APPD
Gara në Bashkinë e Lezhës ka shpallur fitues kandidatin e djathtë Fran Frrokaj me 55% të votave, kundrejt 45% të kandidatit të ASHE Viktor Tushaj. Tushaj humbi bashkinë e Lezhës pas dy mandateve dhe nuk arriti të fitojë mandatin e tretë në këto zgjedhje vendore. Gara mes dy kandidatëve të kësaj bashkie ishte mjaft e fortë dhe rezultati paraprak mes tyre ka qenë mjaft i ngushtë gjatë gjithë numërimit. Diferenca e fitores së Frrokaj vjen me 10%

Ora 20:10 Perfundon procesi ne Gjirokaster, fiton ASHEE
Zamira Rami është kryetarja e re e Bashkisë së Gjirokastër e shpallur fituese me rreth 2 mijë vota para përballë kandidatit të djathtë Igli Kokalari. 

Ora 20:04 Përfundon procesi në Patos, fiton ASHE
Rajmonda Balilaj është kryetarja e re e Bashkisë së Patosit. Kandidatja e Aleancës për Shqiëprinë Evropiane u shpall fituese me 61.8 % të votave përballë kandidatit të djathtë Luan Mustafaj i cili mundi të marrë 38. 2 %.

Ora 19:58 Përfundon procesi në Elbasan, fiton ASHE
Qazim Sejdini rikonfirmon një mandat të tretë në bashkinë e Elbasanit. Kandidati i aleancës së majtë mori 60.26 % të votave përballë 39.74 % që mundi të siguronte kandidati i koalicionit të djathtë Ardjan Turku.

Ora 19:38 Përfundon procesi në Fier, fiton Armando Subashi i ASHE
Armando Subashi shpallet kryetari i ri i Bashkisë së Fierit. Ish-deputeti socialist mundi të marrë rreth 55 % të votave përballë kandidatit të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet Enkelejd Alibeaj me rreth 40 %. Për bashkinë e Fierit garonte edhe Albert Çaçi i Partisë Social Demokrate, i cili ka marrë 6 % të votave.

Përfundon numërimi në Lazarat, PD fiton me 1804 vota ndaj PS
Ka përfunduar numërimi në Lazarat ku kryeson koalicioni i djathtë është në avantazh. Kujtojmë këtu se me ndarje e re administrative këto vota i llogariten bashkisë së madhe të Gjirokastrës e cila ende nuk ka një fitues pasi nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave.

Ora 18:58 Përfundon procesi në Memaliaj, fiton ASHE
Durim Roshi shpallet fitues për Bashkinë e Memaliajt. Kandidati i së majtës mundi të marrë 37.5 % të votave përballë 5 kandidatëve të tjerë që garuan për këtë bashki. Pas tij, radhitet kandidati i Partisë Social Demokrate Albert Malaj me 20.7 % të votave e më tej njëri pas tjetrit, Arjan Zeqaj, Sadik Xhelili i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet me vetëm 9.3 % të votave. Dy kandidatët e pavarur Orgen Hasanbega dhe Astrit Dervishi nuk kanë kaluar as në 9 % të votave.

Ora 18: 45 Përfundon procesi në Finiq, fiton ASHEE
Leonidha Hristo është zyrtarisht kryetari i Bashkisë së re të Finiqit. Kandidati i minoritetit etnik grek për të ardhmen gëzoi mbështetjen e aleancës së majtë dhe u shpall fitues në këtë bashki me 52.5 % të votave. Ndërkohë, kandidati i PBDNJ-së Jani Babi i cili me dorëheqjen e Lefter Karajanit, mori mbështjen e Partisë Demokratike. Jani Babi ka marrë 47.5 % të votave.

Ora 18:20 Përfundon procesi në Devoll, fiton APPD
Bledjon Nallbati i së djathtës fiton Bashkinë e Devollit. Nallbati u shpall fitues me mbi 50 % të votave, në një rezultat shumë të ngushtë me kandidatin e së majtës Kosta Qaja.

