Ja datat kur do të zhvillohen zgjedhjet për krerët e degëve të PD-së

481
Sigal

Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarët e degëve nga 23 nëntori deri më 2 dhjetor. “Në mbështetje të nenit 34 dhe 36 të Statutit të Partisë Demokratike, me qëllim organizimin dhe mbajtjen e Kuvendeve të Degëve të Partisë Demokratike si dhe konstituimin e Kryesive të Degëve,

URDHËROJ: Organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Degëve të Partisë Demokratike, gjatë periudhës 23 nëntor deri në 2 dhjetor 2018”, – thuhet në shkresën e firmosur nga kreu i PD, Lulzim Basha.