Iu kujtoi drekën demokratëve dhe mbrojti Ballën, gazetari zbulon të shkuarën e Macoveit: Avash mi rrushe, apo kështu të urdhëroi shefi?!

363

Drejtuesja e komisionit të Parlamentit Europian, Monica Macovei u tregua shumë kritike pas sherrit të deputetëve shqiptarë për përjashtimin nga kreu i delegacionit të Taulant Ballës.

Macovei, përfaqësuese e Rumanisë në BE u trehuia mjaft e njëanshme në qëndrimin e saj dje teksa tha se akuzat për Taulant Ballën nuk qëndronin, në një kohë që nuk është shprehur as vetë drejtësia shqiptare.

“Kur bëjnë gabime kur bojkotojnë parlamentin, këto janë kundër vlerave europiane. Nëse kërkojmë dialog konstruktiv, ku është ai?! Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve. 

Shqipëria duhet të plotësojë 5 kushtet për të hapur negociatat me Shqipërinë. E kam thënë disa herë në Shqipëri është koha që të gjitha partitë të jenë bashkë, për të mirën e qytetarëve shqiptarëve. Ju të gjithë bashkë duhet të jeni bashkë në Parlament, nëse nuk e bëni këtë nuk i shërbeni shqiptarëve”, tha Macovei në fjalën e saj.

E megjithatë për të shkuarën e përfaësuese rumune ka gërmuar gazetari Armand Maho, i cili zbulon se Macovei është një nga më të besuarat e manjatit George Soros, ndërsa përballet me një sërë kritikash për Reformën në Drejtësi që është kryer në vendin e saj.

Reagimi i plotë i Mahos:

Kesaj shoqes se Brukselit i paska ardhur keq per parate e Shqiptareve keshtu? Si tha si tha i kemi verifikuar akuzat per Taon?! Po kur i verifikove kaq shpejt moj rrushe, se ketu s’i ka verfikuar akoma drejtesia! Apo llafi shefit si llafi pejgamberit! Se gojet e keqija thone se ke dhe ca akuza andej nga vendi yt per ate reformen e bukur ne drejtesi qe bere ne Rumani, ca shtepi te perfituara nga ish pronaret, ca arrestime politike, per reformen ne drejtesi qe e bere lesh e li e me the e te thashe.

Dhe sa per kulture kjo shoqja , ka qene prokurore politike ne kohen e Causheskut, njesoj si Xhafa yne qe beri kete fare refome i cili ka qene hetues, ska qene asnjehere e djathte, por sajoi shefi i saj Sorra i madh andej nga viti 2000 e ca financoi nje parti “ Liberal Demokrate”, ne Rumani per te penetruar kelyshet djathtas, sepse termi “ liberal” per ata qe se dine vjen kryesisht nga e majta. I djathte o je o nuk je.

Pra do jesh o burre o grua, keta te qendres e dine vete ku e kane vendin do thoshte nje majtist i thekur si puna e Driteroit. Troc muhabeti, skishin faj Anglezet kur i thane sikterr kesaj fare Evrope, te mbushur me hyzmetqare te Sorosit… si fjala vjen Shoqja Mogherini ish antare e PK Italiane, kjo shoqja tjeter, Knuti apo te tjere e te tjete. Jane pikerisht keta qe me ane te ketyre sajesave mostruoze, kanalizojne parate e taksapaguesve Evropiane ne OJF e Soros nepermjet sajesave kallp te reformave ne drejtesi. Jane qindra milione euro te paguara ne vendet e ish republikave Sovjetike, dhe evrope lIndore nga vendet e evropes per keto pislleqe, qe ne fund lene nje ? te madh duke bllokuar sistemin qe zarbat te bejne cte duan me keto vende.

Ka ndodhur ne Ukrahine psh, qe ka ndonja 7 vjet sistemi i bllokuar, apo dhe ketu ku ne tani skemi as gjykate kushtetuese dhe as gjykate te larte, dhe ja kane vene syrin dhe apelit me cduket. Kjo shpjegon dhe faktin se pse rumunka u thartua aq shume per tualetin e Rames!