Iu ankua kryeministrit, e shkarkojnë kryebashkiakët e Tepelenës dhe Memaliaj

647
Jakup B. GJOÇA
Drejtori i shkarkuar, Arben Kaçori për “Telegraf”: Rroshi dhe Peçi u hakmorën ndaj meje
Shkarkohet nga detyra drejtori i ujësjellësit të bashkisë së Tepelenës Arben Kaçori, me vendim të asamblesë e aksionerëve të bashkive Tepelenë dhe Memaliaj. Pavarësisht, se çfarë shkruhet në atë vendim për këtë shkarkim, e vërteta është hakmarrja pushtetore e kryebashkiakëve të Memaliajt dhe Tepelenës, Tërmet Peçi dhe Durim Rroshi. 
Kryebashkiakët shpërdorojnë fonde, braktisin ujësjellësin
Kryebashkiaku i Memaliajt Durim Rroshi, shpërdoron fondet për makina luksi, për tenderë deri në 1 miliard lekë, që ia jep krushkut të vet, ndërkohë që në 3 vjet nuk blen asnjë metër linear tuba për ujësjellësin. Këtë denoncim, drejtori i Ujësjellësit, Arben Kaçori e bëri drejtpërdrejt te kryeministri Rama, duke i kërkuar ndihmë. 
Arben Kaçori për gazetën “Telegraf”: Më shkarkuan për hakmarrje
Kryeministri Rama as që u interesua, të paktën ta verifikonte denoncimin e drejtpërdrejtë të një drejtori të një ndërmarrjeje të rëndësishme të Ujësjellësit, sepse, ndoshta, nuk i interesojnë shpërdorimet e fondeve, (ndoshta u ka dhënë vetë liri veprimi kryebashkiakëve socialistë, që t’i ketë nesër ushtarë në fushata elektorale), por, denoncimin thjesht ua përcolli kryebashkiakëve socialistë të Tepelenës dhe Memaliajt, mbase edhe me ndonjë shënim personal, që “ta zgjidhnin siç dinë ata, problemin). Dhe, kryebashkiakët e Memaliaj dhe Tepelenës, vepruan, dorëlirë (ndoshta edhe nga kryeministri)/. Mblodhën Asamblenë e aksionerëve të Ujësjellësit dhe shkarkuan drejtorin Arben Kaçori. Drejtori i shkarkuar Arben Kaçori pohon për gazetën “Telegraf”, se në mëngjes ishte drejtor, dhe e shkarkojnë në ..darkë, edhe pse ka 65 muaj që punon, duke e drejtuar Ujësjellësin në mënyrë shembullore. Vitet e fundit ndërmarrja e ujësjellës – kanalizimeve Tepelenë ka qenë ndër më të suksesshmet në rang vendi. Shifrat zyrtare flasin për shifra realizimi në 99.2% për vitin 2017, ndërsa tremujori i parë i 2018 shkon në 120%. Por pavarësisht kësaj duket se kërkesa e llogarisë për mbarëvajtjen institucionale i ka kushtuar tashmë ish – drejtorit Kaçorri, punën.

Ankesa e drejtorit të Ujësjellësit për kryeministrin Rama
Më fal për shqetësimin z. Kryeministër! Ka më shumë se 1 muaj që Kryetari i Bashkisë Memaliaj ka bllokuar punën e U. K Tepelenë dhe ka krijuar konflikt për arsye personale e klienteliste. Ka bllokuar aksionin e ujit me qëllime të mbrapshta, e them me fakte këtë: Nuk paguan faturat e ujit të shkollave, çerdheve, kopshteve, ndërkohë që blen makinë luksoze me lekët e taksapaguesve. Nuk ka blerë qoftë edhe 1 metër tubo uji që nga koha që është bërë kryetar afro 3 vjet, nuk ka blerë asnjë pompë uji për banorët që vuajnë për ujë në fshatra, por me fodullëk i përzë për tek ujësjellësi. Po mundohet çdo ditë të bllokojë çeljen e fondit të ujësjellësit me pretekstin se nuk është bërë dëgjesë publike, po vetëm protesta të banorëve në stinën e verës që ngelen pa ujë. Një kryetar që nuk merr mundimin të bëjë minimumin e detyrës që i takon me ligj dhe që abuzoi në mënyrë skandaloze me sheshin e qytetit 1 miliard lek tek firma e krushkut të tij. Një kryetar që nuk firmos vetë në dokumente zyrtare, po detyron zv. e tij. Deri më sot nuk kam reaguar, duke respektuar në maksimum normat dhe detyrimin që kam për PS dhe Tërmet Peçin në veçanti. Të lutem ma kushto pak kohë me këtë problem, se nuk pyeta në 21 janar që u hodha para autoblindës së regjimit, nuk e llogaris fare këtë kryetar hajdut Durim Roshi. Për çka të shpreha të garantoj vërtetësinë. Në të kundërt largohem nga detyra. Sinqerisht, Arben Kaçorri, Dr U.K. Tepelenë, më 4 shkurt 2018.
Sigal