Ja 24 koordinatorët e PD, Basha: Shpartallojmë injorancën e “Ramës”

694
Sigal

TIRANE – Janë prezantuar sot 24 koordinatorët e rinj të Partisë Demokratike të cilët do të jenë të specifikuar për çështje të ndryshme brenda partisë. Në prezantimin e tyre, Kreu i opozitës Lulzim Basha, i cilësoi ata si një vlerë te shtuar për Partinë Demokratike.

Basha tha se 24 koordinatorët, kanë një rezyme të pasur me sa i përket arsimimit, ashtu edhe karrierës profesionale. Në këtë kuadër, kreu i PD u shpreh se opozita në këtë mënyrë, tregon se është shprehje e kundërshtimit ndaj injorancës aktuale të pashembullt të mazhorancës.

Lulzim Basha, nënvizoi se duke promovuar të rinjtë e arsimuar, opozita do të mund të shpartallojë injorancën e kësaj mazhorance, për të rikthyer sundimin e ligjit dhe respektimin e demokracisë.

“Janë diplomuar me rezultate të shklëyera në universitetet jashtë vendit, të sprovuar në profesionin e tyre dhe për të dhënë angazhimin e tyre në shrëbim të qytetarëve dhe të Partisë Demokratike. Këta janë një vlerë e PD. Para dy dekadash Shqipëria u hap. Në historinë tonë 23 vjeçare të hapjes, ky akt, i shkollimit, është një akt i paçmuar. Nga ky grup janë përzgjedhur koordinatorët që prezantoj sot, ata janë një fuqi e shtuar e PD, fuqi e dijes, mendimit, ekspertizës, e konsultimit. Ata janë një vlerë e shtuar e Partisë sonë. Unë dua të vlerësoj dhe të përgëzoj nga zemra të gjithë ata, për suksesin e derisotëm në karrierat profesionale dhe ti falenderoj që kanë zgjedhur të mbështesin PD sot në opozitë, dhe nesër në pushtet. PD kërkon të angazhojë sa më shumë të rinj për të çuar përpara integrimin dhe zhvillimin e vendit. Duam të bëjmë gjithçka për të promovuar kulturë pozitiviteti dhe të respektimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ne duam të selektojmë me vrprime konkrete se mendja, talenti janë pasuri sa e individit aq edhe e shoqërisë dhe kombit. Duam të japim shembullin se këto vlera duhen promovuar. Kjo është shprehje e kundërshtimit nga jonë e injorancës aktuale të pashembullte të mazhorancës, të personave të inkrminuar dhe me të dënuar me vendime gjykatash. Kjo është një nga njollat më të errëta që kjo shumicë i ka dhënë vendit. Ky është vendi ku shkolla më e suksesshme e administratës publike është ajo e krimit. Ne do ta shpartallojmë këtë.” theksoi Basha

lulzim basha

Më pas në selinë e Partisë Demokratike u bë prezantimi i koordinatorëve të rinj të cilët janë:
 
1. Akil Kraja
2. Albana Cenollari
3. Arbi Agalliu
4. Sorina Koti
5. Lediana Fratari
6. Mateo Spaho
7. Merlinda Hoço
8. Rejla Bozdo
9. Ina Xhani
10. Juljan Deda
11. Dritan Shano
12. Fabiola Bregu
13. Fatbardh Sallaku
14. Ina Zhupa
15. Ardian Isufi
16. Argyrina Jubani
17. Belind Këlliçi
18. Valbona Karapici
19. Gezim Pani
20. Anita Gumeni
21. Henris Balliu
22. Dritan Hoti
23. Besart Kadia
24. Blerta Zilja