Ora 18:14 Përfundon procesi në Kukës, fiton APPD
Qytetarët e Kukësit kanë zgjedhur në krye të bashkisë Bashkim Shehun, kandidatin e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet i cili është shpallur fitues nga verdikti i 21 Qershorit. Përballë tij ishte kandidati i majtë i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, Hasan Halilaj i cili ka marrë 44.05 % të votave prëballë 55.95 % që mori Shehu.Kryetari i ri i Bashkisë së Kukësit i APPD i sapozgjedhur ka falenderuar të gjithë kuksianët për votën e tyre duke theksuar se votuan kundër sharlatizmit keqqeverisjes mjerimit e varfërisë. Falenderoj kuksianët që më mbështeten mua,do të jem shërbëtor i tyre, falenderoj të rinjtë.kukesianët votuan kundër sharlatizmit, kundër keqqeverisjes,kundër mjerimit dhe varferisë. Falenderoj qytetarët që nuk u larguan drej BE-së por zgjohen me alternativën tonë- u shpreh Shehu

Ora 18:05 Perfundon procesi ne Librazhd, fiton ASHEE
Kastriot Gurra do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Librazhdit. Kandidati i Alencës për Shqipërinë Evropiane u shpall fitues me mbi 65 % të votave përballë kandidatit të djathtë Fadil Brazhda me 27 % të vota. Për këtë bashki garonte edhe kandidati i partisë Aleanca Popullore i cili ka marrë rreth 8 % të votave.

Ora 18:05 Perfundon procesi ne Librazhd, fiton ASHE
Kastriot Gurra do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Librazhdit. Kandidati i Alencës për Shqipërinë Evropiane u shpall fitues me mbi 65 % të votave përballë kandidatit të djathtë Fadil Brazhda me 27 % të vota. Për këtë bashki garonte edhe kandidati i partisë Aleanca Popullore i cili ka marrë rreth 8 % të votave.

Ora 18:00 Mbyllet procesi në Rrogozhinë, fiton ASHE
Nga sot drejtimin e bashkisë së Rrogozhinës do ta ketë Beqir Nuredini, i Aleancës për Shqipërinë Evropiane me rreth 7 mijë vota. Pas tij është kandidati i së djathtës Eqerem Deliu me mbi 5300 vota. Për këtë bashki garonte dhe kandidati i Partisë Arben Ajdini me rreth 250 vota.


Ora 17:50 Përfundon procesi në Kurbin, fiton ASHE
Artur Bardhi i Aleancës për Shqipërinë Evropiane është shpallur fitues i bashkisë së Kurbinit. Edhe pse u dorëhoq nga gara, kandidati i së djathtës votuesit duket se kanë shprehur vullnetin e tyre me votë për kandidatin Altin Biba, i cili ka marrë 2313 vota 

Ora 17:45 Përfundon procesi i numërimit në Dropull, fiton APPD
Arqile Deçka, kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet fiton bashkinë e Dropullit.

Ora 17:40 Përfundon procesi në Cërrik, fiton ASHEE
Altin Toska është fituesi i Bashkisë së Cërrikut. Toska ka mundur të marrë më shumë vota se aknddiati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet Qamil Boja. 


Ka përfunduar në rrethin e Lushnjes numërimi për kandidatët për kryetarë bashkie. 
Në garë ishin, për koalicionin e majtë Fatos Tushe dhe për koalicionin e djathtë, Darien Xhindoli. Pas numërimit të 165 kutive, fitues doli kandidati i ASHE-së, Fatos Tushe, me 25026 vota kundrejt 22912 të kandidatit Xhindoli.

Ora 17:30 Përfundon procesi në Këlcyrë, fiton ASHE
Me 117 vota më shumë, Klemend Ndoni është shpallur kryebashkiak i Këlcyrës duke marrë 2397 vota nga qytetarët që shprehën vullnetin e tyre më 21 Qershor. Ndërkohë kandidati i pavarur Bujar Fezga i cili mori mbështetjen e PD-së pas dorëheqjes së kandidatit të propozuar prej tyre Altin Biba, mori 2280 vota. 

Ora 17:23 Përfundon procesi në Mallakastër, fiton APPD
Agron Kapllanaj shpallet fitues i Bashkisë së Mallakastrës me 1750 vota më shumë ndaj kandidatit të majtë Shqyqyri Kapllani. 

