Italianët raportojnë mbi LSI-në: Gati për të qeverisur Shqipërinë

481
“TopicNews.it” i ka kushtuar një artikull të veçantë përfshirjes së forcës rinore në politikë, e konkretisht përmes Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo media italiane që i kushton një artikull rishfaqjes së politikës rinore, shprehet se Lëvizja Socialiste për Integrim është gati për të qeverisur Shqipërinë.
Duke e cilësuar si një forcë progresive të qendrës së majtë, “TopicNews.it” shkruan se LSI është një lëvizje që i sheh të rinjtë në ballë, duke sjellë në vëmendje rastin e Kejdi Mehmetajt. Më tej, në artikull flitet edhe për themeluesin e kësaj lëvizje, Ilir Metën, i cili gjithashtu u ul në parlament vetëm kur ishte 23 vjeç dhe tashmë në moshën 48-vjeçare, ai numëron një sërë postesh të mbajtura.
Shkrimi në “TopicNews.it”:
Rishfaqja e politikës rinore. Lëvizja Socialiste për Integrim gati për të qeverisur Shqipërinë. LSI, Lëvizja Socialiste për Integrim për Shqipërinë ndihet gati për të qeverisur një vend që edhe me rritjen e vazhdueshme ende mbetet vendi me PBB-në dhe konsumin më të ulët për frymë në Europë.
LSI si një forcë progresive politike e qendrës së majtë, e themeluar në vitin 2004, është e njohur për stabilitetin e saj politik që ka siguruar vendin në vitet e fundit, ku dy partitë e mëdha kanë çuar në një pakënaqësi të vazhdueshme të shqiptarëve ndaj politikës.
Është një lëvizje që i sheh të rinjtë në ballë, ilustrim i deputetit më i ri, Kejdi Mehmetaj, e cila erdhi për t’u ulur në parlament në moshën 20-vjeçare dhe aktualisht mban në moshën 24 vjeçe, postin e zv/sekretarët e partisë.
Në një klimë politike sigurisht nuk është e lehtë që forca e Rinisë së LSI-së të bëhet e rëndësishme dhe dëshmi janë 20.000 njerëz të rinj të cilët u mblodhën më 15 qershor në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë për të provuar në vend se e ardhmja i takon atij dhe se ata kanë zgjedhur tashmë rrugën për të ndërtuar atë. Kombinimi i LSI-së me rininë nuk është i rastësishme për shkak se themeluesi dhe lideri historic i saj, Ilir Meta, për herë tgë parë kur u ul në parlament ishte vetëm 23 vjeç.
Në karrierën e tij të gjatë politike, pavarësisht se vetëm 48 vjeç, Ilir Meta ka mbuluar poste të rëndësishme politike, Kryetar i Bordit nga viti 1999 deri në vitin 2002 duke u bërë Kryeministri më i ri në vetëm 30 vjet, President i Dhomës dhe President i Republikës i zgjedhur më 28 prill që do finalizohet në 24 korrik të këtij viti.
Si në çdo zgjedhje duke respektuar sondazhet e zgjedhjeve, disa tregojnë LSI fitues dhe të tjerët e vendosin atë në 30% të totalit, si të dytë me PS-në në 32%, me të dhënat që ndryshojnë me shpejtësi dhe janë të prirura drejt ka vazhduar rritjes së LSI-së sidomos në ditët e fundit.
Në një klimë të pasigurtë, e sigurtë është se LSI e udhëhequr nga entuziazmi i të rinjve të saj do të luajë një rol të rëndësishëm në Shqipëri.
Sigal