Ja emrat e kryetarëve të zgjedhur nga anëtarët e strukturave partiake

611
Sigal

Përfundon procesi i zgjedhjet e degëve në PD në rrethe, nuk ka surpriza

Partia Demokratike këtë fundjave vijoi procesin zgjedhor për ripërtëritjen e strukturave të saj, duke zgjedhur krerët e degëve. Ajo që ra në sy ishte se shumica e kryetarëve, të cilët kanë humbur 2 fushata zgjedhore, në 2015 dhe 2017, rikonfirmohen sërish, pavarësisht se në ato zgjedhje PD-ja humbi shumë votëbesim të elektoratit. Në procesin zgjedhor nuk pati kontestime nga kandidatët që humbën, por, rikonfirmimi i kryetarëve që ishin deri tani, mund të lërë një shije jo shpresëdhënëse, për të ardhmen. Nga PD-ja kërkohet që elektorati të fitojë besimin tek një ndryshim, dhe ky ndryshim mund të fillonte tek rinovimi i drejtuesve të degëve të PD-së.

Ja fituesit e degëve

Kështu janë mbyllur votimet për krerët e e Lezhës, Vlorës dhe Shkodrës. Në qytetin e Shkodrës mësohet se fitues ka dalë Xhevdet Amuli. Ai ka mposhtur kreun e aktual të PD-së, Ramiz Çobaj. Amuli fitoi me 243 vota kundrejt 241 votave që mori Ramiz Çobaj, ndërsa 8 vota u shpallën të pavlefshme. Në Lezhë mësohet se kryetar i ri Partisë Demokratike është zgjedhur Zef Gjoka. Kandidat për kreun e kësaj dege ishte edhe Paulin Marku, i cili mori vetëm 88 vota kundrejt kundërshtarit të tij, Zef Gjoka i cili fitoi bindshëm me 306 vota. Mësohet se në procesin e votimit kanë marrë pjesë rreth 339 votues. Zef Gjoka ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin shqiptar, dhe për 4 vitet e ardhshme do të drejtojë demokratët e Lezhës. Në Vlorë, Genc Deromemaj është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike me vetëm 12 vota diferencë ndaj Gjergj Nika. Në procesin e votimit kanë marrë pjesë vetëm 352 votues. Genc Deromemaj ka qenë kandidat i PD-së për kryetar i bashkisë Vlorë në zgjedhjet vendore të vitit 2015 nga radhët e PD-së. Prej ditësh në degët e PD-së po zhvillohen zgjedhjet. Kështu në Durrës është zgjedhur ish-deputeti Ferdinand Xhaferri, si dhe është konfirmuar në Andrea Mano në Korçë. Në PD-në e Matit është zgjedhur Arjan Lika, ndërsa në Dibër është zgjedhur Naim Gazidede.

Ja disa nga të zgjedhurit e tjerë në degët e PD-së:

Në Fier është Luan Baçi; Sarandë është zgjedhur Hariz Mema, në Kamzë është zgjedhur kryebashkiaku Xhelal Mziu; në Malësi e Madhe është zgjedhur kandidati për bashkinë e Koplikut në zgjedhjet e 2015, Anton Kokaj; Në Librazhd është zgjedhur Bujar Vreto, në Maliq është zgjedhur Donald Kulla; në Belsh, Bedri Qypi; në Devoll, Arben Miza; në Këlcyrë, Luan Malko dhe në Shijak është zgjedhur Rezart Tusha. Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në selinë e PD-së për Beratin. Selia blu ka zgjedhur për një mandat të dytë, Gazmend Azizin, i cili fitoi garën brenda kampit ndaj Shkëlqim Hysit. Azizi mori 172 vota kurse rivali i tij Shkëlqim Hysi, vetëm 108 vota. Në Elbasan, Eguen Isai u zgjidh kryetar i ri i Partisë Demokratike me 378 vota. Përballë tij garonte Zamir Muzhaqi, i cili fitoi vetëm 80 vota. Në Kuçovë, Vehbi Luzi dhe Ilir Koxhai. Në përfundim të votimit fitoi Vehbi Luzi me diference 8 vota për kryetar partie PD, ku votuan 180 persona.