Sigal

Mister apo manipulim, analiza e audiopërgjimit të vëllait të ministrit Xhafaj?

Më 25 maj 2018 Audio përgjimi ku pretendohet se është i përfshirë për trafik droge Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është dërguar me letër-porosi në Itali. Asokohe, burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se do të jetë shteti italian që do të përcaktojë laboratorin ku do të bëhet ekspertimi. Madje, aty u dërguan edhe prokurorët që kanë dosjen penale të Agron Xhafës, dhe u deklarua se këta prokurorë morën aty edhe mostrat e zërit të Agron Xhafës nga burgu, ku vuan dënimin.

Refuzimi i Italisë

Akti i ekspertimit të audio-përgjimi i Agron Geron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk do të kryhet në Itali. Në shtetin fqinj u dërgua pak javë më parë për të vërtetuar akuzat e PD, sipas së cilës është vëllai i ministrit i cili bashkëbisedon me Albert Veliun, e cilësuar si “Babalja” lidhur me transportimin e një ngarkese me lëndë narkotike drejt Italisë. Në kushtet kur vëllai i Xhafajt e ka mohuar se është zëri i tij origjinal, materiali audio u dërgua në Itali për të provuar vërtetësinë e tij. Ai pretendon se materiali është i sajuar për të goditur të vëllain ministër. Prokuroria ka vendosur që materiali të dërgohet nga Italia në një agjenci angleze, për të provuar autenticitetin, ndonëse për vetë procesin e verifikimit janë hedhur shumë dyshime.

Heshtja misterioze e mospranimit nga Italia, apo manipulim?

Prokuroria nuk ka bërë me dije, për transparencë, përse Policia Italiane nuk e bën përfundimisht analizën e audiopërgjimit? Duke heshtur, prokuroria shton edhe më shumë dyshimet, se diçka po përpiqen që të manipulojnë. Kujtojmë se kryeministri Rama një ditë pas publikimit të audiopërgjimit, deklaroi publikisht, se ka bërë analizat e audiopërgjimit, dhe tha se këto analiza që bëri ai, (pa pohuar në kë laborator, në kë shtet u bënë këto analiza) dëshmojnë se audiopërgjimi nuk është autentik. Vetë qëndrimi në detyrë i ministrit Xhafaj, është në konflikt interesi, sepse, siç dihet, ministri Xhafaj ka qënë edhe hartuesi i reformës në Drejtësi dhe ka ndikim të madh edhe në gjithë procesin e reformimit të drejtësisë, kështu, që asnjë prokuror nuk mund të hetojë i qetë vëllain e ministrit Xhafaj. Opozita ka bërë akuza publike të përsëritshme se kryeprokurorja e Përkohshme Markup o vepron si “kamikaze” e ministrit Xhafaj, derisa bëri edhe shkarkime nga detyra të kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, i cili hetonte edhe dosjen e Agron Xhafës.