Ja 28 procedimet deputetësh, 22 dosje të pushuara, 3 burgosje, 1 gjobë, 2 në proces

642
Kërkesa e ndërkombëtarëve për dekriminalizimin e Parlamentit Shqiptar, siç duket ka startuar me “Çështjen Doshi”, ku lidhur me këtë dosje, janë përfshirë mjaft emra të rëndësishëm të politikës në vend. Ndërkohë për këtë çështje, organi i akuzës ka kërkuar leje nga Parlamenti, për arrestimin e deputetit Tom Doshi dhe Mark Frroku, me qëllim që proceduarat vazhdojnë. Pas kërkesës së ndërkombëtarëve, Kuvendi ka miratuar, ngritjen e Komisionit Hetimor për Dekriminalizimin, me 19 shkurt të këtij viti, me konsensusin e të gjithë forcave politike në vend. Ndërkohë, Parlamenti Shqiptar që nga viti 1992 deri në vitin 2015, ka pasur mjaft emra të debatuar si të përfshirë në krim. Duke filluar nga viti 1992 e deri tani janë plotë 28 deputetë të cilët kanë qenë nën procedim penal, ku 22 dosje janë të pushuara, 3 deputetë janë dënuar me burgim, 1 është gjobitur, si dhe 2 janë në proces e sipër. Më poshtë është lista e deputetëve të Parlamentit Shqiptar, të cilët janë përballur me organet gjyqësore.
1. ILIR META, VITI 1992: – Akuza, për organizim proteste të paligjshme në Poliçan. Iu hoq imuniteti, çështja u pezullua për mungesë provash.
2. FATOS NANO, VITI 1993: – Akuza, për korrupsion me ndihmat si kryeministër. Iu hoq imuniteti, u dënua burg, fitoi pafajësinë, në shtator të vitit 1997, u bë kryeministër.
3. AZEM HAJDARI, VITI 1994: – Akuza, për ushtrim dhune fizike mbi zyrtarin e PD-ës. Iu hoq imuniteti, u dënua me gjobë, çështja u pushua.
4. ARBEN LIKA, VITI 1994: – Akuza, për korrupsion dhe abuzim me detyrën. Iu hoq imuniteti, u dënua me burg, fitoi pafajësinë.
5. GENC RULI, VITI 1995: – Akuza, korrupsion me trafikun e drurit të arrës dhe abuzim me detyrën. Kërkesa për ndjekje penale u refuzua nga prokuroria, çështja u pushua, u rikthye deputet.
6. REXHEP UKA, VITI 1995: – Akuza, korrupsion me trafikun e drurit të arrës dhe abuzim me detyrën. Kërkesa për ndjekje penale u refuzua nga prokuroria, çështja u pushua, u rikthye deputet.
7. SALI BERISHA, VITI 1998: – Akuza, për nxitje të kryengritjes së 14 shtatorit 1998. Iu hoq imuniteti, çështja u pushua nga prokuroria.
8. PJETËR ARBNORI, VITI 1998: – Akuza, nxitës i kryengritjes së 14 shtatorit 1998. Iu hoq imuniteti, kërkesa u refuzua.
9. LEONARD DEMI, VITI 1998: – Akuza, si nxitës i kryengritjes së 14 shtatorit 1998. Iu hoq imuniteti, kërkesa u refuzua.
10. VILI MINAROLLI, VITI 1998: – Akuza, si nxitës i kryengritjes së 14 shtatorit 1998. Iu hoq imuniteti, kërkesa u refuzua.
11. SHABAN MEMIA, VITI 1998: – Akuza, si nxitës i kryengritjes së 14 shtatorit 1998. Iu hoq imuniteti, kërkesa u refuzua.
12. JEMIN GJANA, VITI 1998: – Akuza, si nxitës i kryengritjes së 14 shtatorit 1998. Iu hoq imuniteti, kërkesa u refuzua.
13. GAFUR MAZREKU, VITI 1997: – Akuza, për plagosjen e deputetit Azem Hajdari në mjediset e parlamentit. Iu hoq imuniteti, u dënua me burg.
14. AZEM HAJDARI, VITI 1998: – Akuza, për kundërshtim fizik të forcave të policisë së shtetit. Iu hoq imuniteti, çështja u pushua nga prokuroria.
15. DRITAN PRIFTI, VITI 2011: Akuza, për korrupsion dhe abuzim me detyrën. Iu hoq imuniteti, çështja u pushua nga prokuroria.
16. NIKOLL LESI, VITI 2004: Akuza, për nxjerrje të sekretit shtetëror. Kërkesa u refuzua, çështja u pushua.
17. LULZIM BASHA, VITI 2007: – Akuza, për korrupsion dhe abuzim me detyrën. Iu hoq imuniteti, çështja u pushua për tejkalim afati hetimesh.
18. FATMIR MEDIU, VITI 2008: – Akuza, për korrupsion dhe abuzim me detyrën. Iu hoq imuniteti, çështja u pezullua.
19. HAJRRULLA PATURI, VITI 2008: – Akuza, për dhunë në stadium. Iu hoq imuniteti, çështja u pushua nga prokuroria.
20. ANDIS HARASANI, VITI 2008: – Akuza, dhunë fizike ndaj forcave të Gardës së Republikës. Nuk iu hoq imuniteti, çështja u pushua nga prokuroria.
21. NIKOLLAQ NERANXI, VITI 2009: – Akuza, për korrupsion dhe evazion fiskal në biznesin privat. Iu hoq imuniteti, çështja u pushua për kalim të afatit hetimor.
22. ILIR META, VITI 2011: – Akuza për korrupsion me video-kamer. Iu hoq imuniteti, çështja u pushua për mungesë provash dhe video-kamer të sajuar.
23. DRITAN PRIFTI, VITI 2011: – Akuza, për sajim video-korrupsioni dhe përfshirje në aferë korruptive me zv/ministrin vartës të tij, regjistruar në videon e përgatitur prej tij. Iu hoq imuniteti, çështja u pushua nga prokuroria.
24. TOM DOSHI, VITI 2012: – Akuza, për ngjarjet e 21 janarit 2011. Iu hoq imuniteti, çështja u pezullua për kalim afati hetimor.
25. TAULANT BALLA, VITI 2012: – Akuza, për ngjarjet e 21 janarit 2011. Iu hoq imuniteti, çështja u pezullua për kalim afati hetimor.
26. BESNIK BARE, VITI 2013: – Akuza, për ngjarjet e 21 janarit 2011. Iu hoq imuniteti, çështja u pezullua për kalim afati hetimor.
27. TOM DOSHI, mars 2015: – Akuza, për dëshmi të rreme dhe kanosje personi për sajim provash të rreme. Kërkohet leje nga parlamenti, për arrestim, proceduarat vazhdojnë.
28. MARK FRROKU, mars 2015: – Akuza, për dëshmi të rreme dhe kanosje personi për sajim provash të rreme. Kërkohet leje nga parlamenti, për arrestim, proceduarat vazhdojnë. 
Sigal