Ja emrat e kandidatëve për kryetar bashkie, në listat e partive

792
Partitë politike bëjnë kalkulimet e fundit në listat e tyre për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Siç dihet, PS-LSI deri më 1 prill do të zyrtarizojnë listat e tyre për kryetarët e bashkive dhe kanidatatët për Këshillat bashkiake. Gjithashtu, mbeten për t’u shpallur edhe aleancat zgjedhore, ku, sipas të gjitha gjasave, PDIU-ja i bashkohet PS-LSI, ndërkohë që nga PS-ja shkëputen aleatët tradicionalë, PSD-PDS. Enigma është vetëm PBDNJ-shi, ku Vangjel Dule kërkon 3 bashki, ndër to, bashkinë e Himarës, ndërsa Edi Rama i ka dhënë bashkinë e Dropullit, është në pikëpyetje bashkia e Livadhjasë, ndërkohë që për Bashkinë e Himarës PS-ja nuk pranon asnjë negocim me Dulen. Sipas ndryshimeve të reja, që u bënë në Kodin Zgjedhor, në nenin 70, pika 1 një grup zgjedhësish kanë të drejtën të rregjistrojnë kandidatët e tyre për kryebashkiak dhe anëtar të Këshillit Bashkiak 50 ditë nga data e 21 qershorit. PS-LSI kanë nënshkruar marrëveshjen parazgjedhore, ku LSI-ja do të kandidojë në 15 bashkitë për kryebashkiakun, të cilat janë Berat, Lezhë, Gjirokastër, Kukës, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Vorë, Bulqizë, Cërrik, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Selenicë e Kolonjë. Nëse PDIU-ja, përfundimisht bën marrëveshje me PS-LSI, do të kërkojë 3 bashki, Konipsolin, Rrogozhinën dhe Patosin, ndërsa PBDNJ-si do të kandidojë në 2 bashki, plus në Pustec, ku atje është kandidat Themelko, përfaqësues i minoritetit maqedonas. 
Kandidaturat e së Majtës
Në Bashkinë e Tiranës, 3 janë kandidaturat e mundshme, Klosi, Majko dhe Albana Dhimitri. Pjesëmarrja e Klosit në delegacionin e kryeministrit Rama në Itali, këtë të shtunë, si edhe e Dakos, ndoshta flasin qartazi se ata do jenë kandidatët e PS-së për bashkitë e Tiranës dhe Durrësit. 
Kandidatët për bashkitë nga LSI
1.Gjirokastër – Zamira Rami 
2.Berat – Gledion Rehovica, 
3.Pogradec – Roshi Tollozhina 
4.Skrapar – Nesim Spahiu 
5.Përrenjas – Miranda Rira, 
6.Lezhë – Viktor Tushaj, 
7.Kukës – Hasan Halili, 
Kandidatët për bashkitë nga PS
1.Vlorë – Etjona Hoxha, Evis Allushi 
2.Peshkopi – Shukri Xhelili dhe Muharrem Rama 
3.Tirana – Bledi Mane, Pandeli Majko Albana Dhimitri 
4.Përmet – Bledi Mane 
5.Poliçan, Adriatik Zotkaj 
6.Kavajë- Elvis Rroshi 
7.Shkodër – Keti Bazhdari, 
8.Tropojë – Rexhë Biberaj, 
9.Kurbin – Artur Bardhi, 
10.Mat – Adelina Farrici, 
11.Mirditë – Adrian Leka, 
12.Durrës – Vangjush Dako, 
13.Shijak – Indrit Buka, 
14.Kavajë – Evis Roshi, 
15.Elbasan – Qazim Sejdini,
16.Peqin – Bukurosh Maçi, 
17.Librazhd – Kastriot Gurra, 
18.Gramsh – Dritan Bici, 
19.Lushnjë – Arben Çuko, Fatos Tushe, Bujar Çela, dhe Astrit Xheka 
20.Roskovec – Flamur Mato, 
21.Tepelenë – Tërmet Peçi, 
22.Këlcyrë – Klement Ndoni,
23.Korçë – Sotiraq Filo,
24.Himarë,Jorgo Goro 
25.Divjakë Alfred Kokoneshin.
26. Memaliaj – Reshat Zike, 
27.Libohovë – Vladimir Hide, 
28.Fier – Armando Subashi, Ervin Koçi, Salarjon Toto, 
29. Sarandë- Stefan Çipa, Floriana Koka, Sheme Lulo, Adriana Shehu dhe Ramiz Husi 
30. Dibër: Ulsi Manja, PS
31. Kurbin: Artur Bardhi, 
Kandidaturat e së Djathtës
Deri tani, vetëm PR-ja ka shpallur kaniddaturën e deputetit të saj Agron Duka për bashkinë e Durrësit, duke i kërkuar edhe PD-së, që ta mbështetë. Mirëpo, PD-ja ende nuk ka bërë publike nëse do ta mbështetë Dukën, apo do të ketë një kandidaturë të saj, për bashkinë e Durrësit. Edhe për bashkinë e Tiranës, ish kryeminsitri Berisha ka bërë t publike se Lulzim Basha nuk do të rikandidojë. Për emrat e tjerë ka vetëm zëra dhe asgjë të konfirmuar. Ndër emrat më të përfolur është deputeti Halim Kosova. 

