Ja emrat e politikanëve të përgjuar nga SHISH

513
Sigal

TIRANË- Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar figurat publike dhe politike që janë përmendur së fundi në media si Kryeministri Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta apo kreu i opozitës, Lulzim Basha, gjatë periudhës dhjetor 2012- korrik 2014. Zbardhen detaje nga raporti i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, i cili kaloi në sitë punën e SHISH. Emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut ka zbardhur sot detaje nga raporti i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, i cili kaloi në sitë punën e SHISH. Në emision janë zbuluar disa nga të dhënat e raportit, ku përfshihen datat e përgjimit si dhe disa nga emrat e parlamentarëve që kanë qenë nën survejim. Sipas informacioneve të publikuara , rezulton se politikanët e njohur janë përgjuar përmes personave të tjerë të cilët me urdhër të prokurorit kanë qenë më parë në përgjim. Në listë rezultojnë gjithashtu, edhe Ilir Rusmali e Astrit Patozi, por edhe i ndjeri Sokol Olldashi. Ndërsa nga e majta, janë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ai i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj, por edhe deputetët Taulant Balla, Tom Doshi e Paulin Sterkaj. Gjatë emisionit të sotëm është zbuluar edhe një pjesë e bisedës mes Vangjel Dules, kreut të PBDNJ-së dhe Vasil Bollanos. Këta të fundit janë përgjuar para marrëveshjes zgjedhore të Ramës e Metës. Gjithsesi, mësohet se raporti shprehet se përgjimi nuk ka qenë i qëllimshëm për ta, por se kanë rënë pre e aparaturës, në momentin kur kanë biseduar me elementët e vënë nën monitorim prej këtij shërbimi. Politikanët janë përgjuar indirekt ndërsa disa gazetarë janë përgjuar në mënyrë direkt. Emrat e gazetarëve të përgjuar nuk janë publikuar ende. Sipas të dhënave, politikanët e përgjuar janë:

Nga e majta

-Edi Rama

-Ilir Meta

-Sajmir Tahiri

-Erjon Veliaj

-Tom Doshi

-Paulin Sterkaj

-Armando Prenga

-Taulant Balla

-Ben Blushi

-Besnik Bare

-Pjerin Ndreu

-Mark Frroku

-Ilir Beqaj

Nga e djathta

-Lulzim Basha

-Ilir Rusmali

-Astrit Patozi

-Sokol Ollashi