Ora 17:00 Përfundon procesi në Vaun e Dejës, fiton APPD
Me 2 mijë vota diferencë kandidati i partisë Demokratike Zef Hila ka fituar Bashkinë e Vaut të Dejës përballë kandidat të majtë Gjok Lleshi.
Zef Hila ka qenë 5 herë kryetar komune, 4 mandate prej të cilave në krye të komunës së Bushatit. Por nga sot do të jetë kryetar i Bashkisë së re të Vaut të Dejës.

Ora 16:16 Përfundon procesi në Tepelenë, fiton ASHE
Tërmet Peçi është kryetari i ri i bashkisë së Tepelenës i dalë fitues nga zgjedhjet e 21 Qershorit. Ai ka mundur të marrë 4016 vota, një rezultat i thellë ky përballë 1826 votave të Veip Çelës me të cilin aleanca e djathtë garonte në këto zgjedhje. Ndërkohë Dritan Memushi, kandidat i propozuar nga zgjedhësit ka marrë 1283 vota, një numër i përafërt ky me rezultatin që ka mundur të kapë kandidati i djathtë.

Ora 16:20 Përfundon procesi në Sarandë, fiton ASHE
Kandidatja e së majtës, Florjana Koka është shpallur fituesja e garës për Bashkinë e Sarandës. Koka u shpall fituese me 54.09% me 8503 vota kundrejt 45.91% e 7217 vota të Kreshnik Bozho të APPD
Ora 15:57 Përfundon procesi në Pogradec, fiton APPD
Qyteti i Pogradecit do të drejtohet 4 vitet e ardhshme nga kandidati i djathtë në këto zgjedhje Eduard Kapri, i cili ka marrë 17.388 vota përkundrejt 15.675 vota të marra nga kandidatja e ASHE, Diana Mile.
Ora 15:50 Drejt fundit procesi në Korçë, fiton ASHE
Ndërsa është ende edhe një kuti pa u hapur, Kandidati i majtë për Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo ka siguruar tashmë fitoren për të nisur mandatin e tij të dytë të plotë në drejtimin e këtij qyteti.
7756 vota është diferenca në favor të kandidatit të ASHES ndërsa janë hapur deri në këto momente 163 kuti nga 164.
Sotiraq Filo ka siguruar 25.235 vota ose 59.1 %, ndërsa kundërshtari i tij Gjergji Mero ka marrë vetëm 17479 vota.
Ora 15:40 Përfundon procesi në Maliq, fiton ASHE
Kandidati i majtë, Gëzim Topçiu ka siguruar fitoren në Bashkinë e Maliqit kundër Xhevdet Belishtës të APPD. Topçiu mori 10955 vota, ndërsa Belishta mori 9590 vota.
Ora 14:35 Përfundon procesi në Divjakë, fiton ASHE
Kandidati i së majtës, Fredi Kokoneshi ka fituar në garën për Bashkinë e Divjakës, duke marrë 11.279 vota ose 54,81 % ndërkohë që kundështari i tij kaarritur të sigurojë vetëm 930 vota ose 45.19%.
Ora 13:25 Përfundon procesi në Gramsh, fiton ASHE
Mbyllet procesi i numërimit të votave të votave edhe në Bashkinë e Gramshit, ku fitues shpallet kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Luljeta Dollani me 2.764 vota më shumë se kandidati i Aleancës Polpullore për Punë dhe Dinjitet, Kodhel Çala. Dollani mori 8 746 vota, ndërsa Kodhel Çela arriti të merte 5 982 vota nga 6 858 vota në total. 
Ora 13:14 Përfundon procesi në Vorë, fiton APPD
Kandidati i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Fiqiri Ismaili ka fituar me 239 vota diferencë përballë kandidati të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, Luan Sallaku. Në përfundim të procesit të numërimit të votave, Fiqiri Ismaili duke folur për gazetarët deklaroi se falënderon kandidatin kundërshtar për garën, ndërsa i cilësoi farsë akuzat për votues fiktivë. “Do të përmirësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve. E falënderoj kandidatin për garën dhe i uroj gjithë të mirat. Padia për listë fiktive është farsë për të diskretituar figurën time. Vora nuk ka pasur listë fiktive. 6 muaj e fundit janë shpërngulur vetëm 60 familje”, deklaroi Ismaili. 
