Italia del hapur, kreu i senatorëve të Forza Italia: Mbështesim propozimin e Metës për qeverinë e besimit

60
Italia ka qenë gjithmonë aleati kryesor i procesit të integrimit europian të Shqipërisë, dhe duhet të vazhdojë të mbajë ketë rol udhëheqës dhe mbështetës në këtë tranzicion delikat. Marrdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë kanë rrënjë historike, dhe kanë vazhdimësi dhe sot në marrëdhëniet dypalëshe.

“Vendi ynë nuk mund, pra, të jetë indiferent në lidhje me krizën politike në këtë kohë në Shqipëri”, kjo u deklarua nga Paolo Romani, president i senatorëve të Forza Italia.

“Një krizë politike që është e lidhur në një situatë të komplikuar nga prania e fortë e krimit të organizuar që është i angazhuar në prodhimin e kanabisit, nga të dhënat e fundit kemi një rritje te prodhimit, dhe të trafikut të kanabisit në drejtim të territorit tonë ku institucionet tona, së bashku me institucionet shqiptare, protagoniste në përballjen dhe kontrollin e territorit”, thekson ai.

“Në këtë skenar – nënvizon Romani – është e rëndësishme që zgjedhjet e ardhshme të bëhen nga një qeveri kujdestare, e mbështetur nga shumica dhe opozita, siç kërkohet edhe nga Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, që përfaqëson Lëvizjen Socialiste për Integrim, pjesë e mazhorancës në qeveri, në gjendje për të përmirësuar klimën e konfrontimit politik mes partive kryesore, Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Demokratike me kryetar Luzlim Bashën, përkatësisht qeverisë dhe opozitës, për t’i dhënë vendit një ligj të ri zgjedhor, pas dështimit të reformës zgjedhore që ishte për diskutim në Parlament, dhe për të siguruar zgjedhje demokratike dhe të lira”.

“Vetëm në këto kushte procesi i integrimit ne Bashkimin Europian, të Shqipërisë mund të shkojë përpara pa pengesa dhe nën kujdesin më të mire”.

Italia duhet të luajë një rol promotor në të gjitha vendet europiane për të mbështetur Shqipërinë në një ecuri pozitive të kësaj faze dhe në arritjen e objektivit final, hyrjen në Bashkimin Evropian.

Marrë nga corrierequotidiano.it