Iu mohua fjala në Kuvend, deputeti i LSI sulmon maxhorancën: Akti normativ, favorizon aleatet e qeverisë

619
Deputeti i LSI-së për qarkun e Lezhës, Viktor Tushaj akuzoi sot qeverinë lidhur me aktin normativ, që sipas tij dëmton buxhetin shqiptar.
Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Tushaj theksoi se sot iu hoq e drejta për të folur, pasi do bënte një denoncim sa i takon shqetësimeve që do të sjell ky akt normativ. Sipas Tushaj, qeveria do të favorizoi me këtë akt disa kompani, duke ia heqin fondet disave prej tyre.
“Censurohen dhe hiqen nga lista deputetët. Unë jam këtu për qytetarët e Lezhës, për të denoncuar nisëm e qeverisë shqiptare për të miratuar një kat normativ që shkatërron buxhetin shqiptar. Çdo akt normativ, që prish strukturën. Ndaj gjithë ky akt bëhet pikërisht për të favorizuar ato kompani mike dhe aleate të qeverisë për tu hequr disa fonde atyre që s’janë mike. Qeveria e ka shprehur atë shprehjen që ka sytë nga qielli. Tashmë do dalin të gjitha kompanitë që janë në radhë për të marrë fondet, që do u heqin disa të tjerave për t’ju alokuar këtyre kompanive. Qeveria nuk mund të vij me një akt normativ kur nuk ka kushte emergjence, çdo gjë duhet të ishte planifikuar që në 2016-ën. Shumë mirë bëhen që u jepen fondet SHBA, por nuk gjendjet mundësia që të alokohen fonde për emergjencat kur u dogj mushkëria e këtij vendi”, tha Tushaj.
Sigal