Ora 13:10 Përfundon procesi në Mat, fiton APPD
Nezir Rizvani, kandidati i djathtë për Bashkinë e Matit shpallet fitues me 170 vota më shumë se Adelina Farici, kandidate e Aleancës për Shqipërinë Europiane. 
Ora 12:58 Përfundon procesi në Selenicë, fiton APPD
Kandidati i djathtë për Bashkinë e Selenicës Përparim Shametaj me 6.096 vota ose me 53,8 % të votave ka dale fitues. Shametaj garonte përballë kandidates së pavaruar Alma Golemaj e cila ka marrë vetëm 151 vota dhe Kasëm Cenajt i mbështetur nga ASHE, ky i fundit ka marrë 5078 vota ose 44.86 vota.
Ora 12:51 Përfundon procesi në Peqin, fiton ASHE
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropian ka fituar në Bashkinë Peqin me dyfishin e votave të kandidatit të koalicionit opozitar, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet. Në përfundim të procesit të numërimit të votave, Sajmir Hasalla rezulton me 8 701 vota, ndërsa Albert Kreci me 4 204 vota.
Ora 12:29 Përfundon procesi në Belsh, fiton ASHE
Kandidati i “Aleancës Shqipëria Evropiane”, Arif Tafani ka fituar zgjedhjet në Bashkinë Belsh me 45.5% të votave. Në përfundim të numërimit të 38 kutive të votimit, kandidati i ASHE-së mori 5 241 vota kundrejt 4 428 votave të kandidatit të APPD-së, Asqeri Kuqja. Kurse kandidati i pavarur, Besjon Tafani ka marrë 16.1% të votave (1 848 vota në total).
Ora 12:10 Përfundon procesi në Urën Vajgurore, fiton ASHE
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Urës Vajgurore, fituese është shpaluur kandidatja e ASHE-së Juliana Memaj e cila ka marrë 8908 vota përkundrejt 6419 votave që ka marrë kandidati i APPD-së Bujar Hoxhaj.
Nga 50 kuti, njëra doli me probleme dhe nuk u mor në shqyrtim për t’u numëruar.
Ora 11:55 Përfundon procesi në Poliçan, fiton ASHE
Kandidati i majtë për Bashkinë e Poliçanit ka fituar me një rezultat bindës duke marrë 72,5%, të votave të banorëve të bashkisë së re. Ndërsa kundëstari Flrian Qama ka marrë vetëm 27.5%
Ora 11:25 Përfundon procesi në Roskovec, fiton ASHE
Majlinda Bufi, kandidatja e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” është shpallur fituese në Bashkinë e Roskovecit. Bufi fitoi përballë kandidatit të “Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Gëzim Çaushi.
Ora 11:15 Përfundon procesi në Klos, fiton APPD
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Klosit, ku është shpalluar fitues kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Basir Çupa. Çupa ka marë 935 vota ndërsa kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Valbona Kola ka marë 608 vota.
Ora 11:05 Përfundon procesi në Konispol, fiton ASHE
Kandidati i PDIU nën siglën e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Shuaip Beqiri ka fituar në Bashkinë e Konispolit.
Ora 10:40 Përfundon procesi në Përmet, fiton APPD
Ndërsa procesi i numërimit vijon në shumë prej bashikve të vendit, Përmeti ka qenë një ndër surprizat e këtyre zgjedhjeve, ku Partia Demokratike ka fituar për herë të parë prej pluralizmit.
Me 1633 vota më tepër ka fituar Kandidat i PD Niko Shupuli në një prej bastioneve më të mëdha të PS.
Me 4771 vota, ose 58.6% Shupuli ka siguruar fitoren ndërsa garonte përballë kreut aktual të bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçes i cili ka marrë vetëm 3138 vota ose 38.5 %, që mesa duket nuk qenë më i preferuari i përmetarëve.
Ndërkohë që dy kandidatët e tjerë Gezim Ibrahimi i PSD-së ka marrë 92 vota, kurse Shpëtim Bega i Frontit të Majtë ka marrë 144 vota.