1.Tiranë: Halim Kosova
2.Shkodër: Sokol Ramadani, Arben Muça, Voltana Ademi, Bardh Spahia, Xhemal Bushati, Edi Teli, Xhevdet Amulli, Helidon Bushati.
3. Vau i Dejës: Zef Hila- PDK.
4.Malësi e Madhe: Pjerin Spathari, Ferdi Sterkaj, Mimoza Rexhvelaj, Ramadan Lika, Anton Koka.
5.Pukë: Rrok Doda, Beqir Arifaj, Ndue Cara.
6.Tropojë: Agron Demushi, Besnik Duzha, Xhevdet Hoxha.
7.Has: Gëzim Ngjeçi, Myftar Dauti.
8.Kukës: Arif Rexhmati, Bashkim Shehu.
9.Mirditë: Bardhok Filopati, Gjergji Prenga Mentor Ndreu
10.Klos: Fehmi Hoxha, Abdulla Diku.
11.Bulqizë: Durim Balla.
12.Dibër: Rrahim Kaleci, Ilir Krosi, Bedri Kamberi, Sadri Laçi.
13.Durrës: Agron Duka, Igli Cara, Ardian Muka, Arqile Goreja dhe Genc Juka
14.Shijak: PR.
15.Kamzë: Xhelal Mziu, Asllan Dogjani.
16.Kavajë: Engjëll Cara, Mirazh Shkodra.
17. Rrogozhinë: Eqerem Deliu.
18.Elbasan: Aurel Bylykbashi, Bledi Himçi, Ilir Dervishi, Ardian Turku, Luçiano Boçi.
19.Librazhd: Shefki Çota, Bujar Vreto, Ndriçim Lila, Islam Mana.
20.Përrenjas: Ardian Zeneli, Bashkim Karriqi.
21.Lushnjë: Dariel Xhindole, Jakup Beqiri, Kastriot Nezha 
22. Lezhë- Salvador Kaçaj, Fran Frrokaj, Jak Zhuba, Tonin Uldedaj
23.Fier: Kozma Dashi, Luljeta Seiko, Dritan Petova, Zana Numani.
24.Mallakastër: Agron Kapllani.
25.Ura Vajgurore: Bujar Hoxha, Justin Zyka, Irfan Dyli, Bardhyl Fesko. 
26.Berat: Xhevahir Ngjeqari, Lefter Maliqi, Kasem Mahmutaj, Shkëlqim Hysaj, Arenc Berati
27.Kuçovë: Myslym Haxhiu, Ilir Koxhaj,Ardian Sulovari,, muhamed Bregu
28.Skrapar: Hajredin Bakiasi.
29.Pogradec: Bajram Fejzullari, Armand Zerka, Fredi Pikuli, Edi Kapri.
30.Korçë: Andrea Mano, Gjergji Mero, Ledia Aliolli.
31.Kolonjë: Viktor Duro.
32.Përmet: Vasil Nikolla, Artan Shupuli.
33.Këlcyrë: Bujar Fezga, Arjan Kasaj, Arben Dosti.
34.Memaliaj: Melsen Çela, Bujar Kapllanaj, Gëzim Malkaj.
35.Gjirokastër: Igli Kokalari, Ilia Kuro, Dasho Aliko, Mimoza Çomo
36.Libohovë: Altin Çomo.
37.Vlorë:Zamira Sina, Vexhi Danaj, Genci Deromema, Hysni Sharra, Vullnet Karalliu, Everest Haxhiu
38.Selenicë: Ilia Seferi, Pilo Toto.
39.Himarë: Orest Çika.
40.Sarandë: Kreshnik Bozho, Ilir Nikolla, Arben Vogli.
41.Delvinë: Dhurim Alimani.
42.Kurbin: Ilir Pjetri.
43.Mat: Nezir Rizvani, Rustem Nuzi, Alfred Ahmetcenaj.
44.Peqin: Diell Çela.
45.Cërrik: Servet Duzha.
46.Gramsh: Kastriot Zera.
47,Tepelenë: Vehip Çela, Eshref Shehu.
48.Roskovec: Gëzim Çaushi.
49. Divjakë- Gjergj Janku, Arti Shurdhaqi