Ja agjenti i inflitruar në protestën e opozitës

593
Sigal

Opozita zhvilloi protestën e rradhës para godinës së Parlamentit, e cila si kurrë më pare ishte rrethuar nën masa të rrepta sigurie.

Ndryshe nga protesta paraardhëse, në këtë të sotmen nuk pati konfrontim fizik mes policisë e protestuesve, e për rrjedhojë as edhe përdorim të gazit lotsjellës.

Por ndërsa opozita u zhvendos drejt KQZ-së, ku Sekretarët e Përgjithshëm të PD-së dhe LSI-së, firmosën në emër të partive për mospranimin e mandateve të deputetit, portali Dosja.al ka fiksuar një incident mes një efektivi policie dhe një personi, i cili mbante mbi supe flamurin amerikan, kishte kapuç në kokë dhe garza me mbishkrimin “Rama ik”.

Personi në fjalë pretendoi se ishte Agjent Sigurimi, por efektivi nuk e lejoi deri sa ai i tregoi një dokument me stemën e Republikës së Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe, agjenti bëri një foto të tijën dhe të efektivit të policisë, si për presion se përse e ndaloi.

Pas kësaj, efektivi i kërkon edhe kartën e identitetit për të vërtetuar nëse është i njëjti person apo jo, e pasi gjithçka rezultoi e rregullt, e lejoi që të kalonte kordonin e policisë, agjentin e maskuar si protestues.

Këto infiltrime të këtyre personave si protestues, janë denoncuar edhe nga opozita, e cila pretendon se janë nxitës të dhunës në protestat e tyre.