Ora 10:35 Përfundon procesi në Tropojë, fiton APPD
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Tropojës duke shpallur fitues Besnik Dusha kandidat i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet. Fitorja e Dushajt është e para për të djtahtën.
Ora 10:03 Përfundon procesi në Mirditë, fiton ASHE
Ndrec Dedaj i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka fituar garën për bashkinë e Mirditës përballë Gjergj Prengës së Aleancës popullore për Punë e Dinjitet. Dedaj ka marrë 8377 vota ose 55,4% ndërsa Prenga ka marrë 6751 vota ose 44,6%. 
Ora 09:59 Përfundon procesi në Himarë, fiton ASHE
Jorgo Goro ka fituar garën për bashkinë e Himarës me një diferencë të dukshme me ndjekësit e tjerë. Goro ka marrë 4747 vota, ndërsa ndjekësi më i afërt i tij Fredi Bejkleri ka marrë 2335 vota. 
“Ishte zgjedhja e qytetarëve, na votuan ne. Ftoj opozitën të bashkëpunojmë për të mirën e himarjotëve”- tha Goro pas përfundimit të procesit të votimit. 
Ndërsa kundërshtari i tij, Fredi Bejleri u shpreh “Zgjedhjet nuk i prisja në këtë mënyrë, urime Goros”
Ora 09:28 Përfundon procesi në Fushë Arrëz, fiton ASHE
Fran Tuci, kandidati i së majtës për Bashkinë e Fushë Arrëzit ka dalë fitues përballë kandidati të APPD me 66 vota diferencë.
Ora 09:08 Përfundon procesi në Libohovës, fiton ASHE
Luiza Mandi e ASHE është fituesja e garës për Bashkinë e Libohovës duke marrë 1692 vota ose 53.7%, përkundrejt kandidatit të PD Altin Çomo i cili ka marrë 1462 vota ose 46.3%.
Ora 07:48 Përfundon procesi në Kolonjë, fiton ASHE
Kandidati i majtë Arben Malo fiton garën për Bashkinë e Kolonjës. Ai ka marrë 4435 vota ose 53.5%, ndërsa kundërshti i tij i ASHE, Viktor Dure ka marrë 3708 vota, ose 44,7%. Ndërkohë vetëm 154 vota ose 1.9 % ka marrë kandidati PSD Paqësor Cane.
“Nuk e kam diskutuar në asnjë moment fitoren. Aleanca e ASHE ka punuar në kolonjë. Ashtu si edhe qeveria edhe unë do punoj për Kolonjën. Sapo të marrë detyrën do të merrem me infrastrukturën. Prioritet do të jenë rinia turizmi dhe infrastruktura.”- tha Arben Malo.
Ora 07:40 Përfundon procesi në Pukë, fiton ASHE
Kandidati i majtë Gjon Gjonaj fiton garën për Bashkinë e Pukës, megjithëse me një rezultat të ngushtë. Ai ka qenë në dizavantazh, por kanë qenë kutitë e fundit të cilat ishin në favorin e ti që i dhanë edhe fitoren. 
Gjonaj ka marrë 3847 vota, ose 50,6 %. Ndërkohë që Rrok Dodaj kandidati i së djathtës mori 3750 vota ose 49,4 %
Ora 07:35 Përfundon procesi në Delvinë, fiton ASHE
Kandidati i majtë Rigels Balili fiton garën për Bashkinë e Delvinës duke marrë 4735 vota ose 72,8% përballë Dhurim Alinalit i cili ka marrë 1769 vota ose 27,2%.
rezultati delvine
Ora 07:30 Përfundon procesi në Skrapar, fiton ASHE
Kandidati i majtë Nesim Spahiu fiton garën për Bashkinë e Skraparit. Saphiu ka marrë 6593 vota, ose 86,82% ndërsa kundërshati i tij i APPD, Hajredin Bakiasi ka marrë 446 vota, ose 13.18%
Ora 06:30 Përfundon procesi në Has, fiton ASHE
Nga numërimi i 32 kutive, kandidati i majtë Adem Lala ka fituar zyrtarisht Bashkinë e Hasit. Adem Lala i ASHE mori 4884 vota ose 52.98 %, Elez Maçi i APPD mori vetëm 3141 vota ose 45.29 %. Ndërsa Gëzim Ukperaj i PSD mori vetëm 57 vota ose 0.82 %.
Ora 00:05 Përfundon procesi në Pustec , fiton ASHE
Në Bashkinë e Pustecit procesi i numerimit te votave eshte permbyllur brenda nje kohe te shkurter. Kandidati i majtë Edmond Themelko ka fituar me nje diference te thelle me mbi 80 % te votave perballe kandidatit te djathtë Mihallaq Apostollovska.